READ, Suksesi i programit të parë që angazhon Diasporën Shkencore në vendlindje

E shtunë, 27 Prill, 2024

Të kthehesh në shtëpi për të sjellë përvojën tënde, për të dhënë ndihmën tënde ne zhvillimin e vendit nëpërmjet kontributit në themelin e së ardhmes shqiptare, arsimit. Por pa u shkëputur nga jeta dhe puna në vendin e emigrimit. Kjo është e mundur falë programit më të fundit risi të lançuar nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), READ (Research Expertise From the Academic Diaspora). Një mekanizëm efikas ky, më shumë se sa një projekt pilot. Një strukturë që synon të bëj bashkë akademikët e institucioneve arsimore shqiptare me kolegët e tyre shqiptarë në universitete te ndryshme në Diasporë, me qëllimin e vetëm për të mundësuar bashkëpunime të frytshme, përmirësimin e sistemit arsimor në Shqipëri, si dhe ndikim në zhvillimin e vendit dhe sigurisht ti hapur udhë studentëve shqiptarë drejt universiteteve prestigjioze në botë.

Faza e parë e këtij projekti pilot të lançuar në muajin dhjetor 2021 është mbyllur para pak ditësh. Interesi ka qëne i madh, janë paraqitur 130 projekte nga të cilat 11 janë shpallur fituese, më shume se sa dyfishi i pragut të përcaktuar në fillim prej 5 projektesh fituese.

“Diaspora Shqiptare” bisedoi me znj. Jonida Lamaj, Menaxhere Programi për Edukimin në AADF për të mësuar më shumë mbi këtë program 7 vjeçar me vlerën 2,75 Milion USD

Znj. Lamaj si lindi projekti READ?

Nga të dhënat që ne kemi rezultojnë rreth 4 mijë shqiptarë të Diasporës të cilët punonin në institucione arsimore dhe një pjesë e mirë kishin edhe Doktoratura në Universitetet e vendeve ku jetojnë dhe punojnë. Një shifër kjo e  konsiderueshme dhe menduam pse jo? Pse të mos kontribuonin në vendin e origjinës në mënyra të ndryshme por kryesish në një periudhë afatshkurtër. Dhe interesi nga ana tjetër për sa i përket akademikëve të institucioneve të arsimit të lartë edhe ai ishte i madh, kjo për shkak të nevojave që kanë për të përmirësuar cilësinë e kërkimit shkencor. Mjetet në dispozicion ishin shumë të pakta kështu që u bë një lloj miksimi, shkrirjeje midis kontributit që mund të ofronte Diaspora dhe nevojës që kishin vetë institucionet e arsimit të lartë për tu rritur.

Jonida Lamaj, Menaxhere Programi për Edukimin në AADF

Sapo ka përfunduar faza e pare e programit READ. Si rezultoi kjo faze e parë pasur parasysh që ky është një program risi i cili aplikohet për herë të parë në vendin tonë?

Mund të them që nga data e nisjes së projektit e deri më sot, kurba ka evoluar në mënyrë pozitive dhe përtej pritshmërive tona. Ne kishim planifikuar që në vitin e parë të këtij projekti pilot të kishim 5 projekte fituese që përfshinin, palën e Diasporës dhe palën e Shqipërisë.  Por tani që është finalizuar faza e parë numri përfundimtar i projekteve fituese është 11.

Ne patëm rreth 130 aplikime nga të cilat 70 ishin aplikime nga Diaspora dhe 60 nga Shqipëria.

Dhe si funksionin READ?

Programi funksionon nëpërmjet platforme online ku personat e interesuar aplikojnë sipas procedurave. Një nga format e aplikimit është e dedikuar për Diasporën dhe tjetra për Shqipërinë. Në momentin që secila palë aplikon vetë sistemi bën një lloj përputhje të disa elementëve si midis fushës së interesit, llojit të projektit dhe mbështetjes që mund të ofrojë njëra apo pala tjetër.

Nga kjo përvojë e parë ne pamë që kishte interes që vetë palët të identifikonin partnerin e tyre. Pra nëse po aplikonte një akademik nga Shqipëria, ai vinte me një propozim konkret. P.sh. po nga kjo fushë unë njoh apo mund të bashkëpunoj edhe me një akademik nga Diaspora i cili mund të më ndihmojë për të realizuar projekt idenë time. Ndërkohë që edhe pala tjetër mund të zgjidhte po të njëjtën mënyrë bashkëpunimi.

Mund të them se mes 130 aplikimeve një pjesë e mirë e bashkëpunimeve u realizuan duke u lidhur në këtë mënyrë, pra duke u vetkontaktuar paraprakisht. Patjetër që edhe sistem mundi ti bashkonte, pra kur kishte element të përbashkët. Konkretisht në projektet fituese, nga 130 aplikime që patëm, 32 u përputhën nga sistemi  dhe pjesa tjetër, pra që nuk patën një interes të përbashkët, por që ajo është një potencial shumë i mirë për thirrjen e dytë . Nga këto 32 projekte shumë të mira, cilësore ne arritëm të përzgjidhnim një 11 si fitues pra më shumë se sa dyfishi i planit fillestar. Kjo gjë na jep një lloj optimizmi që në thirrjen e dytë që ne presim ta lançojmë në tetor të këtij viti, pra në fillim të vitit akademik.

Do të ketë risi kjo thirrje e dytë?

Po, kjo thirrje e dytë do të vijë me një risi. Nuk do të jenë më tre universitete pjesëmarrëse, por do të jenë 10 universitete në total. Në këtë thirrje të dytë do të marrin pjesë edhe Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës, Universiteti “Ismail Qemali”, Vlorë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” Shkodër, Universitet “Eqerem Çabej” në Gjirokastër, Universiteti “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, Universiteti Bujqësor i Tiranës dhe Universitetin e Sporteve të Tiranës.

Në total janë 10 institucione, pra ne edhe shtrirjen e kishim më të shpejtë nga sa e mendonim sepse interesi ishte vërtet shumë i madh. Besoj që thirrja e dytë do të ketë akoma dhe më tepër interes dhe aplikime.

Ju thatë që interesi dhe aplikimet ishin tej pritshmërive. A kishte një trend në aplikime. Pra fusha të caktuara interesi?   

Për shkak edhe të kapaciteteve por edhe për shkak të filozofisë së punës në AADF, kur ne nisim një pilotim, e nisim me hapa të vegjël dhe të sigurt dhe më pas shtrihemi në shkallë vendi. Pra edhe READ-i filloi si i tillë. Filloi me tre universitete: Universitetin e Tiranës, Universitetin Politeknik të Tiranës dhe Universitetin e Mjekësisë së Tiranës. Kryesisht fushat që mbuloheshin ishin kryesisht fusha respektive të këtyre universiteteve që në nivel vendi janë universitete më të mira të vendit, por që kanë edhe numrin më të larë të fushave të studimit si edhe numrin më të lartë të studentëve dhe pedagogëve. Ndaj vendosëm ta nisnim me këto tre institucione dhe për rrjedhojë edhe interesi që u shpreh edhe nga Diaspora ishte pikërisht në këto tre drejtime. Mund të them që numrin më të lartë të aplikimeve e patëm nga Universiteti i Tiranës. Si për fushat e lidhura me ekonominë, ekonomiksin informatikën ekonomike. Edhe shkencat sociale dominonin në raport me aplikimet e tjera. Megjithatë patëm aplikime dhe nga mjekësia, nga disa fusha të mjekësisë, si mjekësi e përgjithshme, stomatologji, infermieri sikurse patëm aplikime edhe nga universiteti politeknik i Tiranës, Iinxhinieri, Inxhinieri ndërtimi, Arkitekturë  etj. Kishim pra një shumëllojshmëri. Numrin më të madh nëse do të më duhej ta përkufizoja e pati Universiteti i Tiranës.

Shqipëria herë pas herë ka organizuar dhe lançuar projekte të cilat synojnë afrimin por edhe kthimin e  Diasporës në vendlindje herë të suksesshme e herë më pak. Çfarë e bindi AADF-në për nisjen e këtij programi. Që duhet ta theksojmë është një program për angazhimin e përkohshëm të Diasporës në vendlindje dhe jo për një rikthim?

Ideja për këtë projekt ka nisur nga nevoja e Institucioneve të Arsimit të Lartë  për të impaktuar le të themi kërkimin shkencor. Fondi Amerikan për zhvillim ka një sektor të dedikuar për arsimin dhe sot ka rreth 20 projekte aktive, në arsimin parauniversitar dhe në arsimin e lart. Një nga projektet Red Flag që ne e konsiderojmë kryesor në arsimin e lartë është projekti CleanScore. Është një projekt që ka pasur goxha impakt dhe ka të bëjë me korrigjimin digjital të provimeve dhe përkthimin e librave akademik në të gjitha universitetet publike në vend dhe në disa private. Ky projekt ka koordinatorë të dedikuar pranë secilit fakultet. Dhe duke e parë nevojën  e institucioneve për tu marrë me kërkime, dhe duke qene se gjithmonë fondet kanë qenë të limituara. Pra fillimisht ishte kjo nevojë. Dhe duke qenë se ne punojmë ngushtësisht qoftë me arsimin parauniversitar, qoftë me arsimin e lartë atëherë menduam çfarë mund të jetë një risi për të ndihmuar dhe për të dhënë një lloj kontributi në mënyrë afatgjatë. Sepse një nga elementet kryesorë të veprimtarisë së punës në AADF është qëndrueshmëria e projektit. Pra nëse do të bënim thjesht një projekt për të ndihmuar akademikët duke dhënë disa grante nuk do të ishte me perspektivë afatgjatë. Atëherë ajo që bëmë është që kërkuam çfarë mund të ishin modele të suksesshme që mund të ndikonin në kërkimin shkencor. Pamë një model të IIE (Institute for International Education), një organizatë mbi 100 vjeçare amerikane. Organizata që menaxhon sot programet Fullbright, Hubert H. Humphrey etj në mbi 170 vende të botës. Ata kishin një model shumë të mirë për diasporën, le të themi më mirë për Diasporën shkencore, se si ajo ndihmon në vendin e origjinës të zhvilluar në Afrikë dhe në Greqi. I pamë këto dy modele, zhvilluam studimin e fizibilitetit për të parë se sa këto modele përputheshin me nevojat tona. Patjetër që edhe e përshtatëm, në varësi të kërkesave dhe prioriteteve që ne konstatuam dhe vendosëm që ta testonim. Nga ana tjetër bëmë edhe një kërkim se cilat kishin qene nismat lidhur me Diasporën, në përgjithësi por edhe me Diasporën Shkencore në Shqipëri vumë re që nismat kishin tentuar një rikthim të Diasporës. Dhe ajo që ne e kishim të qartë që në fillim ishte, jo  tentativa për të rikthyer Diasporën në vendlindje por projekte që do të tentonim një kontribut. Një kontribut afatshkurtër që mund të ishte në formë hibride online dhe fizikisht, një kontribut që do të ndihmonte shumë mirë edhe vetë akademikun nga Diaspora për të mbajtur lidhje me vendin e origjinës, por pse jo edhe për të hulumtuar më shumë në fushën e tij të interesit por patjetër edhe vlera më e madhe është ajo çfarë mbetet këtu.

Dhe cilat janë objektivat kryesore të READ?

Programi READ do të ofrojë deri në 100 grante bursash për anëtarët e diasporës akademike shqiptare dhe deri në 100 grante kërkimore për studiues rezidentë shqiptarë në këto katër fusha:

  1. Një kërkim i përbashkët që mund të realizohet me botimin e një artikulli ne revista me faktorë të lartë impakti që ndihmojnë të dyja palët për të materializuar këtë produkt

2.Zhvillimin dhe përmirësimi i kurikulave ekzistuese, sepse gjithmonë ka vend për përmirësime, si në nivelin bachelor dhe master edhe në ciklin e studimeve doktorale

  1. Udheheqje ose supervizim dypalësh i doktoraturave në proces. Ne e shohim në perspektivë që një doktoraturë përveçse një udhëheqësi shqiptar të ketë edhe një udhëheqës nga Diaspora shkencore, pra të jetë me dy udhëheqës, pra kështu do të rritet edhe cilësia e punimit, por sidomos mjetet në dispozicion, resurset e informacionit. Sepse akademikët nga Diaspora vijnë dhe japin akses nëpër libraritë e universiteteve ku ata janë pjesë, resurset ndërkombëtare pra mekanizma që ata i ofrojnë for free.
  2. Bashkë-mësimdhënie midis akademikut nga Diaspora dhe atij shqiptar për të dhënë edhe metodologjinë por edhe për të ndikuar drejtpërdrejt studentet. Sepse qëllimi është që ardhja e akademikëve në Shqipëri, të jetë e frytshme në disa nivele, një është edhe mësimdhënia, pra prania për të dhënë disa orë leksione në auditorët shqiptare, si lektorë të ftuar etj.

Dhe ky ishte vetëm fillimi i programit 7 vjeçar, pasi në  tetor lançohet faza e dytë?

Ne shpresojmë që me nisjen e vitit akademik të lançojmë edhe thirrjen. Thirrjet zakonisht qëndrojnë të hapura 45 deri në 60 ditë ku ftojmë të gjithë akademikët shqiptarë që të aplikojnë. Ndërkohë akademikët nga Diaspora kanë mundësi që nëpërmjet platformës tonë të aplikojnë gjatë gjithë vitit, pra nuk kanë një deadline fikse. Kjo është një mënyrë edhe për të pasuruar data bazën dhe sistemin. Në momentin që aplikohet nga akademiku nga Shqipëria dhe mbaron edhe dealine i thirrjes atëherë kalohet në disa filtra fazat e përzgjedhjes që dhe ky është një proces shumë kompetitiv./DiasporaShqiptare/

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 