Folklori si botë shpirtërore

E hënë, 29 Prill, 2024
E hënë, 29 Prill, 2024

Folklori si botë shpirtërore

Departamenti i Folklorit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit, ka organizuar ditën e sotme takimin “Folklori si kujtesë e praktikë” në kuadrin e ciklit të ligjëratave “Tragë”. Prof. dr. Arbnora Dushi prezantoi aspekte të lidhura me folklorin si kujtesë dhe praktikë, të cilat ajo i ka trajtuar gjerësisht dhe imtësisht në librin e saj të fundit (Prishtinë, 2021), rezultat i punës disa vjeçare të autores.

Çfarë të bëjmë me folklorin? Është folkloristika një shkencë që duhet të përtërijë veten sipas një vizioni të ri, apo e ngecur nën konceptet tradicionale rrezikon të mbyllet në muze?, janë pyetjet që  Prof. dr. Arbnora Dushi, drejtuese e Degës së Folklorit në Institutin Albanologjik, në Prishtinë, shtroi dhe iu dha përgjigje nëpërmjet studimeve të saj shumëvjeçare, e më konkretisht nëpërmjet botimin të fundit “Folklori, kujtesë e praktikë. Një perspektivë e re njohëse për folkloristikën” (Prishtinë, 2021).

Studiuesja Dushi tha se kërkimi i folklorit nuk mund të bëhet detyrimisht në fshat, por edhe në terrenin e pasur që kanë krijuar teknologjitë e reja të komunikimit si interneti, facebook-u etj. Për shembull, karantina prej pandemisë së fundit, tregoi se folklori mund të zhvillohet edhe përmes një teme globale dhe u vu re se “virusi dhe folklori nuk u ndalën”. Pra foklorin e krijojnë rrethanat, ai është përditshmëria jonë që e krijojmë në vazhdimësi.

Një vështrim i ri i folkloristikës, tregon se si shqiptarët e krijojnë folklorin në terren. Ky terren mund të ndërrojë në varësi të mediumit, por është pikërisht folklori ai ku del fare mirë qartë karakteri i shqiptarit.

Ligjëratat “Tragë” që mbahen nga Departamenti i Folklorit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore dhe Studimit të Artit në Tiranë, kanë krijuar një mundësi që studiues të disiplinave të ndryshme të hapin tezat e tyre me shembuj teorikë dhe praktikë për sfidat e shkencave humane në epokën bashkëkohore.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 