Kryetari i “Vatrës” në Turqi vizitë në Qendrën e Botimeve për Diasporën

E enjte, 16 Maj, 2024

Sot, në Qendrën e Botimeve për Diasporën u zhvillua një takim me kryetarin e Shoqatës “Vatra e Shqiptarëve” në Stamboll të Turqisë dhe Ambasadorin e Kombit, z. Bora Zukali, i cili u mirëprit nga drejtoresha znj. Mimoza Hysa dhe stafi i Qendrës.
Në këtë takim u bisedua rreth situatës së mësimdhënies së gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë e veçanërisht në Turqi.
Drejtoresha e Qendrës, znj. Hysa, pasi paraqiti punën e QBD-së përgjatë këtyre tre viteve, e vuri theksin në ndihmesën e madhë që ky institucion ka dhënë me tekste didaktike dhe literaturë plotësuese për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Stamboll, Ankara e Bursa.
Në takim u diskutua për rrugët e mënyrat për zgjimin e interesit për mësimin e gjuhës shqipe e kulturës shqiptare në Turqi, si dhe organizimin e një politike për të shtuar shkollat e gjuhës shqipe atje, pasi edhe pse ka një marrëveshje zyrtare mes dy shteteve që mundëson mësimin fakultativ të gjuhës shqipe në shkollat turke, ende zbatimi i saj ka vështirësi. Në vijim u diskutua mbi përgatitjen dhe trajnimin e mësuesve të gjuhës shqipe në Turqi; hapjen e shkollave verore, për t’u krijuar mundësi fëmijëve dhe të rinjve me origjinë shqiptare që të njohin vendin dhe kulturën e origjinës, parë kjo edhe si një nxitje për të pasur një qasje të re ndaj gjuhës dhe prejardhjes, si pjesë e identitetit.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 