Fat i madh të studiosh në Gjermani…

E premte, 26 Prill, 2024
E premte, 26 Prill, 2024

Fat i madh të studiosh në Gjermani…

Nuk ekziston pothuajse asnjë degë për të cilën nuk ofrohet mundësi studimi në Gjermani, shpesh edhe në gjuhën angleze. Të gjitha degët janë transformuar dhe diploma e marrë në Gjermani njihet kudo. Shumëllojshmëria e sistemit gjerman të arsimit të lartë është e madhe. Që prej krijimit të Shkollës së parë private në Gjermani, të ngritur në vitin 1982 në Witten/Herdecke, numri i institucioneve arsimore është shumëfishuar. Në Gjermani ekzistojnë mbi 400 shkolla të larta të miratuara nga shteti. Prej tyre, 88 janë universitete shtetërore.

I themeluar në vitin 1364 Universiteti i Heidelbergut është më i vjetri në Gjermani. Prej me shumë se 2,89 milionë studentëve të regjistruar, dy të tretat janë të regjistruar në universitete, që mbetet forma më e preferuar e studimit. Në dallim nga shkollat private të biznesit dhe shkollat e larta profesionale, në universitetet është shkenca që është në plan të parë. Në universitet, studentët mund t’i kombinojnë më lirisht lëndët e tyre dhe kryhet një shkëmbim midis sektorëve të ndryshëm.

Pavarësisht, nëse vjen nga Shqipëria, apo nga ndonjë vend tjetër: një veti duhet ta sjellin me vete studentët, që duan të studiojnë në një shkollë të lartë në Gjermani. Pasioni për pavarësi duke punuar dhe plotësuar nevojat financiare. Në mënyrë që studentët e huaj ta ndjejnë veten mirë në Gjermani, janë ofruar mundësitë që ata të ndihmohen në çështjet e jetës së përditshme, që nga gjetja e banesës, e sigurimit shëndetësor, gjetja e punëve e deri tek ndihma për çështjet ligjore. Aktualisht studentët e huaj përbëjnë rreth 21 përqind të studentëve të Shkollave të Larta. Ata që duan të studiojnë në Gjermani me siguri që e njohin edhe DAAD-in, Shërbimin gjerman për këmbime akademike. Por veprimtaria e këtij institucioni nuk përqendrohet vetëm tek dhënia e bursave. DAAD-i angazhohet fuqimisht edhe në mbështetje të strukturave të edukimit, shkollimit dhe studimit në vendet në zhvillim dhe ato që gjenden në procesin e reformave.

DAAD-i ofron 200 programe që u japin mundësi bursistëve të studiojnë, të merren me kërkime shkencore apo të mësojnë një gjuhë të huaj thuajse në të gjithë botën. Kriteri i përzgjedhjes së bursistëve është që ata të jenë të shkëlqyer. Edhe Universitetet elitare në Gjermani ndoshta nuk mund të krahasohen me ato të Harward, Yale apo Standford, por në disa degë janë po aq të mirë sa ata. Me nismën e ekselencës qeveria gjermane mbështet më fort punën kërkimore. Në vitin 2006 qeveria federale dhe ato të 16 landeve gjermane sollën në jetë një garë për nivelin më të lartë të kërkimit. Me këtë “nismë ekselence“ kërkoheshin universitetet dhe shoqatat më të mira në kërkim në Gjermani, të cilat do të mbështeteshin me mjete financiare të qeverisë. Arsyeja: universitetet gjermane duhet të vazhdojnë të jenë edhe më tej konkurrues në plan ndërkombëtar dhe kjo do të thotë nxitje e elitave. Që prej vitit fillimit të nismës në 2006 kanë qenë fillimisht nëntë universitete ekselence dhe që prej vitit 2021 trembëdhjetë të ashtuquajtura universitete elitare.

Sipas statistikave studentëve u nevojiten rreth 700 euro në muaj, përveç pagesës së semestrave. Shpenzimet e jetesës në Gjermani janë relativisht të larta, prandaj është mirë që qiraja e banesës të jetë sa më e ulët. Kjo është ose kur e merr atë me qira së bashku me disa të tjerë, ose në konviktet e studentëve. Për këto të fundit kujdeset një institucion publik që quhet Studentenwerk. Në muze ose institucione të tjera kulturore, studentët zakonisht hyjnë me tarifa më të ulëta. Gjithashtu, ata nuk janë të detyruar të paguajnë tarifa për Radio-Televizionin publik. Edhe në udhëtimet e largëta ose trafikun lokal biletat për studentët ofrohen me zbritje. Në se një student është në gjendje të vështirë financiare, ai mund të shkojë për konsultim në Studentenwerk. Edhe komunitetet fetare të shkollave të larta janë në dispozicion të studentëve me këshilla.

Kush dëshiron të studiojë në Gjermani dhe nuk është shtetas i Bashkimit Evropian, zakonisht ka nevojë për një vizë. Vizat janë të ndryshme. Kush dëshiron të studiojë nuk duhet të vijë me vizë turisti. Kush kërkon një vizë për studime a kurs gjuhe, duhet të ketë një pasaportë të vlefshme, fotografi pasaportash, të drejtën e regjistrimit në një shkollë të lartë që njihet nga Gjermania, dhe një dëshmi se është në gjendje t’i mbulojë vetë shpenzimet e një viti. Kërkesa për vizë shtrohet në ambasadën ose konsullatën gjermane në vendin e prejardhjes. Aty mëson edhe se çfarë gjërash duhen pasur parasysh. Gjermania është një ndër vendet më joshëse për studentët e huaj. Ndër vendet jo anglofone madje Gjermania zë vendin e parë. Ndër Universitetet më të preferuar mbeten: Universteti i Berlinit, Mynihut, Ahenit, Heidelbergut, Duisburg-Esenit, Frankfurtit dhe Këlnit.

Nga Mimoza Kelmendi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.