Mbi njohjen e diplomave universitare Shqipëri-Greqi

E diel, 19 Maj, 2024

Ditët e fundit në organet e shtypit dhe të informacionit në Greqi është ngritur një problem lidhur me njehsimin e diplomave universitare të Universiteteve greke në Shqipëri. Duke u nisur nga fakti që aktualisht në Greqi studiojnë dhe diplomohen me qindra të rinj bashkëatdhetarë tanë, zgjidhja e këtij problemi është i domosdoshëm, për të mos thënë që është shumë i vonuar.
Greqia ka një numur të madh Universitetesh kryesisht shtetërorë, të përhapura në qytetet kryesore të vendit. Më të vjetër dhe me përvojë janë ata të Athinës, Selanikut, Patras etj. Diplomat e studentëve që mbarojnë në Greqi njihen në vendet e Bashkimit Evropjan dhe më gjërë. Në periudhën e pas vitit 1990, një numur kuadrosh apo studentësh nga vendi ynë kanë mbaruar kurse kualifikimi apo studiuar pranë Universiteteve ne Greqi me financim nga Bashkimi Evropjan. Numuri i tyre është rritur ndjeshëm nga fëmijët e emigrantëve shqiptarë, një pjesë e të cilëve kanë lindur këtu.
Në këto situata natyrshëm lind pyetja : Kujt i intereson njehsimi i dipllomave të mara në Universitetet greke? Kuptohet që i intereson në radhë të parë Shqipërisë.
Atje ku kërkojmë që investitorë të huaj të hapin fronte pune në Shqipëri, pra të investojnë në ekonomi, le të mos harrojmë që tërheqja me më vlerë do të jetë ajo e trurit të specializuar, e intelektualve që duhet të vijnë dhe të sjellin eksperiencën e vëndeve më të zhvilluara evropjane. Rikthimi dhe punësimi i tyre në Atdhe është çështje personale, por porta le të jetë e hapur për ta. Ftesa që shpesh autoritetet shtetrore u bëjnë emigrantëve te rikthehen në atdhe duhet të shoqërohet me masa lehtësimi për punësimin e tyre, dhe një nga to është edhe njohja e dipllomave të mara jashtë vëndit.
Dikush mund të sugjerojë që njohja e dipllomave të Universiteteve greke në Shipëri, reciprokisht duhet lidhur edhe me njohjen e dipllomave të Univeriteve shiptare në Greqi. Është plotësisht e drejtë, por kjo zgjidhet me dialog konstruktiv, siç u shpreh me të drejtë Kryetari i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Z. Luan Zyka në diskutimin e tij me gazetarët grekë Dhimitris Venieris dhe Virgjinia Dhimaresi. Siç u shpreh ai problemi nuk është politik, por më shumë teknik, dmth në qoftë se organet shtetrore dhe kryesisht Ministritë e Arsimit, kanë vullnetin pozitiv, atëhere mund të jenë specialistët e Univeriteve ato që mund ti vënë vulën këtij problemi.
Institucionet ndërlidhëse që duhet të ndihmojnë në zgjidhjen e këtij problemi janë Ambasada dhe Konsullatat shqiptare në Greqi, të cilat duhet ta shtrojnë para organeve shtetrore si një çështje që e kërkon koha, duke shpresuar që së shpejti Shqipëria te bëhet kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian.
Nga Dr. Rafail LIPI
Anëtar i Këshillit Drejtues të Komunitetit Shqiptar të Selanikut
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 