Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit, një aktivitet në përkujtim të Asdrenit

E hënë, 29 Prill, 2024

Studiues dhe autorë u bënë bashkë në aktivitetin kushtuar Asdrenit. Ky vit shënjon 150-vjetorin e lindjes së një prej figurave të larta të historisë sonë letrare Asdrenit, ku në aktivitetin që zhvilloi Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit një ditë më parë, studiuesit u shprehën se mbetet një ndër personalitetet e shquara në panteonin e letrave shqipe. Prof. dr. Xhevat Lloshi në fjalën e tij foli për krijimtarinë e Asdrenit. Mes të tjerave ai tha se përvoja poetike e Asdrenit është e pamënjanueshme nga letërsia shqipe. Profesor Ymer Çiraku tha se portretin e tij do ta skaliste plot nderim në vargje Lasgushi, kur do të shkruante për të: Burr` i urtë-e i veçuar…Pate shkruar e punuar Kombin për t`a kombësuar, shqipen për t`a shqipëzuar. Sipas tij, poezia, ku Asdreni edhe spikati me krijimtarinë e tij, kryesisht te 3 përmbledhje të botuara (“Rreze dielli”, “Endrra e lotë, “Psallme murgu” dhe e fundit “Këmbana e Krujës” mbetur në dorëshkrim dhe e botuar më 1991), dallon për variacione tematike, por dhe stilistike, nga libri në libër. “Qysh me botimin e librit të parë, “Rreze dielli” (1904), Faik Konica, i njohur si mjaft i kursyer në vlerësime, do të shkruante te revista që drejtonte “Albania”, se gjuha e Asdrenit, është e qëruar, e kulluar dhe se ky libër i parë i tij, prezantohet plot me vlerë letrare dhe është nga të paktët libra që meritojnë të jenë në libratore (librari) të çdo shqiptari e të huaji”, tha profesor Çiraku. Në vijim të fjalës së tij, prof. dr. Ymer Çitaku u shpreh se duhet theksuar se vlera e këtij personaliteti, pra Asdrenit, do të mbetej në nivele të larta të nderimit prej brezave. “Së pari, ai është autori i tekstit të Himnit tonë kombëtar, që mbetet kryekënga e flamurit kuq e zi, simbol i shenjtë krenarie dhe identiteti kombëtar, i cili, vazhdon që të frymëzojë fuqishëm në çdo kohë, kudo ku ka shqiptarë”, tha ai. Aleksandër Stavre Drenova (11 prill 1872- 11 dhjetor 1947), i njohur në letërsinë tonë me pseudonimin Asdreni qe nga ata poetë krijimtaria e të cilëve u përket njëherësh dy periudhave.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 