Rezultatet e kërkimeve arkeologjike në 2021, arkeologët tregojnë punën

E diel, 28 Prill, 2024

Rezultatet e kërkimeve arkeologjike të kryera gjatë vitit 2021 u bënë të dituar në konferencën shkencore, që u organizua nga Instituti i Arkeologjisë (ASA) ditën e premte, në muzeun Arkeologjik. Është një bilanc që bëjnë arkeologët shqiptarë dhe të huaj nga kërkimet, që janë shtrirë në të gjitha trevat e vendit, në fushën e prehistorisë, antikitetit, antikitetit të vonë dhe mesjetës. Akademia e Studimeve Albanologjike ku bën pjesë dhe Instituti i Arkeologjisë shkruan se e premtja ishte një ditë maratonë për arkeologjinë. “Arkeologë të disa brezave, nga ata që janë tërhequr nga jeta aktive akademike e deri te studentët që aspirojnë këtë fushë, ishin të pranishëm sot në muzeun Arkeologjik, për të ndjekur rezultatet e kërkimeve përgjatë vitit 2021. Një vit që shënoi kthimin në terren të arkeologëve pas pandemisë, por edhe gjatë asaj periudhe puna ka vazhduar sa mes studimit aq edhe laboratorit”, thuhet nga ASA. Në këtë konferencë ishin me interes pauzat e diskutimit pas ligjëratave, ballafaqimi i tezave të paraardhësve me ato të bashkëkohorëve, se si kanë ndryshuar terrenet dhe të dhënat nga sitet arkeologjike nga, për shembull, vitet shtatëdhjetë të shekullit të kaluar e deri më sot. Dhe në këtë konferencë kishte paraardhës që mbështesnin dhe përgëzonin kërkimet e arkeologëve aktiv, por ndanin edhe dilema e hamendësime. Arkeologjia duket në avangardë të shkencave albanologjike për marrëdhëniet dhe shkëmbimin e pandërprerë me botën akademike ndërkombëtare, siç e treguan të premten rezultatet e bashkëpunimit me specialistë italianë, francezë, gjermanë, grekë, amerikanë, që mbulojnë e kanë gjetur zbatim pothuajse në gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas Akademisë së Studimeve Albanologjike, të gjitha ligjëratat e konferencës do të botohen në një vëllim të posaçëm. Veprimtaria që u zhvillua dje dhe bëri bashkë arkeologët, vjen në vijim dhe të atyre që janë zhvilluar më parë për punën kërkimore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 