1931/ Foto e Vatrës në Marlborough dhe një shqetësim për ruajtjen e trashëgimisë

E hënë, 29 Prill, 2024

Të Mërkurën, 9 Mars 2022, paradite mora një telefonatë shqetësuese nga miku im vatran, kryetar i Shoqatës Besa-Besën në Boston, z. Petrit Alibeaj.

Në thelb të telefonatës ishte shqetësimi i tij se në një zonë të Bostonit ishin parë fotografi historike të Vatrës të hedhura në plehra.

Ai më tregoi se një amerikan i kishte telefonuar dhe i kishte treguar se afër shtëpisë së tij, pranë shtëpisë të një shqiptaro-amerikani të vjetër që kishte ndërruar jetë, banka kishte nxjerrë në shitje shtëpinë, ndërkohë disa materiale fotografike, përfshirë dhe një fotografi të 2 gushtit të vitit 1931, që kishte në qendër Fan S. Nolin në një piknik të Vatrës në Marlborough, MA(Në fund të fotografisë ishte shënimi: I pari piknik i Vatrës). Marlborough është një qytezë me rreth 41 mijë banorë, që njohu zhvillim të hovshëm industrial në fund të shekullit 19 dhe fillim shekullin 20. Emigrantët shqiptarë ia mësynë kësaj qyteze si shumë të tjerave në MA, pasi fabrikat merrnin punëtorë të pa kualifikuar.

Aty, katër vjet pas themelimit të Federatës Vatra, u ngrit dhe një nga degët e Vatrës, që i mbështeti fort veprimtaritë e Federatës.

Kjo degë është bërë iniciatore për organizimin e piknikut madhështor, ku është ftuar edhe Imzot Fan S. Noli, paçka se në atë kohë ai vazhdonte të ishte në oponencë më Vatrën zyrtare për shkak të opozicionit me qeverinë shqiptare dhe përfaqësuesin e saj në Washington Ministrin Faik Konica, por përkrahësit e tij të shumtë duhet t’ia kenë organizuar këtë piknik madhështor.

Në fotografinë e piknikut që përfundoi në plehra numërohen rreth 400 pjesëmarrës (në foton që po publikojmë është vetëm qendra e fotos), ku shquhet në mes Imzot Noli, bashkëpunëtorë të tij, vatranë me familjet e tyre, madje dhe shumë fëmijë. Fotografia ishte e vendosur brenda një kornize me xham me përmasa të mëdha-1 metër e 20 cm gjerësi dhe 40 cm lartësi. Fotografia ruan cilësi të lartë.

Fotografia në një vështrim të shpejtë përcjell frymën dhe mesazhe vatarne. Federata”VATRA” e kohës së Nolit dhe më vonë deri në vitet ’80 të shekullit të shkuar funksiononte si një familje e stërmadhe, ku përfshiheshin në aktivitete jo vetëm vatranët burra, por edhe gratë, edhe fëmijët. Brezat përcillnin frymën e bashkimit brenda vatrës dhe e transmetonin tek brezat e ardhshëm këtë frymë.

Le të kthehemi tek problem I fotografisë që përfundoi në plehra; brezi i vjetër i vatranëve është në zhdukje e sipër. Bijtë, apo nipërit e mbesat e tyre, në pjesën më të madhe, janë konvertuar e asimiluar. Interesi për Vatrën dhe vendin e origjinës vijnë në zbehje. Për 12 vite unë iu drejtova me mesazhe në gazetën Dielli familjeve me origjinë shqiptare, që kush prej tyre ruante relike të prindërve apo gjyshërve, ruante fotografi, libra, fotografi të vjetra, koleksione të gazetës Dielli apo të gazetave të tjera si Kombi, Emigranti, Albania, Revista Adriatik etj., mundësisht të njoftonin Vatrën dhe t’i dorëzonin ato në selinë e saj në 2437 Southern BLVD, Bronx, Nju Jork 10458. Një pjesë u përgjigjën dhe dorëzuan materiale të vlefshme, por nuk mendoj se mesazhi ka shkuar tek shumica e familjeve që ruajnë ende materiale dhe dokumente të Vatrës. Rasti në Marlborough, ku një fotografi historike me materiale të tjera përfundoi në plehra, e dëshmon këtë.

Jo shumë kohë më parë ne mësuam nga nipi i një prej kryetarëve të Vatrës se në familjen e tij ruhej jeleku i Faik Konicës, që nga 15 dhjetori i vitit 1942, kur Faiku ndërroi jetë dhe miqtë e tij të afërt morën sendet e tij. Po sa materiale të tjera mund të ruhen ende nëpër shtëpitë vatrane? Të mos harrojmë se deri në 100 vjetorin e Vatrës ne nuk kishim gjurmë të ekspozuara të Vatrës, por ekspozita që përgatitëm me atë rast na jep mundësi sot të prekim disa nga bëmat e Vatrës, që natyrisht nuk mjaftojnë. Fatmirësisht ende jetojnë bijë të vatranëve që kanë lënë gjurmë në historinë e Vatrës, si i biri i rekordmenit të fushatës së 3 Qershorit 1917, Ali Kuçit, që u kthye në Shqipëri, por tragjikisht humbi jetën në moshë të thyer duke u mbetur në duar hetuesve komunistë! E ndëshkuan pse krahas partizanëve kishte ndihmuar dhe ballistët! Dhe kë ndëshkuan? Burrin që frymëzoi shqiptarët e Amerikës të dorëzonin kursimet e tyre për të Shpëtuar Shqipërinë! Ai e udhëhoqi fushatën duke dhuruar $680.00

Federata Panshqiptare e Amerikës duhet ta bëjë objekt të punës së saj grumbullimin e materialeve që mbahen nëpër shtëpia që rrezikojnë të përfundojnë në plehra. Duke qenë se baza e Vatrës ka qenë në Massachusetts, aty vepruan me dhjetëra degë të saj, por sot mjerisht nuk ka degë, rithemelimi i një dege të Vatrës në Boston e vendlindjes së Federatës është urgjente për bordin e tanishëm. E kisha filluar punën me një grup vatranësh për themelimin e degës së Bostonit, pro nuk e di pse humbi interesi nga udhëheqësia e Vatrës. Gjithçka ishte gati, u paguan dhe anëtarësitë, por çuditërisht pat tërheqje nga qendra në momentet e fundit. Le të shpresojmë se ajo bërthamë që patëm gati do të ndihmojë për riorganizim. Një degë e Vatrës në vendlindjen e Federatës do të bënte të mundur që Vatra të rikthehej tek rrënjët dhe të siguronte dhe materialet dokumentare e fotografike që janë jetike për mbijetesën e Vatrës.

Që të mos lejojmë hedhjen e dokumentave në plehra mund të përdoret kryetari i Shoqatës Atdhetare Besa-Besën, z. Petrit Alibej. Kushdo që disponon materiale të Vatrës mund t’i telefonojë atij në tel:617-651-7310 dhe ai ndërmjetëson për t’i dërguar tek Vatra ose të telefonohet në selinë e Vatrës.

Edhe degë të tjera ku vatra ka qenë aktive që në fillimet e Federatës ia vlen që të hulumtojnë në komunitet për të materiale fotografike dhe dokumentare të hershme.

***

PAK HISTORI NGA DEGA E VATRES NE MARLBORO

Dega e Vatrës Marlboro filloi të organizohet të Dielën e 23 Korrikut 1916 dhe mbante numrin dega nr.49. Pleqsia e pare përbëhej nga: Koço Asimaqi-Kryetar, Gaqi N. Dishnica-arkëtar, Ilo V. Qafzezi-sekretar, ndërsa pleq ishin: Dhimiter Kreshpani, Stefan G. Zguro dhe Janaq Stefan.

Në fushatën”Për shpetimin e Shqipërisë” 3 Qershor 1917, dega ishte pjesmarrëse dhe donatore e saj. Vetëm gjatë ditës së parë të fushatës me 3 qershor iu përgjigjën thirrjes së komisionit të fushatës 39 vatranë të kësaj dege. Ja Lista e ditës së parë:

Efthim K.Lreshpani $10

Peter Kerka $10

Vangjel Opari $10

Ilo Treni $ 5

Ndrio Tike $10

Petro Stefani $12

Vangjel Miti $5

Kosta R. Pema $5

Stavro Dh.Bilmezi $5

-Cale Andon $5

11-Sotir Th. Kreshpani $13

12- Vangjo Shosho $11

13-Jani Botko $5

14-Koço P. Gorjoshani $5

15-Koli Laska $5

16-Kosma Angelo$10

17-Janaq Stefan $10

18-Agathokli Xhitoni $12

19-Gaqi J. Qafzezi $12

20- Dhori Manol $17

21- Miço Thoma $10

22-Stefan Zguro $10

23-Misto Thoma $10

24-Hari Simo $10

25-Dhimitri L. Kreshpani $10

26-Duli George $10

27-Thanas J.Kreshpani $10

28- Vell Luka $60

29-Loni P Peristere $5

30-Pilo Kosma $10

31-Nuli Buxhuku $10

32-Ilo Zilexhi $10

33- Vell Hekurani $25

34-Dhimitri Kadiu $5

35-Gaqi K. Deshnica $5

36- Vell K.Furrzhi $20

37-Dhimiter Remetsi $5

38-Mina Lluka $10

39-Anonim $2

Shuma e përgjithshme $419

Nga Dalip Greca

Marrë nga gazeta “Dielli”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 