Etnografi/ Drithërat

E diel, 12 Maj, 2024
E diel, 12 Maj, 2024

Etnografi/ Drithërat

Kultivimin e drithërave të bukës e ndeshim në Shqipëri që nga periudhat më të hershme historike. Gjetja e mbeturinave të bykut dhe të mokrave të gurit gjatë gërmimeve arkeologjike në vitet 1969-1970, në vendbanimin neolitik të Cakranit, vërtetoi një ekonomi bujqësore që merrej me kultivimin e tyre. Më pas me kalimin e kohës kultivimi i drithërave do të ndahej në dy grupe.
Të lashtat, që korreshin në fillim të verës në të cilat bëjnë pjesë gruri, elbi dhe thekra, dhe të vonat, ku bënin pjesë meli, orizi dhe misri. Por natyrisht sipërfaqen më të madhe në kultivimin e tyre e zinte padyshim gruri, me të cilin përgatitej buka dhe disa gatesa të tjera. Në Rajonin Perëndimor të Shqipërisë ku bëjnë pjesë edhe krahinat e Myzeqesë dhe Mallakastrës, korrja e grurit bëhej përgjithësisht në muajin qershor.
Në këtë periudhë, fushat dhe sipërfaqet e mbjella ‘’zverdhnin’’ nga ngjyra e artë e tij. Për të korrur grurin punohej në mënyrë kolektive, proçes që shoqërohej me shirjen dhe magazinimin në hambarë. Më pas, gjatë shekullit të kaluar në faza të ndryshme të tij u futën në përdorimin edhe makinat e shirjes dhe kombajnat. Ndërsa duke nisur nga neoliti i mesëm në Muzeun Historik Fier ruhen ruhen jo vetëm pjesë por edhe mokra të plota prej guri që shërbenin për bluarjen e drithit në ambientet shtëpikake. Nga kjo veprimtari kanë ardhur deri në ditët tona shprehje të tilla frazeologjike, si: ‘’Drapëri i parë’’ apo ‘’Koha e lëmit”.
Foto: Mokër guri. © Muzeu Historik Fier. Burimet: Muzafer Korkuti-Zhaneta Andrea, Stacioni i neolitit të mesëm në Cakran të Fierit, Iliria, III, Tiranë 1974, f. 57.
Korrja e drithërave
Korrja e drithërave ishte një proçes pune që kryhej nga bujqit dy herë në vit. Në fillim të verës kur korreshin të lashtat dhe në vjeshtë kur korreshin të vonat. Si vegël tradicionale për kryerjen e këtij proçesi përdorej drapëri. Në rajonin e Qarkut Fier, në krahinat e Myzeqesë dhe të Mallakastrës është përdorur një lloj drapëri që kishte formën e gjysmë hënzës jo të plotë. Kjo vegël bujqësore përbëhej nga dy pjesë, të cilat ishin presa dhe dorëza. Presa përbëhej nga një pjesë metalike e hapur dhe kishte një gjatësi që shkonte deri në 22. 5 cm dhe gjerësi që varionte nga 2-0.5 cm. Në fund të saj ndodhej dorëza e cila përbëhej prej druri me gjatësi që shkonte nga 12.5-14 cm. Ndërkohë që ky lloj drapëri ndahej në dy tipe që ishin drapëri me presë dhe drapëri me dhëmbëza. Të dy tipet përmasat i kishin njëlloj, ndërsa ndryshimi qëndronte te përdorimi në kohë. Kështu, drapëri me presë u përdorur gjerësisht deri në fund të Luftës I Botërore. Pas kësaj kohe u rrit përdorimi i drapërit me dhëmbëza i cili ishte më i praktik për korrjen e të lashtave dhe kryesisht të grurit. Por kjo periudhë kishte edhe një veçori tjetër, sepse drapërinjtë që përdoreshin prodhoheshin në kushte artizanale nga kovaçët në qytete dhe fshatra të Shqipërisë. Ndërsa pas kësaj kohe u rrit numri i drapërinjve të fabrikuar që vinin nga jashtë, kryesisht ata ishin të tipit me dhëmbëza që importoheshin kryesisht nga Italia, Austria dhe Gjermania.
Foto: Drapër me presë. © Muzeu Historik Fier. Burimi: Spiro Shkurti, Korrja e drithërave, Etnografia Shqiptare, VII, Tiranë 1976, f. 50-56.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 