Në UNESCO bisedë për trashëgiminë kulturore shqiptare dhe botërore.

E shtunë, 18 Maj, 2024

Një grup nxënësish që mësojnë gjuhë shqipe në Athinë, vizituan Qendrën e Organizatës UNESCO. Atmosfera e ngrohtë e pritjes ndihej kudo, por më shumë ndihej në sytë e vet nxënësve të cilët prisnin me padurim të njiheshin me ambientin dhe me cilët do të takoheshin.

Ndonëse angazhimi dhe dëshira për të bërë më të mirën për pritjen e nxënësve mbizotëronte tek të gjithë, por në veçanti me i angazhuar ishte z.Jοannis Maronitis( Ιωάννης Μαρωνίτης), i cili ndiqte vetë çdo detaj të organizimit për pritjen e nxënësve dhe mësueses.

Gëzimi i nxënësve ishte petku më i bukur i kësaj atmosfere ku ndiheshin të përkëdhelur midis kësaj pritje që fliste më mirë se asgjë tjetër për mikëpritjet tradicionale që aq shumë na bashkon ne dy popujve fqinje.

Z.Joanis Maronitis i cili priti nxënësit është President i Organizatës UNESCO për Pireun dhe ishujt e Greqisë.

Mbas pritjes dhe  embëlsirave, e cila vazhdoi dhe me prezantimet e secilit, të gjithë ju bashkuam bisedës.

Fillojmë bisedën me z.Joannis dhe i tregoj qëllimin e kësaj vizite, si na lindi kjo ide për të bërë këtë vizitë me nxënësit këtu. Duke i treguar se këta nxënës në Athinë zhvillojnë mësimin plotësues të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, gjatë orës së mësimit doja të njihja nxënësit me trashëgiminë kulturore të trevave shqiptare dhe u tregova se Shqipëria, vendi i prejardhjes se tyre, ka një trashëgimi të pasur të veprave monumentale të kulturës shqiptare. Nxënësve gjatë mësimit gjithashtu u tregova, se edhe ne shqiptarët jemi pjese e botës me kulturën tonë të lashtë, ku ndër 7- të prej këtyre kryeveprave të trashëgimisë kulturore shqiptare janë përfshirë në trashëgiminë shpirtërore të njerëzimit. Po ashtu u tregova nxënësve foto nga këto 7- të kryevepra që bëjnë pjesë në listën e  monumente kulturore botërore që mbrohen nga një organizatë botërore që e ka emrin UNESCO që do të thotë, (Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë e Kulturë), dhe mendoj se të gjitha këto vlera njohëse do të ndikojnë në forcimin e lidhjeve shpirtërore të fëmijëve shqiptare të Diasporës me vendin e origjinës së tyre.

Nga diskutimet me nxënësit kuptova se nuk dinin gjë që egzistonte në botë kjo organizatë. Duke u treguar se një degë e saj ndodhet këtu në Athinë, iu drejtohem duke i pyetur:

A doni të dini më shumë për Organizatën Botërore UNESKO???

A doni të mësoni për historinë e krijimit të saj???

A doni të njiheni se çfarë do të thotë monumente kulturore të trashëgimisë botërore dhe të mësoni se në cilin vend të botës ndodhen këto monumete ???

Dhe në fund nxënësit i pyeta:

A doni të shkojmë në Organizatën  UNESCO se bashku….?

Dhe të gjithë së bashku brohoriten një Pooooooo….të fortë që bashkoi zërat e tyre gazmore, dhe ne ju falenderojmë që pranuan kërkesën tonë.

Zoti Joannis Maronitis më dëgjonte me vëmendje duke u buzëqeshur nxënësve.

Në fytyrat e tyre shikoje kureshtje bashkuar me vështrimet midis njëri-tjetrit. Biseda me nxënësit u shjellua ngrohtë, bukur, qartë. Kishte dhe pyetje plot kureshtje për të cilat nxënësit ishin të interesuar dhe dëgjonin  me vëmendje zotin Joannis Maronitis.

Mënyra e organizimit të bisedës la përshtypje pozitive te nxënësit dhe shumë mbresa për botën universale monumentale.

Nxënësit u njohën nga afër me punën që bëhet aty dhe rolin organizativ të UNESCO-s, ku synon ruajtjen e trashëgimisë kulturore botërore dhe rëndësinë që ka në mbarë botën. Gjithashtu  duke folur me nxënësit për vlerat kulturore që mbartin objektet e lashta, zoti Joannis Maronitis bisedën e vazhdoi për monumentet e

trashëgimisë kulturore të Greqisë ku nxënësit i njihnin mjaft mirë dhe flisnin aq bukur dhe rrjedhshëm në gjuhën greke, sepse kishin shkuar vizitë me prindërit në këto objekte monumentale të cilat edhe këto, bëjnë pjesë në listën e trashëgimisë kulturore botërore.

Shumë impresionuese ishin dhe performanca që paraqiten nxënësit me vizatimet e tyre që kishin bërë për 7-të kryeveprat e trashëgimisë kulturore shqiptare. Secili nxënës kishte vizatuar bukur, ku me duart e tyre kishin hedhur larmi ngjyrash sikur donin të sillnin freskinë mbi këto objekte shekullore dhe mbi natyrën e bukurisë shqiptare.

Era kishte vizatuar sahatin e Kështjellës së Gjirokastrës. Xhesika, Princeshën e bukur Argjiro. Amelia, Urën e Goricës në Berat. Noeli, kostumet popullore të iso-polifonisë, këngë që këndohet në trevën së Labërisë. Melina, shumë bukur kishte vizatuar, Parkun Kombëtar të Butrintit.

Rolando solli qytetin e lashtë 2400 mijë vjeçare, Beratin. Ndërsa Rigelsi, Liqenin e Ohrit. Por dhe Klaudia shumë bukur kishte vizatuar logotipin e Shtëpisë Botërore të UNESCO-s.

Kjo performancë bëri që nxënësit të kuptonin vlerën e trashegimisë kulturore dhe rëndësinë e saj në historinë e një populli, dhe se duhet ta ruajmë këtë kulture shekullore të stërgjyshërve tanë.

Të gjithë nxënësit morën mirënjohje për vizatimet e tyre, ku secili foli dhe për karakteristikat e vizatimit që paraqiten.

Të gjitha këto pasuri kulturore të trashëguara në shekuj, lartësojnë imazhin tonë në botë, si një popull i lashtë e me shpirt arti.

Gjithashtu gjatë bisedës u diskutua për shume ditë të shënuara festash vjetore të caktuara nga Organizata UNESKO, siç është 21- Shkurti, dita mbarëbotërore e gjuhës amtare, ku gjatë bisedës u bënë pyetje të tilla, sa e rëndësishme është gjuha amtare për këta fëmijë dygjuhësh?

Çfarë është gjuha amtare për një popull?

Me Presidentin e UNESCO-s, zotin Joannis Maronitis ajo që doja të theksoja ishte komunikimi i këndshëm me nxënësit, bisedat për bashkëpunimet në vazhdim, gatishmëria për të qenë pranë secilit nga ne, te çdo familje dhe të çdo shqiptari që është në vështirësi në çdo lloj forme, por mesazhi më i mirë që u la fëmijëve në mbyllje të vizitës ishte:

Fëmijë mos harroni, në zemrën tuaj të keni vend për dy dashuri, për Greqinë tonë dhe për Shqipërinë.

Vizita përfundoi duke u dhënë dhuratë nxënësve kalendarin vjetor të UNESCO-s, e duke bërë foto, që do të mbetën një kujtim i përhershëm mbushur gaz e hare nga vizita në UNESKO, e cila kujdeset dhe mban në gjirin e saj mrekullitë e çmuara të trashëgimisë kulturore botërore.

Ne falenderojmë Drejtorinë e Organizatës UNESCO që përkrahën kërkesën tonë ku kjo vizite ndikoi ndjeshëm tek nxënësit ne njohjen e vlerave te trashëgimisë kulturore të njerëzimit. Të gëzuar nga kjo bisedë mbresëlënëse nxënësit që mësojnë gjuhën shqipe në Athinë, kaluam një mbasdite të këndshme në Shtëpinë e UNESKO-s që bënë një punë aq të dobishme kudo në botë për të mbrojtur trashëgiminë kulturore që e ka krijuar dora e njerëzimit ndër shekuj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.