“Thesari kombëtar” nga Suedia përurohet në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

E premte, 26 Prill, 2024

Në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë u zhvillua një veprimtari përuruese kushtuar periodikut “Thesar kombëtar”, tribunë kombëtare e kulturore e shoqatës Papa Klementi XI në Suedi, shoqatë e cila, përmes kësaj tribune, jo vetëm bashkon shkrimtarë, artistë, krijues, dijetarë dhe albanologë të atjeshëm, gjurma e të cilëve është në 11 vëllimet që kemi përpara dhe së shpejti edhe në numrin e 12-të, ku do të paraqiten edhe kontributet e ditës së sotme, por dhe shërben si një dritare informimi për të gjithë ata që janë të interesuar për jetën e shqiptarëve atje.
“Thesar kombëtar” është një periodik tashmë i afirmuar, i njohur jo vetëm prej intelektualëve shqiptarë në Suedi: shkrimtarë, studiues, intelektualë, veprimtarë të shoqatave atdhetare; një zëdhënës i jetës së shqiptarëve mërgimtarë në këtë vend të largët, që kanë krijuar tashmë bashkësinë e tyre të qendrueshme dhe jetojnë me gjuhën shqipe dhe identitetin shqiptar.
Është për t’u vlerësuar që “Thesar kombëtar” pjesën më të madhe të vetes ia ka rezervuar krijimtarisë letrare (poezi, skica, tregime, fragmente romanesh) dhe publicistikës, që është pasqyra e jetës shpirtërore të shqiptarëve në Suedi, e shqetësimeve të tyre të brendshme vetjake dhe qytetare, kombëtare e përtej kombëtares.
Shenjë e udhëtimit drejt pjekurisë si revistë është fakti që tashmë “Thesari kombëtar”, jo vetëm boton krijimtari e kërkime, por nxit e realizon edhe kritikën e pritësve të parë: recensionet e shenjimet kritike për botimet; dhe njofton rregullisht për veprimtaritë kulturore të shoqatave kulturore-atdhetare në Suedi, në Norvegji dhe në disa vende të tjera euroqendrore. Thesar kombëtar është pasqyrë në vijimësi e kronikës së jetës së mërgatës shqiptare në Perëndim, duke përfshirë kronikën që lidhet me faktorët politikë në Kosovë e në Shqipëri pa dallim.
Është me shumë rëndësi që në revistë ka edhe studime shkencore, të cilat, sido që janë më pak, shprehin mundësitë premtuese që ekzistojnë edhe tek një brez mërgimtarësh shqiptarë të lindur dhe formuar në Perëndim. Është e kuptueshme pse në studime peshën më të madhe e mbajnë studiues shqiptarë në Kosovë dhe që çështje themelore studimore janë: historia e shqiptarëve, lashtësia e tyre, gjuha shqipe, shqiptarët dhe fqinjët, letërsia shqipe, traditat shqiptare; si dhe studimet krahasuese midis mentalitetit të vendit pritës dhe mendësive tradicionale shqiptare. Botimi i një pjese të artikujve edhe në suedisht, si dhe afrimi i albanologëve e përkthyesve të atjeshëm si Ullmar Qvik, është një prirje që ne e inkurajojmë, jo vetëm për arsye shkencore, por edhe për mundësitë që revista hap për një integrim të denjë të shqiptarëve në shoqërinë ku ndodhen.
Duke qenë një kronikë e përvitshme e jetës së një bashkësie të largët shqiptare në diasporë; për rolin që ka si tribunë e krijimtarisë së një brezi të ri në Suedi e rreth e qark; për shkak të një pranie jo dhe aq modeste të studiuesve shqiptarë nga Kosova e Shqipëria në rubrikat krijuese e shkencore; për informacionin që ofron në formën e relacioneve për simpoziume shkencore të zhvilluara; për faktin që është ura më e suksesshme sot për sot në komunikimin midis vendësve dhe bashkësisë së mërgimtarëve, në mënyrë të veçantë për kujdesin që ju tregoni ndaj shqipes së shkruar, jo siguroj se do të keni mbështetjen dhe bashkëpunimin e studiuesve që bashkon Akademia e Shkencave.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 