Projekti “Fëmijë të krijojmë bibliotekën personale, mendjendritur na bën libri”

E diel, 5 Maj, 2024

“23 prilli, Dita Ndërkombëtare e librit, vendosur nga Organizata Botërore UNESCO motivoi komunitetin shqiptar për këtë projekt”.

Kështu, për të nderuar këtë ditë të shënuar për rëndësinë e vlerës që ka libri, dhe për të edukuar fëmijët që të lexojnë libra e të krijojnë bibliotekë personale me nxënësit që mësojnë shqip në pikën shkollore në Rendi-Athine zhvilluam biseda dhe  diskutime për kënaqësinë që na jep leximi i librit në jetën tonë.

Duke i motivuar nxënësit për këtë ditë të shënuar të librit, disa nxënës kishin përgatitur të lexonin pjesë të ndryshme të autoreve shqiptarë, si tregime, përralla, skica, fabula, disa shpërndanë mesazhe paqeje e të tjerë recituan për Atdheun dhe Gjuhën Shqipe.

Kaluam shumë bukur, diskutuam për një projekt, eksperiencë të re, shumë thjeshtë dhe mjaft bukur me librat që nxënësit kanë marrë dhuratë nga Qendra e Botimeve për Diasporën në Shqipëri, ku falenderuam dhe znj.Mimoza Hysa, Drejtore e kësaj qendre për punën dhe vëmendjen që i kushtojnë fëmijëve në Diasporë jo vetëm për librat shkollorë, por që të lexojnë edhe libra jashtëshkollorë, që këta fëmijë që rriten jashtë Atdheut tonë të kenë mundësi të pasurojnë njohuritë e tyre me krijimtari nga autorë shqiptarë dhe botërore.

Gjatë bisedës, nxënësit diskutuan se tani dinë të lexojnë bukur, kujtuan momente kur mësuan çdo shkronjë të Alfabetit, disa kishin dhe shumë dëshirë ta thoshin përmendësh Alfabetin Shqip.

Kujtuan si arritën të lexonin fjalë, pastaj paragrafe dhe tani kane lexuar disa libra shqip. Kujtuan kur disa nga nxënësit nuk mund të komunikonin shqip, por duke mësuar e lexuar arritëm të komunikojmë më mirë me njëri-tjetrin në klasë, të shprehen bukur në familje e me shokët e tyre dhe të diskutojnë me fjalor të pasur…

Nga vetë biseda nxënësit kuptuan se MENDJENDRITUR BEHEMI DUKE LEXUAR LIBRA!

Ndërsa lexuan pjesët e zgjedhura që kishin përgatitur si dhe nga fabulat e shumta, nxënësit mësuan shumë cilësi të mira për veten e tyre si duhet të dënojnë veset e këqija, gënjeshtrën, dembelizmin, të mos harrojmë këshillat e prindërve, të jemi të dobishëm në familje, të ndihmojmë prindërit, të jemi të dashur me shokët e paqësorë, të respektojmë të rriturit, të jemi mirënjohës, besnik e të matur për të zgjedhur shoqërinë e mirë dhe shumë të tjera cilësi të vyera aq të dobishme për formimin e karakterit të një fëmijë.

E të gjitha këto veti të mira edukative i nxorëm nga diskutimi se çfarë të mira na jep leximi i librit. Pra këshilluam njëri-tjetrin mos ta ndajmë librin nga dora, sepse LEXIMI I LIBRIT ËSHTË BURIMI I DIJES, këtë nuk duhet ta harrojmë kurë. Por kjo këshillë vlen edhe për prindërit, sepse po zbehet leximi i librit në familje dhe gjithçka e lexojnë nga interneti u tha gjatë bisedës diskutuese. Por sado të lexojmë nga interneti, asnjëhere nuk e merr dijen ose mesazhin aq thjeshtë si të përcjell libri.

U theksua se familjet sot shume pak i lënë kohë leximit të librit, sepse kohën e harxhojnë me të tjera gjëra që nuk janë aq të dobishme sa leximi i një libri.

Disa prindër e konsiderojnë me argëtuese që fëmijët e tyre të rrinë orë të tëra nëpër sheshe e duke luajtur përditë në kënde lojrash fëmijësh, duke ardhur xhiro vërdallë rrugëve me shoqërinë, e duke u bërë zakone këto humbje kohe në jetën e fëmijëve. Sa mirë do të ishte të kujdeseshin prindërit që fëmijët kohën të mos e harxhojnë kot, por të lexonte një libër qoftë dhe një orë në dite, nga libri vetëm mëson. Në rrugë asgjë të mire nuk mesojne femijet, dhe pastaj prindërit ankohen, nuk e mbledh dot fëmijën, nuk më dëgjon, por fajin e ka prindi, sepse që fëmijë nuk i dha rrugën e mirë ta ushtronte të lexonte, të donte librat, shkollën e të bëhej i mbarë.

Duke i ngulitur këto zakone në kokën e tyre që në fëmijëri, këta fëmijë as në të ardhmen nuk do ti kushtojnë vëmendje librit, bota e librit për ata do të mbetet dicka e panjohur ose me plot gojën e them dhe me bindje se do të jetë një derë kryesore e pa hapur në jetë.

Prandaj të dashur prindër që të kemi një familje të shëndoshë dhe një shoqëri të kulturuar i ushtroni fëmijët të lexojnë, u blini libra fëmijëve, janë me çmim më të lirë se lodrat që për pak kohë i hidhni në kosh të plehrave, kurse libri mbetet dhe është lodra më e bukur që mund të mbajë në duar duke e shfletuar shumë herë. Vërtet ne në kohën tonë por dhe të fëmijëve taë nuk kishte shume lodra, por fëmijët kishin shumë libra që kalonin kohën e lire, edhe luanin, edhe shëtisnin edhe argëtoheshin por librin e lexonin dhe e quanin miku më i mirë. I edukonim fëmijët që të krijonin bibliotekën e tyre personale.

Sot fëmijët nuk inkurajohen aq sa duhet për të lexuar libra. Sot prindërit e kanë më të lehtë t’iu japin në duar telefonin fëmijëve për të luajtur në internet se sa një libër për të lexuar, kanë gjetur mënyrën më të lehtë për të mos i penguar. Por harrojnë se femija mund të lexojë në heshje pa shqetësuar asnjë, as prindërit, as vellanë dhe motrën e vogël që fle dhe as gjyshin me gjyshen që lexojnë gazetën apo shohin televizorin.

Përgëzime prindërve që sjellin fëmijët në Pikat Shkollore Rendi-Aspropirgo-Athinë, për vëmendjën që u kushtojnë fëmijëve për leximin e librit dhe të ardhmen e tyre. I admiroj këta prindër që sakrifikojnë të shtunën dhe të dielën që sjellin fëmijët në mësimin shqip, e me plot zemrën them e meritojnë dhe përkushtimin tim.

Gëzohem kur më thonë disa prindër: Mësuese, fëmijët i ke futur në botën magjike të librit shqiptar, të përrallave, të legjendave, të fabulave e të historisë.

Leximi i librit këta nxënës që mësojnë gjuhën shqipe i ka nxitur të krijojnë, i ka frymëzuar e i ka stimuluar të konkurrojnë midis fëmiëve në Diasporë. Konkurruan  në poezi e në prozë 24 nxënës, pika shkollore Rendi mori kupën e Diasporës. Era Nebiu u vlerësua me vendin e parë, ndërsa Nefeli dhe Aristoteli u vlerësuan me vendin e treteë

Prindër edukoni fëmijët të lexojnë libra!

Nuk ka gjë më të mirë se te edukohet tek fëmijët leximi i librit. I çoni fëmijët të vizitojnë panairin e librit dhe të krijojnë BIBLIOTEKEN E TYRE PERSONALE.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.  