Marrëdhëniet dhe aleancat politike arbro-hungareze gjatë Motit të Madh

E hënë, 29 Prill, 2024

Kontaktet arbro-hungareze duhet të kenë qenë të hershme, ndoshta që në kohën kur kurora hungareze zotëronte territore të gjera të Kroacisë dhe të Bosnjës së sotme. Dokumentacioni që kemi në dispozicion nuk na ndihmon shumë në këtë drejtim, por duke ditur se prania e arbërve, qoftë si qytetarë apo si tregtarë dhe udhëheqës ushtarakë të Republikës së Raguzës ka qenë relativisht e madhe, na bën të mendojmë se ka pasur një kontakt të ngushtë mes tyre. Gjithsesi këto kontakte do të marrin një rëndësi edhe më të madhe politike dhe ushtarake sidomos në shekullin XV, kur territoret e Arbrit dhe të Hungarisë ishin nën kërcënimin e drejtpërdrejtë të osmanëve. Më 1439, veprimet e trupave osmane erdhën duke u intensifikuar në Serbi, pranë kufirit jugor të Hungarisë. Në pranverë të po atij viti, sulltan Murati II sulmoi dhe pushtoi rajonin në lindje të lumit Morava. Në të njëjtën kohë, disa prej vasalëve të osmanëve po shkretonin pjesët perëndimore të mbretërisë së Serbisë. Ndërkaq sulltani rrethoi kryeqytetin e Serbisë, Smederevon. Despoti serb, Gjergj Bankoviçi, mbrojtjen e kështjellës ia besoi të birit, Gregorit, si dhe ungjit të tij, Thoma Kantakuzenit, ndërsa për vete u strehua në Hungari, bashkë me djalin e vogël dhe gjithë ç’arriti të merrte me vete me këtë rast. Në shpurën e tij bënin pjesë edhe shumë fisnikë hungarezë. Fisnikëria hungareze, gjatë mbledhjes së Dietës, të mbajtur në Bude më 29 maj 1439, vendosi që të organizonte një fushatë kundër osmanëve, me qëllim që të parandalonte rrezikun që i kanosej Beogradit, çka nuk e bënte dhe aq për t’u ardhur në ndihmë serbëve. Në të vërtetë, Dieta fisnike hungareze vendosi që mbreti të shkonte në luftë vetëm me ushtrinë vetjake dhe me forcat e fisnikërisë së madhe e të prelatëve, pa pasur të drejtë të thërriste nën armë të gjithë fisnikët, me përjashtim të rasteve tej mase të ngutshme, si dhe të mos kërkonte taksa të përgjithshme për të pajtuar mercenarë.[1]

Është pikërisht ky çast kur fillojnë edhe kontaktet e para arbro-hungareze për të organizuar një rezistencë të përbashkët. Në thelb, ky bashkëpunim do të mbështetej në sferën e përbashkët kulturore, pasi të dyja territoret, në nocionin gjeografik e kulturor, i përkisnin Evropës. Familjet fisnike arbre ishin përfshirë ndërkaq në atë çka lidhej me idetë e para të Rilindjes evropiane, një lloj ringjalljeje të së kaluarës së lavdishme të kulturës së antikitetit dhe lidhjes së origjinës së tyre me heronj të asaj periudhe. Familjet fisnike arbre filluarin të mbanin anale, ku shënoheshin vit pas viti ngjarjet më të rëndësishme. Më vonë këto vepra u botuan – si ato të Engjëllorëve, për shembull, një familje fisnike shqiptare nga Drishti – çka dëshmon se origjina e tyre ka qenë e lidhur gjithmonë me trashëgiminë greko-latine, si dhe me legjenda të frymëzuara nga ngjarjet e mëparshme në rajon. Ky element është shumë i rëndësishëm, ngaqë përcakton edhe vetëdijen e këtyre familjeve për përkatësinë e identitetit të tyre, pasi ato përfshihen në afërsinë midis tyre dhe familjeve të tjera evropiane, duke përforcuar kështu idenë evropiane të rajonit, që zë fill nga miti i lashtë i Evropës, por që ushqehet rrugës edhe me mite të reja.

Kontaktet e para diplomatike shqiptaro-hungareze mendohet se janë vendosur për herë të parë pikërisht në fillimet e epokës skënderbejane. Protagonistët kryesorë të tyre kanë qenë Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu (1405-1468) dhe mbreti polak Vlladisllavi III (1424-1444), si dhe regjenti hungarez, guvernatori i Transilvanisë, Janos Hunyadi (Janosh Huniadi), sundues të shtetit polako-hungarez. Kryeqyteti i këtij shteti ishte me rotacion: njëherë Krakovi i Polonisë dhe herën tjetër Buda i Hungarisë. Fillimet e fitoreve të Janos Hunyadi-t në digën danubiane përforcuan autoritetin e mbretit polak, Vladislavit, në Hungari, por ngjallën shpresa edhe te popullsitë e Ballkanit, të cilat ishin nën zgjedhën osmane. Popullsitë e krishtera të Ballkanit, po sidomos ato të vendeve kufitare me rajonet që kishin pushtuar osmanët, vuanin nën arbitraritetin dhe dhunën e vazhdueshme ngaqë ende nuk e kishin pranuar islamin apo nuk kishin arritur një armëpushim me sulltanin. Në ligjin klasik islamik, ndarjet kryesore të territoreve që sundoheshin nga sulltani ishin si më poshtë: dar al-islam (territori i Islamit/nënshtrimi vullnetar i Zotit), që përfshinte rajonet ku mbizotëronte ligji islamik; dar al-sulh (lit. territori i traktatit), që tregon tokat jo-islamike, të cilat kanë përfunduar armëpushimin me një qeveri myslimane; dhe dar al-harb (territor i luftës), që tregon vendet fqinje jo-islamike, sunduesit e të cilave thirren të pranojnë islamin.[2]

Inkursionet e osmanëve, gjithnjë më të shpeshta në atë kohë, shkatërronin fshatra e qytete dhe me mijëra njerëz ishin shndërruar në skllevër. Tregtarët u shmangeshin zonave që qenë vazhdimisht të kërcënuara. Jeta ekonomike ishte e trazuar, skamja sa vinte e rritej. Mund të shtohet edhe fakti se njerëzit asokohe nuk arrinin të kuptonin,por kjo do të bëhej e qartë vetëm falë perspektivës historike, se sundimi osman ushtronte ndikim negativ mbi jetën e popujve të pushtuar, ngaqë osmanët kishin një regjim feudal-ushtarak që nuk merrej aspak me organizimin e prodhimit dhe nuk merrte masa për ta nxitur atë, po vetëm synonte të shfrytëzonte popullsinë e nënshtruar. Ushtria osmane dhe punonjësit civilë qenë të pandershëm dhe të korruptuar, abuzonin shumë me njerëzit dhe kjo e përkeqësonte gjendjen ekonomike dhe e çonte mbrapa kulturën në vend.[3]

Marrëdhëniet arbro-hungareze u zhvilluan në harkun e viteve 1440-1460, kur Hungaria, nën udhëheqjen e Janos Hunyadi-t, ndërmori ofensivën e madhe në brigjet e Danubit, në Serbi e Varna për t’i dëbuar osmanët nga Ballkani. Në vjeshtën e vitit 1443 po përgatitej beteja e madhe e Nishit midis forcave të Unionit Polako-Hungarez dhe atyre të Perandorisë Osmane. Në këtë betejë Skënderbeu braktisi forcat osmane dhe më 28 nëntor 1443 u kthye në Krujë.

Marrja e kështjellës së Krujës shënon fillimin e kryengritjes arbre kundër osmanëve, për të ndërtuar tashmë, krahas digës antiosmane të Danubit,edhe atë të Adriatikut. Edhe pse në vështrim të parë ky mund të duket si një aksion i koordinuar, dokumentacioni historik nuk dëshmon për ndonjë kontakt të drejtpërdrejtë midis Hunyadi-t dhe Skënderbeut. Në veprën e Marin Barletit, “Historia e Skënderbeut” (1508-1510),thuhet se Skënderbeu duhej të kishte qenë i informuar rreth ofensivës dhe planeve të Hunyadi-t dhe Gjergj Brankoviçit dhe se ai mund të ketë bërë marrëveshje me ta, por ky konstatim mbetet më tepër një hipotezë e Barletit sesa mbështetet në ndonjë dokumentacion historik.[4] Barleti mund të ketë pasur informacion të besueshëm, por gjithsesi narrativa e tij historike nuk mund të merret si një provë në vetvete e një marrëveshjeje mes Hunyadi-t dhe arbërve.

Në pranverën e vitit 1444 rezistenca arbre u institucionalizua me themelimin e Lidhjes së Lezhës (2 mars 1444) dhe, në pritje të pushtimeve osmane, ishte e natyrshme që Skënderbeu të mendonte për një aleancë të qëndrueshme me Hunyadi-n dhe kurorën hungareze. Skënderbeu, pavarësisht dëshirës së mirë të shprehur në letrën e tij, nuk arriti t’i bashkohej koalicionit europian të udhëhequr nga mbret Vladislav III në Varnë të Bullgarisë. Barleti njofton se despoti i Serbisë, Gjurad Brankoviçi, e pengoi kalimin e arbnorëve drejt Varnës. Në mungesë të dokumenteve, historia e ka lënë me kaq këtë çështje.[5]

Dy fushatat e mëdha të ushtrisë së përbashkët të krishterë, që përbëhej nga pjesëtarë të ndryshëm prej kombësive evropiane, nën udhëheqjen e mbretit të Polonisë dhe Hungarisë, Vladislavit III, të quajtur i Varnës (i biri i Vladislavit II Jagellonit) dhe të vojvodës së famshëm transilvanas, Janos Hunyadi-t, nxitën dëshirat e popujve ballkanas për t’u çliruar me anë të sprapsjes së rrezikut osman me luftë të armatosur.[6] Më 16 tetor 1444 ushtria hungareze mbërriti në Nikopolis dhe pasi ndenji aty tri ditë, vazhdoi rrugën e vjetër romake drejt bregut të Detit të Zi duke pushtuar, grabitur e shkretuar shumë qytete e kështjella. Përballë Varnës, kjo ushtri arriti më 9 nëntor dhe, po atë natë, ushtarët panë nga larg zjarret e ushtrisë së sulltanit. Ishin vetëm 16.000 ushtarë të përbërë nga trupat e mbret Vladislavit, të siguruara nga kardinal Cesarini, trupa transilvane dhe rumune, si dhe kroate e vllahe. Kjo ushtri modeste duhej ta mbante shpresën te përforcimet që duhej të vinin nga zbarkimi i galerave burgunde dhe atyre papnore. Sipas planit të Cesarinit, trupat që do të zbarkonin nga flota do t’u dilnin nga pas otomanëve dhe kështu do t’i vinin ata mes dy zjarresh. Mirëpo flota nuk kishte mundur të mbërrinte në kohë dhe Murati II, i cili qe rikthyer në fron me urgjencë, kishte arritur që t’i kalonte trupat e tij në kontinentin europian me ndihmën e pabesë të galerave gjenoveze.[7] Fatkeqësisht, kryqëzata evropiane dështoi dhe mbret Vladislavi III u vra më 10 nëntor 1444. Burimet historike otomane nuk e fshehin mendimin se fati i luftës ishte me ushtrinë e krishterë që në fillim të betejës. Epërsia e saj ia prishi mendjen edhe vetë Sulltanit, i cili po bëhej gati të merrte arratinë. Po ndërkaq kronikat otomane parashtrojnë ndërhyrjen e perëndisë në fatin e betejës. Mbret Vladislavi III, i fryrë nga mburrja, vendosi t’i shkatërronte vetë kundërshtarët dhe u vërsul kundër trupave të Muratit. Ai mbeti i gozhduar midis një jeniçeri dhe një azapi, të cilët ia vranë dhe kalin. Jeniçer Koca Hidiri ia preu kokën dhe ia dërgoi Sulltan Muratit.[8]

Marcin Bielski, humanisti polak, në veprën “Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, princin shqiptar”, shkruan se Skënderbeu me njerëzit e tij nuk mundi të ishte në kohë në këtë betejë, sepse për të vajtur në Varnë duhej të kalonte përmes Serbisë dhe Bosnjës, por despoti i Serbisë i krijoi vështirësi e vonesa të panumërta në tokat e tij. Kur dëgjoi se hungarezët u mundën dhe mbreti mbeti i vrarë, u zhyt në dëshpërim e vajtoi. Tri ditë nuk hëngri e nuk piu dhe me asnjë njeri nuk bisedoi ngaqë ndiente keqardhje.[9] Ky rrëfim i Bielskit na konfirmon edhe një herë tjetër për letrat që kishin shkëmbyer mbret Vladislavi III dhe Skënderbeu, si dhe dëshirën e të dyve për të ndërtuar një aleancë të ngushtë antiosmane. Por detaji më interesant në librin e Bielskit është pasazhi ku shkruhet se ndoshta një pjesë e shpëtuar e ushtrisë së Unionit Polako-Hungarez gjeti strehë edhe në Shqipëri. Luftëtarët e ushtrisë hungareze u shpërndanë, shkruante Bielski. Disa shkuan dhe në Shqipëri. Aty Skënderbeu i strehoi, i ushqeu, ua kuroi plagët, u garantoi siguri, u dha dhurata, pavarësisht cilës kombësie i përkisnin.[10] Deri më tani nuk ka të dhëna dokumentare të tjera që ta vërtetojnë këtë fakt, por nuk përjashtohet mundësia që një kontingjent i shpëtuar i ushtrisë hungarezo-polake të ketë arritur në portet e Arbërisë me anijet veneciane. Në këtë rast, prania e këtij kontingjenti të ushtrisë polake do të përbënte edhe vendosjen e kontakteve të para të drejtpërdrejta midis ushtrisë së Skënderbeut dhe ushtrisë hungarezo-polake. Mirëpo, pavarësisht këtyre burimeve të tërthorta historike, nuk ka gjurmë në dokumentacion që të dëshmojnë për shkëmbimin e ambasadorëve apo dërgatave diplomatike në këtë periudhë dyvjeçare, 1444-1446, midis Skënderbeut dhe Hunyadi-t. Vetëm në vitin 1447, në prag të fushatës së Hunyadi-t në Fushë-Kosovë, ka dy burime historike që dëshmojnë për planet e bashkëpunimit midis dy heronjve të krishterimit. Burimi i parë historik është historiani bizantin Chalkokondyles, i cili shkroi në vitin 1460 se Hunyadi dërgoi lajmëtarë te Skënderbeu dhe tek Araniti, sepse qëllimi i tij ishte të bashkonte forcat me ta, ndërsa ishin duke depërtuar thellë në Europë. Për këtë arsye, ata (Skënderbeu dhe Araniti) ishin informuar më parë.

Ky bashkëpunim shikohej më shumë në kuadrin e një gjeostrategjie më të madhe paneuropiane rreth rrezikut otoman sesa një bashkëpunim lokal administrativ midis Hungarisë dhe Arbërisë. Plani i Janos Hunyadi-t ishte që t’i dëbonte osmanët nga Evropa në disa faza. Hapi i parë që duhej të realizohej në vjeshtë të vitit 1448 me ndihmën e Skënderbeut ishte pushtimi i Maqedonisë dhe i portit të Selanikut. Duke marshuar drejt jugut të Serbisë dhe duke bashkuar forcat me ushtrinë e arbërve, ai kishte për t’i ndarë më dysh zotërimet e Perandorisë Osmane në Evropë. Duke pushtuar Maqedoninë, Arbëria ishte e mbrojtur nga sulmet e reja të osmanëve, ndërsa Selaniku mund të shndërrohej në një bazë për flotat e Venedikut dhe të Aragonës, me synimin për të bllokuar ngushticat dhe si një pikënisje në stere, për të ndërmarrë një sulm vendimtar në drejtim të Adrianopojës.[11] Një urë lidhëse tepër e rëndësishme midis Arbërisë dhe Hungarisë ishte Mbretëria e Napolit, shtet që, nën udhëheqjen e Alfonsit të Aragonës, kishte zhvilluar një politikë aktive antiosmane në rajonin e Evropës Lindore. Mirëpo kjo politikë dhe ekspansion i Mbretërisë së Napolit në Evropën Lindore zhvillohej në rivalitet me politikën dhe ekspansionin territorial që kishte po në këto territore edhe Republika e Venedikut. Edhe konflikti me Venedikun, që pati Skënderbeu më 1448, shikohej si një reflektim i këtij rivaliteti, ku princi arbër, i zhgënjyer nga ndihma e deriatëhershme venedikase, filloi të ndërtonte themelet e një politike të jashtme të lidhur ngushtë me Mbretërinë e Napolit. Ishte pikërisht ky konflikt që e vonoi Skënderbeun dhe fuqitë arbre që ai komandonte,për t’u bashkuar me fuqitë e Hunyadi-t në Fushë-Kosovë. Pavarësisht faktit që në Traktatin e Paqes, nënshkruar midis prijësve shqiptarë dhe Venedikut më 4 tetor 1448, shkruhej se, gjithashtu, mbasi e kanë pleqëruar mes tyre zotërinjtë e sipërshënuar të Shqipërisë dhe kanë vendosur që i sipërshënuari, zoti Skënderbe, të shkojë vetë me sa më shumë ushtri që të mundet për t’u bashkuar me zotin Janus (Janos Hunyadi), i përmenduri zotërim i Venedikut duhet të urdhërojë që t’i jepen e t’i dorëzohen të përmendurit Skënderbe, për llogari të shpërblimit të tij, brenda 15 ditëve, një mijë e katërqind dukatë që do të zbriten nga shpërblimi i tij[12],ushtria arbre nuk arriti të ishte e pranishme në betejë. Një shkak tjetër i pranuar gjerësisht nga historianët ishte dhe neutraliteti i despotit serb, George Brankoviçit (1377 – 1456), që u bë akoma më shumë pengesë që forcat arbre të bashkoheshin me ato hungareze në Fushë-Kosovë. Arsyet e këtij qëndrimi të despotit serb ndaj fushatës antiosmane hungareze ishin sa diplomatike, po aq dhe fetare. Ai nuk i zinte besë plotësisht Hunyadi-t. Druhej se, pas përpjekjeve për çlirim, guvernatori i Hungarisë fshihte synimin për të nënshtruar popujt e Ballkanit. Frika e tij ushqehej edhe nga ndryshimi i besimeve. Pas koncilit të Firences më 1439, kur papa ta shfaqte haptazi qëllimin për të përfituar prej vuajtjeve të popujve të Lindjes e t’i kthente ata në katolicizëm, serbët – popullsi ortodokse -shpesh, te ndihma e ofruar nga një vend katolik, shihnin një orvatje të fshehtë për t’i kthyer në katolicizëm. Madje edhe në këngët popullore serbe për Janos Hunyadi-n- të cilin ata e thërrasin Jank Sibiniani – ndonjëherë ai paraqitet si një kryqtar fanatik që kërkonte t’i kthente me forcë në katolicizëm popujt e çliruar prej ushtrisë së tij.[13] Fushata e vitit 1448 e ndihmoi luftën e popullit arbër, po ndërkaq nuk mund të pohojmë për ekzistencën e një aleance të njëmendtë. Aty nga fundi i pranverës së vitit 1448, i vendosur t’i jepte fund “rebelimit” të arbërve, sulltani e sulmoi Skënderbeun me një ushtri prej afro 100.000 vetash. Ai pushtoi disa territore dhe rrethoi Krujën, qendrën kryesore të qëndresës, por nuk mundi ta pushtonte. Lajmet për përgatitjet e Hunyadi-t, por edhe arsye të tjera të mundshme, bënë që sulltani të vendoste ta ngrinte rrethimin e Krujës dhe gjatë muajit gusht të tërhiqej nga Arbëria[14].

Ndërkaq, ushtria hungareze depërtoi në thellësi të Mbretërisë Serbe, ku nuk hasi forca osmane, çka e dobësoi dhe vigjilencën e saj. Më 28 shtator[15]nisi marshimin në drejtim të jugut, nga vendi ku lumi Morava shkon e derdhet në Danub. Më pas zbriti në luginën e lumit Lab dhe, në më pak se dy ditë, arriti në Fushën e Mëllenjave. Kjo ka ndodhur më 14 ose 15 tetor 1448. Një gabim që bëri Janos Hunyadi gjatë marshimit për më shumë se 300 kilometra në territorin e armikut – pavarësisht nga përvoja e gjatë – ishte organizimi i keq i shërbimit informativ lidhur me lëvizjet e osmanëve. Mendohej që Janos Hunyadi të takohej me Skënderbeun pa mbërritur te qafat që të nxirrnin në luginën e Vardarit, drejt Maqedonisë. Ai ndaloi, në mënyrë që ushtria të pushtonte për pak ditë në veri të Fushës së Mëllenjave, pranë Prishtinës.[16] Mirëpo osmanët, që ishin lajmëruar më parë nëpërmjet shërbimit të tyre të informimit, kishin marrë masat për t’ua prerë rrugën forcave hungareze në Fushë-Kosovë. I përballur me shfaqjen e papritur të osmanëve, Janos Hunyadi kishte dy rrugëdalje: ose tërhiqej drejt jugut, të përshpejtonte kësisoj bashkimin e forcave me Skënderbeun, ose t’u bënte ballë në vend, në pritje të ardhjes së arbërve, të cilët nuk mund të ndodheshin larg. Guvernatori e hodhi poshtë idenë e tërheqjes në drejtim të jugut. Një gjë e tillë kishte për të qenë demoralizuese për ushtarët, kur ta shihnin veten të ndjekur nga armiku në një territor të panjohur për ta dhe në një drejtim që i largonte edhe më shumë nga vendi i tyre. Në të njëjtën kohë, kishte për të qenë e vështirë të shmangej një sulm i osmanëve me ushtrinë të rreshtuar në pozicion marshimi, duke krijuar një situatë që sillte humbje të sigurt. Kundrejt lumit Sitnica, në krahun e djathtë të ushtrisë osmane, ishin vendosur trupat e Anadollit, të komanduara nga bejlerbeu i ri, Sgurpasha, me origjinë arbërore.[17] Beteja u zhvillua e ashpër, por hungarezët humbën. Osmanët vranë shumë fisnikë hungarezë gjatë tërheqjes dhe vetë Hunyadi ra rob te zotërimet e George Brankoviçit. Humbja e ushtrisë hungareze në Fushë-Kosovë më 1448 i privoi forcat e koalicioneve antiosmane evropiane nga ofensiva e sulmit dhe nga dëbimi i otomanëve nga Ballkani, ku tashmë Hunyadi do të mbronte me sukses zotërimet hungareze, ashtu si dhe Skënderbeu principatën e vet.

Vetëm në vitin 1455, pas shpalljes si papë i Romës të Kalistit III, ideja e një kryqëzate të organizuar do të zinte vend sërish në mendimin dhe aksionin politik të vendeve evropiane, ku sërish do kryqëzoheshin fatet e rezistencës arbre dhe hungareze. Papa i ri ishte ideatori dhe organizatori i një kryqëzate që u quajt “Liber Brevium Callisti III”. Kardinalët dhe predikuesit iu drejtuan turmave popullore duke iu bërë thirrje të rroknin kryqin për të luftuar armiqtë e besimit. Kontingjenti më i madh i kryqtarëve u mblodh në Gjermani, Bohemi dhe Hungari, falë predikimeve të frat Xhiovani da Kapistrano-s.[18] Rezultati i parë i kësaj mbështetjeje qe pjesëmarrja e këtij kontingjenti forcash për marrjen e kështjellës së Beogradit nga ana e forcave hungareze me në krye Janos Hunyadi-n më 6 gusht 1456. Po atë ditë, në të kremten e shpërfytyrimit të Krishtit, mbërriti në Romë lajmi se turqit qenë thyer në Beograd. Me këtë rast, papa organizoi festime falënderimi për ushtarët e kryqëzatës, sepse Beogradi ishte etapa e parë. Tashmë lipsej të marshonte drejt Kostandinopojës dhe Jerusalemit.[19] Mirëpo, pavarësisht kësaj ndërmarrjeje dhe angazhimi papnor për të mbledhur njerëz për kryqëzatën, duhet pranuar se mungonte pothuajse e gjithë fisnikëria që, asokohe, zotëronte, gati përjashtimisht ndaj shtresave të tjera, profesionin e përdorimit të armëve. Për shembull, në betejën e Beogradit, ku kryqtarët luftuan trimërisht dhe fituan, nuk kishte mes tyre asnjë fisnik, por vetëm artizanë dhe fshatarë.[20] Në kontekstin evropian të përpjekjeve të papa Kalistit III për organizimin e një kryqëzate të suksesshme, Skënderbeu dhe Arbëria kishin pasur një interes maksimal për të qenë pjesë e saj. Skënderbeu pati pësuar disfatën e Beratit më 26 korrik 1455 dhe pati luhatje të pushtetit pas tradhtive të nipërve të tij, Gjergj Stres Balshës që kishte dorëzuar kështjellën e Modricës më 1456 dhe Hamzait më 1457. Por, pas fitores mbi ushtrinë osmane të udhëhequr nga Isak Bej Evrenozi (gjenerali osman më me përvojë në betejat me shqiptarët dhe i këshilluar ngushtë nga Hamza Kastrioti) në Betejën e Albulenës, Skënderbeu fitoi sërish mbështetjen e vazhdueshme të papa Kalistit III dhe, mbi të gjitha, vlerësimet pozitive në të gjitha oborret e Evropës përmes korrespondencës së Papës me këto oborre, për t’i tërhequr ato në politikën e tij antiosmane. Në planin teorik të kryqëzatës, Skënderbeu zinte një rol kryesor në rreshtimin e forcave: Arbëria dhe forcat e tij gjendeshin në linjën e parë. Për Shqipërinë, si nun për kryqëzatën u caktua ipeshkvi i Krajës, Pal Engjëll-Dushi, i cili do të vepronte në bashkëpunim me Skënderbeun jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Dalmaci dhe në Serbi, ndoshta për të mbledhur në të parën ndihma për Shqipërinë e në të dytën për të mbështetur pozicionin e saj të lëkundur e kësisoj drejtpërdrejt të rrezikshëm për Shqipërinë.[21]Gjergj Kastrioti-Skënderbeu arriti ta mposhtte pushtuesin me zotësinë e tij. Kështu, shembulli i tij, nga motiv ndihmash u shndërrua në motiv inkurajimi për princat e krishterë në luftën kundër osmanëve. Ky fakt duket qartë në letrën që papa Kalisti III i dërgonte mbretit të Hungarisë, Matia Korvinit: “Falë fitoreve të tjera të arritura nga biri ynë i shtrenjtë, fisniku Skënderbe i Shqipërisë kundër turqve, forcat e armikut duhet të jenë ligështuar në maksimum”[22]Në vijim papa Kalisti III flet në shkallë sipërore për Skënderbeun, duke e quajtur atë kavalier trim dhe atlet i Zotit: “Në Shqipëri, kavalieri dhe atleti i Zotit, Skënderbeu, forca dhe qëndresa shpirtërore që ti e vë në veprim kundër turqve dhe lëngesat e vazhdueshme që ti duhet të përballosh… I falemi Zotit për vendin tënd që të ka vendosur për të qëndruar si një pendë dhe një mur i fuqishëm mbi të cilin turren, duke u mundur shpesh, për të dhënë lavd e nderim të jashtëzakonshëm, armiqtë me të cilët lipset të përleshesh edhe trup me trup. Ah, sikur të kishim edhe të tjerë me vlerën tënde mes princërve kristianë, për të mos qenë kaq të ankthshëm e kaq të shqetësuar për mbrojtjen e besimit tonë!”[23]Kjo korrespodencë inkurajuese i drejtohej Matias Korvinit për ta tërhequr në kryqëzatë, pasi menjëherë pas fitores së Beogradit, nga kufomat e shumta, si dhe nga mungesa e ushqimeve, shpërtheu murtaja. Midis shumë të tjerëve kishte vdekur dhe Janos Hunyadi, më 11 gusht 1456, çka e kishte ndërlikuar shumë fatin e kryqëzatës së porsafilluar. Lajmi i vdekjes së Hunyadi-t tronditi gjithë botën evropiane të krishterë. Madje edhe njeriu që ai e kishte mundur, Mehmeti II, u prek nga vdekja e Hunyadi-t, duke thënë se qysh nga agimi i kohërave nuk kishte pasur ndonjë burrë që t’i shërbente më mirë kauzës së tij. Trupi i heroit u çua në Transilvani dhe u varros në katedralen katolike në Alba Julia, ku dhe sot mund të shihet rrasa e bukur e vendosur mbi varrin e tij pas disa vitesh. Edhe pas vdekjes, Hunyadi-n e mbajtën në Transilvani, ku edhe ishte ngritur në majat e lavdisë prej përkushtimit të njerëzve, të cilët i ranë pas dhe e ndoqën në betejat ku ai u priu me trimëri dhe zotësi të pashoqe.[24] Pas vdekjes së Hunyadi-t, djali i tij, mbret Mathias Corvini ndoqi një politikë të përqendruar më së tepërmi në zotërimet e tij sesa në mbështetje të koalicioneve evropiane antiosmane. Kjo ishte arsyeja që papa Kalisti III,për subvencionet e mbledhura në Dalmaci, urdhëroi të ndaheshin në mënyrë të barabartë ndërmjet mbretit të Hungarisë, mbretit të Bosnjës, si edhe Gjergj Kastriotit të Shqipërisë. Mbreti i Hungarisë, Matthias Corvinus (1458–1490) nga botëkuptimi i përkiste Rilindjes evropiane. Ai kishte një nga bibliotekat më të pasura në Europë, që ia kalonte vetëm ajo e Vatikanit. Po ashtu kishte arritur një administrim të përsosur të vendit dhe ishte përkrahës e mbrojtës i arteve të bukura. Gjatë kohës së tij, aleancat dhe vizitat e ndryshme të evropianëve ndikuan për shtimin e interesit për Evropën në këto territore. Por, për fat të keq, pas vdekjes së Hunyadi-t, qëndresa hungareze nuk do të vijonte të ishte aq e fortë sa pati qenë nën udhëheqjen e tij dhe pesha e veprimeve luftarake kundër osmanëve do të përqendrohet në Arbëri e More, ku jeton një numër i madh popullsie arvanitase.

Mbreti i ri i Hungarisë, Matthias Corvinus-i, do të negocionte me Skënderbeun më 1459 nëpërmjet Venedikut, por gjithmonë me dëshirën për të përforcuar pozitat hungareze në Kroaci dhe Bosnjë, pas shkatërrimit të Serbisë nga otomanët dhe humbjes së kontaktit të drejtpërdrejtë me territoret e Skënderbeut. Corvinus-i nuk gjendej në pozita të favorshme brenda Hungarisë dhe nuk dëshironte të ndërmerrte aksione luftarake jashtë mbretërisë së tij. Shpresat për një aleancë të re me Skënderbeun u ringjallën në vjeshtën e vitit 1464 kur, pas përpjekjes së dështuar të otomanëve për të pushtuar Jajcen në Bosnjë, ai ndërmori një ofensivë të re për të zgjeruar territoret e sundimit të tij në Bosnjë. Në fakt, Republika e Venecias ishte për të dytin vit radhazi në luftë me otomanët dhe në aleancë formale me Hungarinë dhe për këtë arsye ata i kërkuan Corvinus-it që, nën shembullin e babait të vet,të bashkonte forcat me arbrit, të hapte frontin e dytë me otomanët dhe të lehtësonte në këtë mënyrë venedikasit që ishin të angazhuar në luftime me otomanët në More. Matthias Corvinus-i duket se e ka kontaktuar sërish Skënderbeun me një propozim për një aksion ushtarak të përbashkët, qëllimin e të cilit është e vështirë për ta dyshuar. Si duket, ka qenë lajmi i vdekjes së Papa Piut II, në fillim të shtatorit, që e bëri atë që ta braktiste planin e ofensivës së përbashkët me venedikasit dhe arbrit dhe të kufizohej në mbrojtjen e zotërimeve të tij në Bosnjën e veriut. Mattias Corvinus-i vazhdoi të ishte në kontakte diplomatike me Venedikun dhe Skënderbeun, por tashmë është fakt i njohur se qëllimi i tij ishte të përforconte pozitat e Mbretërisë Hungareze në Bosnje dhe Hercegovinë. Për këtë arsye është e vështirë të besohet se ai hyri në një marrëveshje aleance me Skënderbeun në vjeshtën e vitit 1466, siç përmendet në një burim historik nga mediavelisti Pall. Ndërkaq, asnjë lloj ndihme nuk iu dha Skënderbeut dhe në gusht 1466 ishte pothuajse një fakt i njohur në Itali se “mbreti i Hungarisë nuk do të kalojë lumenjtë Drava dhe Sava në fushatë kundër otomanëve në këtë vit”.[25] Pavarësisht se Mattias Corvinus-i e la Skënderbeun në fatin e vet, ashtu si dhe serbët dhe boshnjakët më parë, qëndresa arbre do të vazhdonte deri në fund të shekullit XV, çka do të bënte që inkursionet osmane drejt Italisë të mos ishin të suksesshme, ndërsa në kujtesën kolektive shqiptare kjo luftë do të hyjë si “Moti i Madh”. Në vitet e Rilindjes Kombëtare, motivet historike, politike e kulturore të kësaj kohe do të bëheshin edhe motivet kryesore nismëtare për zgjimin kombëtar dhe, sëbashku me to, edhe të idesë evropiane mes shqiptarëve.

Marrëdhëniet arbro-hungareze do trajtoheshin në Këngën VIII të “Istorisë së Skënderbeut” (1898) të Naim Frashërit, duke ngulitur në kujtesën kolektive të shqiptarëve themelet e një miqësie dhe aleance të ngushtë.

(Kumtesë e mbajtur në konferencën përkujtimore me rastin e 100-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-Hungari.)

Autori është historian dhe Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar.

Bibliografi:

  • At Giuseppe (Zef) Valentini. M Sciambrra-I. Parrino. Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458).
  • Banlaky, vep.e cit.
  • Bistra Cvetkova, Analizë e burimeve kryesore otomane të shekullit XV mbi fushatat e Vladislavit të Varnës dhe të Janosh Hunyadit më 1443-1444.
  • Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, v.p
  • Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës i krishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2009.
  • Francise Pall. Les relations entre la Hongrie et Scanderbeg. Revue des Etudes Sud-EstEuropeennes VI, no 1(1968); 5 and passim.

  • Marcin Bielski, Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, princin shqiptar, Shtëpia botuese, shtypshkronja “ILAR”, Tiranë 2018.
  • Oksford Dictionary of Islam. Revue des Etudes Sud-EstEuropeennes VI, no 1(1968); 5 and passim.
  • Ljubic, Listine o odnos njihiz medju Juznoga Slaven stvai Mletacke Republike, Vol.IX (1443-1452), Zagreb, 1890.
  • Schimitt Oliver Jens, “Scanderbeg sletze Jahre-West-ostliches Weschsel von Diplomatie und Krieg im Zeiltater der osmanischen Eroberung Albaniens (1464-1468), Sudost-Forchungen 63/64(2004-2005).
  • Tamas Palosfalvi, Scanderbeg and the Hunyadis: Myth and reality. Acta BalcanoHungarica 1.Research Centre for the Humanities, Hungarian Academy of Sciences, edited by Krisztian Csaplar-Degovics, Budapest, 2019.
  • Virgjil Kule, Kryqtari i fundit, Ombra GVG,Tiranë, 2012.

[1].Banlaky, vep.e cit., f.12, shënimi 28.

[2]. Sipas Oksford Dictionary of Islam, territoret kufitare të Mbretërisë Hungareze në atë kohë konsideroheshin si territore lufte, ku mes inkursioneve më të tmerrshme shquanin ato të akënxhinjve.

[3]. C. Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës i krishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2009, fq. 66.

[4]. Tamas Palosfalvi. Scanderbeg and the Hunyadis: Myth and reality. Acta Balcano Hungarica 1. Research Centre for the Humanities, Hungarian Academy of Sciences, edited by Krisztian Csaplar-Degovics, Budapest, 2019, fq 16, Pall, Francisc. Scanderbeg et Ianco de Hunedoara. Revue des Etudes Sud-Est Europeennes VI, no 1(1968); 5 and passim.

[5]. Virgjil Kule, Kryqtari i  fundit, Ombra GVG,Tiranë, 2012, faqe 77.

[6]. Bistra Cvetkova, Analizë e burimeve kryesore otomane të shekullit XV mbi fushatat e Vladislavit të Varnës dhe të Janosh Hunyadit më 1443-1444, faqe 133.

[7]. Virgjil Kule, Kryqtari i  fundit, Ombra GVG,Tiranë, 2012, faqe 76.

[8]. Virgjil Kule, Kryqtari i  fundit, Ombra GVG,Tiranë, 2012, faqe 152.

[9]. Marcin Bielski, Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, princin shqiptar, Shtëpia botuese, shtypshkronja “ILAR”, Tiranë 2018, faqe 46.

[10]. Marcin Bielski, Mbi Skënderbeun e Maqedonisë, princin shqiptar, Shtëpia botuese, shtypshkronja “ILAR”, Tiranë 2018, faqe 47.

[11]. C. Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës i krishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë2009, fq. 187.

[12]. S. Ljubic, Listine o odnos njihiz medju Juznoga Slaven stvai Mletacke Republike, Vol.IX (1443-1452), Zagreb, 1890, fq. 282-283; Burime të zgjedhura për historinë e Shqipërisë, v.p fq 294-296.

[13]. C. Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës i krishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2009, fq 180.

[14]Francise Pall, vep. ecit, f.128, idem, Marino Barkezio… f.173.

[15]Pridiepenultimam Septembrisab Danubio… castramotafuere.“Fejer, vep.e cit. f.126.

[16]. C. Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës ikrishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2009, fq. 187-190.

[17]. C. Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës i krishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2009, fq 190.

[18]. At Giuseppe (Zef) Valentini. M Sciambrra-I. Parrino. Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458),faqe 169.

[19]. At Giuseppe (Zef) Valentini. M Sciambrra-I. Parrino. Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458),Tiranë, faqe 169).

[20]. At Giuseppe (Zef) Valentini. M Sciambrra-I. Parrino. Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458),Tiranë, faqe 169).

[21].  Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458), Plejad, faqe 185-186)

[22]. At Giuseppe (Zef) Valentini. M Sciambrra-I. Parrino. Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458)faqe, 208.

[23]. At Giuseppe (Zef) Valentini. M Sciambrra-I. Parrino. Papa Kalisti III, Skënderbeu dhe Kryqëzata (1455-1458),faqe 233-234.

[24]. C. Mureseanu, Janko Hunyadi, mbrojtës i krishterimit, Shtëpia Botuese 55, Tiranë 2009, fq. 242.

[25]. TamasPalosfalvi, Scanderbeg and the Hunyadis: Myth and reality. ActaBalcanoHungarica 1.Research Centre for the Humanities, Hungarian Academy of Sciences, edited by Krisztian Csaplar-Degovics, Budapest, 2019, fq 20; Pall, Les relations entre la Hongrie et Scanderbeg, 1-     Revue des Etudes Sud-EstEuropeennes VI, no 1(1968); 5 and passim,136-140; Schimitt Oliver Jens, “Scanderbeg sletze Jahre-West-ostliches Weschsel von Diplomatie und Krieg im Zeiltater der osmanischen Eroberung Albaniens (1464-1468), Sudost-Forchungen 63/64(2004-2005):112.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 