Ndahet nga jeta prof. Ferdinand Leka, gjuhëtar dhe përkthyes i mirënjohur

E enjte, 2 Maj, 2024

Ështe ndarë nga jeta gjuhëtari dhe përkthyesi i mirënjohur prof. Ferdinand Leka. Lajmi e ka bërë publik Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare.

Ferdinand Leka u lind në Shkodër më 18 prill 1930 në një familje arsimdashëse dhe të emancipuar. Në qytetin e lindjes kreu gjimnazin e shtetit. Pasi shërbeu disa vjet si nëpunës, ndoqi studimet në degën e gjuhës e të letërsisë ruse në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua më 1960 me rezultate të larta. Po atë vit filloi punën në sektorin e terminologjisë të Institutit të Historisë e të Gjuhësisë. Përpunimi e rregullimi i terminologjisë është gjithnjë një veprimtari shumë e vështirë, por në rastin e shqipes ajo gërshetohej me detyrën e mënjanimit të termave të huaj, duke i zëvendësuar me fjalë të gjuhës shqipe ose duke krijuar fjalë të reja nga brumi i shqipes. Fatmirësisht kjo punë e ndërlikuar ra në duar të mjeshtërve më të mirë të gjuhës shqipe: Aleksandër Xhuvani, Eqrem Çabej, Mahir Domi, Selman Riza, Pashko Geci, Androkli Kostallari, Lirak Dodbiba dhe në rrethin e tyre hyri edhe Ferdinand Leka. Ai diti të përfitojë prej tyre gjithçka që duhej të përfitonte, dhe i dha asaj veprimtarie gjithçka që duhej t’i jepte. F. Leka i ka bërë ballë me kompetencë punës së gjerë të sektorit dhe me dijet e me përvojën e tij ka ndihmuar që të ecin përpara e t’i bëhen bashkëpunëtorë të afërt edhe kolegët më të rinj që hynë pas tij në atë veprimtari.

Fryt i veprimtarisë së gjuhësisë shqiptare në fushën e terminologjisë është seria e pasur e fjalorëve terminologjikë shumëgjuhësh, që përmbajnë me dhjetëra mijëra terma. Në shumicën e tyre është derdhur edhe mendimi, përvoja dhe puna e lodhshme materiale e F. Lekës, veçanërisht në fjalorët e degëve të ndryshme të mjekësisë, ekonomisë e të së drejtës, si edhe të mekanikës, gjeologjisë, arkitekturës, gjuhësisë, letërsisë, gjeografisë, hidraulikës. Nga kjo veprimtari e gjatë që ka shkuar krahas me studimin dhe njohjen e teorisë e të praktikës europiane në fushën e terminologjisë, kanë dalë edhe një varg studimesh, artikujsh e kumtesash të tij, të botuara në shtypin shkencor.

Puna për terminologjinë e çoi F. Lekën edhe drejt interesimit më të gjerë teorik për leksikologjinë e leksikografinë. Në vitet 1975-1980 ai u përfshi në grupin e hartuesve të “Fjalorit të gjuhës së sotme shqipe” (1980), ku i takoi të hartonte fjalët e shkronjave N, S dhe një pjesë të mirë të fjalëve të shkronjës P (gjithsej 4600 fjalë). Për vite me radhë, pak nga pak, por me hapa të sigurt, me një bashkëpunim të frytshëm me poliglotin e përkthyesin Zef Simoni, hartuan një fjalor italisht-shqip me rreth 50 mijë fjalë (botimi i parë 1986 dhe disa ribotime të plotësuara e të përmirësuara). Ky ishte i pari fjalor dygjuhësh me përmasa të tilla e me kritere të leksikografisë moderne në vendin tonë. Ai u pasua nga fjalori shqip-italisht po prej këtyre autorëve (botimi i parë 1996). Për marrëdhëniet e dendura që kemi me kulturën, shkencën dhe qytetërimin e shprehur në gjuhën italiane fjalorët e mësipërm i kanë shërbyer dhe i shërbejnë një numri të madh përdoruesish. Krahas kësaj, me kujdesin që kanë treguar autorët, këta fjalorë kanë shërbyer edhe për të pasqyruar e për të hedhur në përdorim shumë fjalë e shprehje pak të njohura të gjuhës sonë. E shqetësonte gjithnjë përdorimi i panevojshëm dhe jo rrallë i pasaktë i fjalëve të huaja. Për këtë botoi edhe një doracak me këshillime e udhëzime për mënjanimin e një vargu fjalësh të huaja. Në fushën e gjuhësisë F. Leka ka dhënë ndihmesë me vlerë edhe duke redaktuar e përgatitur për botim disa punë të paraardhësve. Të tilla janë: studimi “Neologjizmat e K. Kristoforidhit”, i hartuar nga Kolë Ashta; vepra “Fonetika” e Kostaq Cipos (botim i Akademisë së Shkencave); “Fjalor arbërisht – shqip” i Kolë Kamsit (botim i Universitetit të Shkodrës).

Gjatë jetës së tij shkencore F. Leka ka përshkuar rrugën e gjuhësisë e të kulturës shqiptare. Ai ka marrë pjesë në një varg veprimtarish shkencore e kulturore, ku ka sjellë ndihmesën e vet, që mbështetet mbi veprimtarinë praktike dhe përshkohet nga një mendim racional dhe i peshuar. F. Leka është një ndër delegatët e Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe (1972), ku mbajti një kumtesë interesante dhe me vlerë të përhershme “Disa çështje që lidhen me drejtshkrimin e poezisë”. Si gjuhëtar me horizont shkencor të gjerë dhe njohës i thelluar i teorisë dhe praktikës së formimit të gjuhëve letrare dhe në vende të tjera, ai e ka përkrahur veprimtarinë e gjuhësisë sonë në këtë fushë. Ndonëse i rritur me një dialekt të dallueshëm nga gjuha e sotme standarde, njohës dhe vlerësues i traditës letrare të shkrimtarëve shkodranë, veçanërisht i Gjergj Fishtës, F. Leka e ka vlerësuar me bindje shkencore standardin e sotëm letrar si një zhvillim organik të procesit të lëvrimit të shqipes, që përmbush kërkesat e shprehjes gjuhësore të botës shqiptare dhe zhvillohet e pasurohet më tej duke u ushqyer nga të gjitha burimet e trojeve shqiptare.

Leka shquhet një gjuhëtar me prirje letrare dhe interesa të gjera në këtë fushë, që i ka shfaqur jo vetëm në përkthimet e disa veprave madhore të letërsisë së huaj, si: “Lirikat” e Françesko Petrarkës, “Të fejuarit” e Alesandro Manzonit, “Lavdërimi i çmendurisë” i Erazmit të Roterdamit, “Triumfi dhe tragjizmi i Erazmit të Roterdamit” i Stefan Cvajgut etj., por edhe në shkrime studimore. Që nga vitet ’90 i ka kushtuar vëmendje të veçantë studimit letrar të krijimtarisë së Gjergj Fishtës, duke përmbledhur në disa shkrime meditimet dhe vëzhgimet shumëvjeçare rreth veprës letrare e kulturore të pashembullt të Gj. Fishtës. Si vëzhgues e studiues i jetës sociale të popullit tonë, F. Leka ka trajtuar tema shkencore edhe nga historia fetare dhe veçoritë e qëndrimit të shqiptarëve ndaj fesë. Shkrimet studimore të tij janë përmbledhur dhe botuar në vëllimin “Shkrime gjuhësore, letrare, sociale” (2007). F. Leka lënë në dorëshkrim jetëshkrimin e tij, që është njëkohësisht edhe jetëshkrimi i kohës, i ngjarjeve dhe i zhvillimeve arsimore e shkencore, ku ka marrë pjesë ose ka qenë pranë tyre. Urojmë me këtë rast që së afërmi dorëshkrimi të shohë dritën e shtypit.

Ndarja e tij nga jeta është një lajm i hidhur për gjuhësinë shqiptare. Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare u shpreh ngushëllimet më të thella familjes Leka gjithë të afërmve të tij.

Shoqata e Gjuhësisë Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 