8 marsi/ Lucia Martino rrëfen jetën e gruas arbëreshe

E enjte, 2 Maj, 2024

Studiuesja arbëreshe Lucia Martino ka rrëfyer jetën e gruas arbëreshe dhe rolin e saj në ruajtjen e traditave dhe kulturës së Arbërisë. Ajo ka lindur dhe vijon të jetë në Frascineto një fshat arbëresh në Kozenca të Kalabrisë.

Duke folur në ditën e gruas, 8 marsin, Lucia thotë se liturgjia dhe gruaja arbëreshe janë dy shtyllat kryesore në ruajtjen e traditave.

“Ne jemi dëshmi e vetme në botë sepse në në mënyrë paqësore u integruam dhe patëm lirinë të shprehim identitetin tonë. Ne kemi ruajtur kulturën tuaj në mënyrën natyrale të mundshme sepse në shtëpi flitej dhe merrej frymë arbëresh dhe nuk flitej gjuha italiane. Unë kur kam shkuar në shkollë për herë të parë, nuk e dija mirë fjalorin italian dhe isha me fat që në shtëpinë time im atë ishte italian dhe ndonjë fjalë italisht e dija. Por të tjerët jo. Pra, unë them se deri në 1950, vitet ’60 arbëreshët ruajtën gjuhën përmes poezisë gojore, traditat gojore, sepse të gjithë kemi qenë analfabetë dhe kemi ruajtur brez pas brezi çdo gjë që nënat tona, gjyshet tona na tregonin, përralla, këngë, kuzhinën, kostumet”, thotë aktorja arbëreshe.

Lidhur me festimet e 8 marsit, Lucia tha se në kohën e globalizmit edhe gruaja arbëreshe e feston këtë ditë si gratë italiane, shqiptare apo kudo.

“Unë në 2017 kam qenë në një përfaqësim për të thënë se ekziston dhe gruaja arbëreshe, për të shprehur cilat janë nevojat tona, po mbi të gjitha për të treguar identitetin tonë. I kërkova një shoqes sime të dashur, Lucia Amato, një poeteshë e dashur, të shkruante një poezi për këtë. Gruaja arbëreshe ka transmetuar kulturën përmes ninullave, kuzhinës, këngës, përmes lutjes, prandaj thosha se liturgjia dhe gruaja janë shtyllat që kanë ruajtur identitetin tonë, falë gruas”, thotë më tej Lucia në një lidhje televizive me gazetarin Artur Nura.

Për Lucian i vetmi ndryshim mes gruas arbëreshe dhe italiane është matriarkati, ku ende gruaja ka rol të rëndësishëm në familje.

“Gruaja arbëreshe në të vërtetë është ajo që e ndjen këtë përkatësi, ka këtë vetëdije si unë, po ka shumë gra të tjera. Mbase nuk kanë mjetet për të shfaqur përkatësinë e tyre por e bëjnë në shtëpi, në familje përmes këngës dhe kostumeve. Nuk ekziston një ndryshim mes gruas arbëreshe dhe italiane Unë do të gjeja vetëm një ndryshim, ajo që ju thoshit për matriarkatin vijon të ekzistojë në familjet ku është gjyshja. Në shtëpinë time për shembull, mua më quajnë “gjeneral” sepse imponohem siç bënte nëna ime, gjyshja ime. Po mes të rinjve nuk është kjo vetëdije, dhe apeli im është ta ruajmë historinë tonë, këtë trashëgiminë”, tha ajo.

Lucia është mjaft e angazhuar në fshatin e saj për ruajtjen e trashëgimisë arbëreshe, e angazhuar dhe e apasionuar pas kuzhinës ajo ka realizuar projekte gatimi dhe teatri edhe në shkolla atje. Në kuzhinë ajo është fanatike e recetave të lashta arbëreshe të dhënë nga amvisat, nënat dhe hallat kur përgatiste pjatat për festimet fetare dhe familjare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 