Këndi i librit shqip për fëmijë në Bibliotekën Qëndrore të Selanikut

E hënë, 29 Prill, 2024

Me Anilën na njohën librat dhe poezia. Qe një ditë marsi i vitit 2021 kur mora mesazhin e parë prej saj. Më shkruante se po përpiqej të hapte këndin e letërsisë shqipe për fëmijë në Bibliotekën Qendrore të Selanikut dhe kërkonte edhe ndihmën time modeste. Qe kënaqësi t’i përgjigjesha me disa tituj librash dhe ta përgëzoja për nismën e saj në shërbim të komunitetit të emigrantëve.

Ndërsa një vit e ca muaj më pas, më ftonte të isha i pranishëm në përurimin e këndit të librave. Sipas ftesës, kishte mundur të siguronte bashkëpunimin e Bibliotekës Qendrore të Selanikut dhe  pjesëmarrjen mbështetëse të disa shoqatave.

Ishte udhëtimi im i parë për në Selanik. Gjatë gjithë udhëtimit, disi i gjatë, por i këndshëm, më bëhej se po shkoja në një qytet që e njihja pëllëmbë për pëllëmbë e ku do të më prisnin të afërmit e mi, mbase ngaqë do të kisha kujdesin e organizatorëve të veprimtarisë, njëri prej të cilëve do të më priste në stacion e do të më çonte në Hotel ABC. Megjithatë, me të lënë disi pas fushën që dukej e pamatë, pamjet e para të qytetit të dytë më të madh grek, pas Athinës, që përfshfaqin një hapësirë të madhe e të beftë, jo vetëm të befasojnë, por edhe të shtien për një hop në shtjellën e një pasigurie të lehtë kur mendon fatin e udhëtarit që nuk e pret askush në një metropol. Atë çast m’u kujtua fjala e djalit lezhjan me të cilin udhëtova gjer në Veria.

– Hiç mos u shqetëso, – më tha kur e bëra me dije se po udhëtoja për herë të parë atyre viseve dhe se nuk dija të flisja aspak greqisht, pastaj shtoi duke qeshur: – Fol shqip… në mos i pari a i dyti, i treti do të të kuptojë… atje ka shumë shqiptarë.

Por në stacion prita pak. Erdhi Thodhori.

Thodhori Miho, ashtu buzagaz e i përzemërt më tregon se është nga Saranda, shkruan poezi dhe është i dhënë pas mbledhjes së këngëve të viseve të tij. Prej vitesh është vendosur në Selanik, por zemrën e ka atje, në vendlindje. Pasi arrijmë në Hotel ABC, më porosit të pushoj dhe më kujton duke qeshur orën e fillit të vepritarisë.

– Biblioteka është afër, si nja 200 metra nga këtu, – më thotë, – po ti mos e vrit mendjen, pusho, do vij të të marr. Mirë?

Veprimtaria do të niste në orën 19:00. Me Thodhorin hyjmë në bibliotekë rreth orës 18:30. Thodhori prin për në katin e parë, atje ku, anëve të një hapësire rrethore në formën e një tavoline të stërmadhe e të xhamtë, qenë ulur disa prej pjesëmarrësve në veprimtari.

Anila na pret në hyrje të mjedisit të zbukuruar me lule e libra, në krye të të cilit është vënë një tavolinë e më tutje një raft me libra për fëmijë në gjuhën shqipe. Mbi tavolinë rrinë pranë e pranë flamuri shqiptar dhe flamuri grek.

Pasi më uron mirëseardhjen, ashtu e buzëqeshur, duket se është disi e shqetësuar për mbarëvajtjen e veprimtarisë: ende nuk kanë ardhur të gjithë.

– Ajo atje është, mësuese, – më thotë e bën shenjë drejt tri grave që bisedojnë. – E quajnë Eva.

– Atje po shkoj, – i them dhe shtoi duke qeshur. – Sa mirë! Bëjmë si bëjmë dhe japim një orë mësimi edhe këtu…

Biseda me Evën nisi krejt natyrshëm, si të kishim qenë kolegë në të njëjtën shkollë. Ka mbaruar Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan për arsimin fillor, ka punuar për disa vite në vendlindjen e saj në Korçë, ndërsa që prej vitesh jeton e punon në Selanik.

– Sa mirë që keni nxënësit dhe klasën tuaj, – më thotë. – Mua më mungojnë prej vitesh. Mundohem të mbaj gjallë profesionin e mësuesit, duke zhvilluar pas punës orë mësimi të gjuhës shqipe me fëmijët e emigrantëve këtu, por janë pak… pak janë…

– Eh, prindërit, ata duhen gjykuar, – thotë një grua disi e bëshme, që me sa duket ka dëgjuar fjalën e Evës. – Këtu pak u flasin shqip, madje disa nuk u flasin fare, sidomos çiftet e reja…

– Nuk është krejt ashtu, e megjithatë… Sa e dhimbshme, por edhe e padrejtë, – thotë Eva. – E vini re atë djalin atje? E quajnë Tomi, po unë e thërras Gjergj, Gjergj Elez Alia. Tanimë edhe ai ka dëshirë ta thërrasin ashtu. Fillimisht nuk e pata të lehtë me të, atëherë e nisa me legjendat tona. Legjenda për Gjergj Elez Alinë e bëri për vete. Pastaj pak e nga pak nisëm të flasim e të mësojmë të lexojmë e të shkruajmë shqipen tonë…

– Pak fëmijë paskan ardhur, – i them e në çast pendohem për vërejtjen, teksa vë re hijen e dëshpërimit në sytë e saj. – Por pak nga pak do të bëhen shumë…

– Atë po synojmë, – thotë Eva. – Me t’u bërë më shumë edhe ne do të kërkojmë më shumë… Aëtëherë, si deri më tani ata do të na ndihmojnë edhe më tepër, – shton duke më treguar një grup burrash që bisedonin në krahun tonë. – Janë përfaqësuesit e disa prej shoqatave.

Më pas, me t’u prerë shiriti i kuq i këndit të librit shqip, në fjalën e saj të hapjes së veprimtarisë, Anila do të përmendte ndihmesën e  Lidhjes së Intelektualëve dhe Studentëve Shqiptarë në Greqi “Drita e Diturisë”, Lidhjes së Krijuesve Shqiptarë në Selanik “Dega e Blertë”, Lidhjen e Biznesmenëve të Greqisë së Veriut, Shoqatës shqiptaro-greke “Progresi”, Shoqata së Emigrantëve Shqiptarë “Nënë Tereza” dhe Shoqatës Shqiptare “Jeta” dhe do të na njihte me Znj. Zhegu përfaqësuesen e konsullatës shqiptare në Selanik, Znj. Çiçimikli drejtuese e Biblotekës Qëndrore të Selanikut, Znj.Tanimanidhu zëvendës kryetare e minibashkive dhe diasporës greke në botë, Znj. Spiridhu drejtoreshë për Kulturat për Mbështetje Sociale, Znj. Simandhaku përfaqësuese e Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit në Greqi si dhe përfaqësuesit e shoqatave: Dashnor Selimi, Eva Paloka, Arian Gusho, Thodhori Miho, Fotini Shehu, Zoica Arben Jane; poetët Ardita Jatru, Riko Hanelli, Astrit Balliu, Klodian Mulliri dhe të tjerë miq e të ftuar.

Gjithë sa e morën fjalën më pas, ashtu thjeshtë e si në një bashkëbisedim, theksuan rëndësinë që mbart mësimi i gjuhës së folur e i gjuhës së shkruar në shqip nga fëmijët e moshës së parë shkollore.

Në përmbyllje të veprimtarisë, më afrohet Tomi, me një tufë lule në duar. Më buzëqesh siç di të buzëqesh ëmbël vetëm një fëmijë dhe më zgjat tufën me lule.

– Gjergj, për mua?!

– E, për ty! – ma kthen Tomi.

Teksa bënim foto së bashku, i them se që prej dhjetë ditësh jam ndarë me nxënësit e mi, ndërsa tani ai po m’i kujtonte.

– Kam shumë nxënës, – i them. – Tridhjetë… Do të kishe dëshirë të vije t’i takoje në klasën e tyre, Tom?

Qeshi.

– Përse jo, Tom?

Është Eva, mësuesja e tij e gjuhës shqipe.

– Do të na prisnit sikur të vija bashkë me nxënësit e mi? – më pyet duke qeshur Eva.

– Ç’thua? Do t’ju dilja përpara me klasën time që në Korçë, – ia kthej duke qeshur edhe unë.

– Mund të vijmë vërtet, – thotë pastaj Eva. – E kam menduar shpesh mundësinë e takimeve me nxënësit e shkollave në Shqipëri. Besoj se takime të tilla do të ishin mjaft të dobishme.

– Një ide e mrekullueshme! – është në një mendje me Evën Anila.

– Do të ishim të nderuar të vinit në shkollën tonë… Do të bënim gjithçka mundemi për të zhvilluar një takim të tillë. Madje do t’i bënim nxënësit tok dhe orën e parë të mësimit ta drejtonit ju, Eva, – them u surprizuar nga ideja e koleges, pastaj, ashtu duke qeshur kthehem e i them Tomit. – Gjergj, u vendos, aty nga fundi i tetorit do të vish në klasën time. Si thua?

Dhe Tomi kthehet e shikon flamurin shqiptar të vendosur në raftin e librave shqip të letërsisë për fëmijë.

Nga Fatmir Gjestila

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 