Siri/ Ndahet nga jeta përkthyesi i gjuhës shqipe Abdulatif Husejn Arnauti

E hënë, 29 Prill, 2024

Përkthyesi më i mirë i letërsisë shqipe në gjuhën arabe Abdulatif Husejn Arnauti është ndarë nga jeta. I lindur në Damask më 1931 ai kreu studimet e larta dhe pas universitare në Fakultetin e Gjuhës dhe Letërsisë Arabe, në Universitetin e Damaskut. Jetën e tij letrare e ka filluar në fund të viteve dyzet. Ai nisi të shkruajë poezi qysh në moshën 16 vjeçare, ndërsa në moshën 18 vjeçare shkruajti romanin e tij të parë me titull “Aroma e Hyrit”. Botimi i veprimtarisë së tij letrare – tregim dhe poezi – ka qenë në gazeta dhe revista të ndryshme në Damask. Abdulatifi është i njohur si shkrimtar, poet, studiues i gjuhës dhe i letërsisë arabe, publicist dhe mbi të gjitha ai mban meritat si përkthyesi i parë i letërsisë shqiptare në gjuhën arabe.

Arnauti e nisi përkthimin e veprave shqipe në gjuhën arabe rreth viteve ‘50. Ndër veprat kryesore të përkthyera vlen të përmenden “Përse mendohen këto male”, “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Kështjella”, “Dasma”, “Dosja H” nga Ismail Kadare; “Njeriu me top”, “Burri dhe pushka” nga Dritëro Agollit; “Ato male” dhe “Dasma e Sakos” i Vath Koreshit apo “Toka jonë” e Kolë Jakovës, “Familja e peshkatarit” e shkrimtarit shqiptar Sulejman Pitarka etj.

Gjithashtu, ai ka përkthyer një numër të madh të antologjisë arabe (pjesë të zgjedhura) në gjuhën shqipe. Ka kontribuar në botimin e letërsisë arabe në qarqet letrare shqiptare. Ai shkroi poezi, tregime, romane dhe hulumtime letrare në gjuhën shqipe. Ka kontribuar në redaktimin e revistës së trashëgimisë arabe të botuar nga Bashkimi i Shkrimtarëve Arabë në mes të vitit 1997. Ka qenë gjithashtu anëtar i shoqërisë së përkthimit. Firmën e tij të prurjeve artistike e studimore e mbajnë 61 vepra të llojeve të ndryshme të krijimtarisë.

“Mirënjohje përjetë ndaj veprës së vyer dhe kontributit shkencor e intelektual të të ndjerit Abdulatif, për gjithçka që ka bërë me dashuri dhe pasion për promovimin e kombit tonë, të vlerave tona më të mira kulturore” shkruan Prof. Ass. Dr. Ramiz Zekaj Drejtor i Institutit të Edukimit Trashëgimisë dhe Turizmit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 