Itali/ Suksesi i Matilda Mulhaxhia: Kur stilimi është pasion dhe jo rutinë

E hënë, 6 Maj, 2024

Arti është një formë e shprehjes së vetvetes, të botës së brendshme duke hedhur në vepër atë çka do të rrëfesh nga vetja. Një formë e tillë është edhe stilimi, ku talentit i shton pasionin dhe punën dhe sjell artin që përqafohet e pëlqehet nga publiku.

Këtë mund ta themi për Matilda Mulhaxhia, stilisten shqiptare që falë talentit dhe këmbënguljes është sot një ndër emrat e njohur të botës së modës. E rritur në një ambient ku ka mbizotëruar ndër breza arti i bukur i sartorisë, ku e vogël krijonte veshje e aksesorë për kukullat e saj, Matilda me rritjen e ktheu këtë instikt në profesion në kuptimin e vërtetë të fjalës.

Në këtë intervistë për Diaspora Shqiptare ajo rrëfen botën e saj të brendshme të krijimit, pasionin dhe “krijesën” e saj, kompaninë MAT, rrugëtimin e saj drejt suksesit. Stilimi për Matildën është një aktivitet për të shkarkuar energji, mendime dhe momente të jetuara e MAT për të është ditari figurativ.

Matilda Mulhaxhia prej disa vitesh ushtron aktivitetin e saj në Itali dhe prej 3 vitesh është pjesë e grupit PRADA ku punon si modeliste në sektorin e çantave për linjën MIU MIU.

Matilda lidhja juaj me stilimin është e hershme. Kjo dashuri për krijimin e veshjeve ka qenë një pasion i juaji apo i trashëguar?

Është e vërtetë, lidhja ime “me të krijuarin” më ka ndjekur që në fëmijëri teksa krijoja veshje apo aksesorë për të zbukuruar kukullat e mia. Sa më shumë kalonte koha ky instikt të themi nisi të maturohej dhe të perfeksionohej ngadalë për tu shndërruar kështu në një profesion në kuptimin e vërtetë të fjalës. Nuk duhet të lë pa përmendur që jam rritur në një ambient ku ka mbizotëruar gjithnjë ndër breza arti i bukur i sartorisë. Gjyshi im nga babai, babai dhe hallat e mia ndajmë së bashku ketë eksperiencë.

Përfunduat studimet tuaja në Institutin Trienal SIPAM AB. Në vitin 2012 sollët le të themi krijesën tuaj, “MAT”, si një laborator eksperimental në krijimin dhe realizimin e kostumeve për spektakle, që shumë shpejt u shndërrua në atelie. Të kthehemi pas në kohë, 11 vite para, çfarë mund të themi për fushën e modës dhe stilimit në Shqipëri? Sa e fortë ka qenë konkurrenca dhe sa e vështirë ka qenë të ecje para.

Si cdo i/e re që nis rrugën e formimit në një drejtim që ka për zemër edhe tek unë nuk mungonin ëndërrat, dëshirat dhe falë zotit këmbëngulja. Mbaj mend të thoja “Edhe nëse nuk do arrij te gjej një punë që të më plotësojë në fushën ë modës atëherë do të më duhet ta krijoj” dhe MAT qe rezultat i këtij qëndrimi. Nëse kthehem pas ose jo 11 vite mund të them se industri të mirëfilltë mode në Shqipëri ende nuk ka. Jam e lumtur që në Shqipëri janë të pranishëm individë privatë që ashtu si edhe unë dikur vazhdojnë të shprehin krijimtarinë dhe pasionin e tyre. Të ecja para nuk ka qënë e lehtë por di të them se kur puna ështe pasion dhe jo thjeshtë një rutinë për tu kryer gjate ditës cdo sfidë bëhet më e thjeshtë dhe më e bukur.

Keni punuar me një sërë eventesh televizive dhe tv show, sipas mendimit tuaj cili është modeli ideal po themi, i përshtatshëm për ekranin. Sa është ruajtur sipas jush etika e veshjes në ekran në Shqipëri?

Ekrani mbetet një disiplinë që unë ende e kam për zemër. Kam marrë nga skena emocione të bukura dhe kam patur fatin të takoj njerëz të mrekullueshëm. Nuk ka një model ideal preciz për ekranin. Kur ndërtohet një program televiziv vendoset paraprakisht një “stil, kod komunikimi” i cili duhet ruajtur me rigorozitet përgjatë gjithë periudhës së trasmetimit, etika bën pjesë në këtë grup.

Nga punimet tuaja shohim që adhuroni të bardhën si ngjyrë, po sigurisht që bëjnë pjesë dhe ngjyrat e tjera. E bardha është një ngjyrë pozitive që nënkupton pastërti, pafajësi, dritë, mirësi e sinqeritet. Cili është perceptimi juaj?

Besoj se cdo njeri puna e të cilit lidhet me të krijuarit trasmeton përmes punës së vet edhe një pjesë të botës së brëndshme. E bardha më pëlqen në vecanti sepse bën të mundur që linjat, prerjet, modelimi të jene evidente dhe në plan të parë. E bardha nuk ka vetëm konotacione pozitive, është një ngjyrë kapricioze, duhet bërë kujdes më të bardhën, personifikon zbrazëtinë por ama të jep mundësinë ta mbushësh me emocionet që ti do. Përvec të tjerash në botën e artit thuhet se asgjë nuk e tremb një artist se sa një fletë e bardhë.

Jeni shprehur në blogun tuaj se krijimtarinë e përdorni si një aktivitet për të shkarkuar energji, mendime dhe momente të jetuara dhe për ju MAT është një ditar figurativ. Ndërkohë në koleksionin tuaj të fundit shohim një stil futurist, inovativ. Cili është mesazhi që doni të jepni?

MAT për mua sot është një ditar figurativ në kuptimin e vërtetë të fjales. Më ndihmon të “fotografoj” emocione dhe ti mbaj gjallë së pari përmes procesit të realizimit dhe më pas me rezultatin. Me koleksionin tim të fundit kam dashur të eksperimentoj e të dal jashtë kornizave. Ajo cka kam dashur të komunikoj është një dualitet mes elegantes por e sigurtë, mes të bukurës por me karakter, mes asimetrisë por e pastër, karakteristika te stilit MAT.

Kush është rrugëtimi i Matildës dhe ku është MAT sot?

Jam shpërngulur në Itali prej 5 vitesh ku kam kryer një cikël specializimi në fushën Fashion-Design pranë Akademisë së Arteve në Bologna dhe një cikël specializimi në fushën e peleterisë pranë institutit te modës POLIMODA në Firenze dhe prej 3 vitesh jam pjesë e grupit PRADA ku punoj si modeliste në sektorin e cantave për linjën MIU MIU. Jam krenare të ndjej se puna e mirë ka rezultat.
MAT nuk operon në treg që prej vitit 2016 por nuk është e thënë të mbetet gjithnjë kështu. Koha do e tregojë.

Një mesazh për të rinjtë që duan të hyjnë në fushën e modës përmes stilimit dhe dizajnit.

I them të rinjve te ndjekin instiktet dhe pasionet e veta, të mos heqin dorë teksa përballen me sfidat e sektorit sepse moda për sa mund të jetë pafund e bukur është nje fushë që pranon vetëm “kockat e forta”./ Diaspora Shqiptare

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 