Emrije Krosi: Poezia dhe areali shqipshkrues në vendet Skandinave

E hënë, 29 Prill, 2024

Suedia pa përjashtim është vendi me aktivitetin më të lartë artistiko-letrar pas Gjermanisë. Kjo edhe falë largpamësisë dhe punë së palodhur të Sokol Demakut, mësues, poet dhe gazetar, por edhe themelues i revistës kulturore “Dituria” dhe i qendrës kulturore dhe letrare “Migjeni” Boras, revsitës kulturore “Migjeni” po në Boras, boton poezi në gjuhën shqipe për lexuesin suedez, të përkthyera nga Rezah Sheqiri, poetë, gazetarë dhe përkthyes, madje ka sjellë në gjuhën shqipe edhe shumë emra të poezisë suedeze dhe nordike (letërsi pak e njohur për lexuesin e sotëm shqiptar). Falë bashkëpunimit të tyre, zëri poetik i shumë poetëve të panjohur, ka qenë referencë e disa antologjive shqip-suedisht. Poezitë kryesisht, janë me temë nga atdheu, emigracioni , familja, dashuria etj. Poezitë janë të thjeshta, por rëndësi ka që zëri i poetëve shqipshkrues, madje me tematika më përtej mendësive ballkanike, por edhe shpirti mesdhetar, që tingëllon kaq solar, në vendet e ftoht skandinave. Poetët përfaqësues të këtij areali shqipshkrues janë:  Sokol Demaku, Rizah Sheqiri, Teuta Haziri, Remzi Basha, Suada Imeri, Zyrafete Manaj, Bjaram Muharremi, Jolia Qela, Ibrahim Abedini. Tematikat më të pranishme në poezitë e tyre janë:

  1. motivi i atdheutështë metafora gjithpërfshirëse , madje Bajram Muharreni dhe

Ibrahim Abedimi, në poezitë e tyre endet atdheu elegjiak, atdheu epiko-lirik, atdheu që herë-herë del nga dhimja dhe herë humbet nëpër mjegullat e mugëtirave të shekujve, përmes vargmimit klasik dhe popullor;

  1. motivet e poezisë individuale, autobiogarfike, po tematika familjare, sidomos tek

poezitë e poeteve femra si: Zyrafete Manaj, Teuta Haziri, Suada Imeri, duke marrë motive socioetnike motive nga kujtimet e fëmijërisë nga atdheu, që kanë kaluar në Kosovë;

  1. motive nga përditësia dhe jeta në emigracionsi edhe “betejat” për t’u integruar si

të barabartë në shoqërinë me standarde të larta demokratike dhe larg mendësisë ballkanase, ku dominojnë vlerat e  një qytetarie jo vetëm humane, si domosdoshmëri të shkrimit poetik me risi dhe stil dhe plot elemente artistiko- stilitikore.

Poeti  R. Sheqiri, përveçse me veprimtaritë sociale-shoqërore, letraro- poetike dhe si përkthyes,  poezia e tij përmban elemete bashkëkohore dhe moderne, që përveçse mungesë së atdheut amë, përpjekjet dhe vështirësitë për integrimin në një tjetër atdhe“artificial”, atë të vikingëve ku gëlojnë mijëra gojëdhëna, përalla, mite dhe mitologji në kohë të hershme dhe të reja, që shërbejnë edhe si fabula prozash të shkurtra edhe nga prozatorët shqiptarë emigratë aty. Vargjet: nënë sytë i kam të drejtuar kah ti/dhe me një rreze grindem si fëmijë/që nga atdheu s’më solli pak dashuri/e të dehem të dehem ngrohtësi, nga poezia: “Faqe ditari e një mërgimtari”, nga Rezah Sheqiri, poetit i mungon dashuria, ngrohtësia solare nga adriatiku . Nëna është edhe shtëpia, pragu por edhe atdheu. (E pamundur të shmangësh dashurinë dhe atdheun), por shumë poetë përmes temave klishe apo poezive kornizë, temat për atdheun tejkalojnë edhe komtarizmin ekstrem. Por, kushtet e robësisë dhe të varfërisë  detryruan të emigrojnë shumë shqiptarë të Kosovës në vitet ‘80-të dhe shumë shqiptarë pas viteve ‘90-të, duke thelluar hendekun kohë-hapsirë, ku shkretëtira shpirtërore formon mirazhet e pamundura  të mungesë dhe shpresës, në formën e një utopie sociale,(Sheqiri: 2002). Sokol Demaku falë edhe përkushtimit të tij, si folës në radio, zëri i gjuhës shqipe të jehojë nëpër hapsirat e pamata të atdheut të vikingëve, duke e trashëguar ndër breza (sidomos brezi i dytë) fëmijët që kanë lindur dhe janë shkolluar atje.

Qendra Kulturore Shqiptare “ Migjeni” në Boras të Suedisë, në kuadër të shumë aktiviteteve konkrete që po zhvillon një kohë të gjatë, organizojë për kaq vite manifestimin letrar të titulluar “ Sofra poetike në Boras” ku marrin  pjesë krijues dhe dashamirë të fjalës së shkruar jo vetëm nga Suedia, por edhe nga disa vende evropiane si dhe poet e miq suedezë, ideuar dhe udhëhequr nga Sokol Demaku. Emigracioni shqiptar në Suedi, është shumë në  avangardë  të mërgatave të tjera shqiptare, falë edhe lirisë që u jep Mbretëria Suedeze, për të qenë mbrojtës të idealeve kombëtare, të tejçimit dhe të mbrojtjes së traditave më të mira shqiptare, falë edhe energjisë së pashtershme të bashkombsave tanë, për shërbesën që i bëjnë atdheut, gjuhës dhe trashëgimisë etno-kulturore shqiptare, jo vetëm duke afruar poetë dhe krijues shqiptarë në vendet skandinave, por edhe në të gjithë diasporën, por edhe me poetë suedezë dhe të komuniteve të tjera që jetojnë në Suedi. Në një poezi të tij “Në polin verior”, (Demaku: 2015: 22), vargjet:  sonte diku në polin verior,/ Vargu im rrugë ka marrë /E presë ditën e re,/Agimin për të zbardhë./Një zog nga larg,/Më sjellë një lajm/Me plotë dashuri,/Në takimin të ditës së re./Është ky zogu përrallor,/Me sqepin e art,/Që me këngën e tij zjarrtë,/Sjellë lumturi./Eja zog përrallor,/Këngën fillo,/Lumturo mërgimtarët,/Jetën ua lehtëso, në polin e veriut dielli është i pafundëm dhe dita nuk merr fund kurrë, duke lëbryer një dritë të fortë mes Tokës dhe Qiellit, se vetë agimi i bardhë, vjen nëpërmjet dritës dhe diellit, që quhet Sol,  ishte perëndesha e diellit në mitologjinë skandinave, dhe duke njohur mitologjinë: vargu im rrugë ka marrë, përsëri poeti i drejtohet,  Odinit (Gräslund: 2000), që është (Zot i magjisë dhe poezisë), por në mitologjinë skandinave quhet si Kryezoti = God+Thor. Poeti në këta poezi prek në mënyrë profesionale dhe poetikën në të gjitha skutat e mistershme të shpirtit njerëzor, duke i paraqitur ato si koordinata magjike (Dragoj: 2017), duke e lidhur mëpërtej kufijtë e hapësirës (dhe kohës), ku simbolet letare rrokin shumë simbolika(Ferber: 1999: 8). Vargu: është ky zogu përrallorka elemte të përrallës, që padyshim lidhet edhe me mitologjinë shqiptare. Poezia, përveçse  metaforës simbolike,  (simboli i diellit/dritës/agimi polar/zog/ përrallë etj),duke ndërthurur edhe elementet mes dy mitologjive: asaj shqiptare dhe skandinave pëmrs lidhjes edhe me përrallën (Propp: 2004: 3). Rrokja  poetike e Demakut si gjithëpërfshirëse, mes poezisë klasike dhe moderne, mes atdheut dhe emigracionit, mes të “huajës” dhe “times”, mes skadinavisë (ku dielli  nuk perëdon kurrë) dhe mesdheut, (ku dielli nxen shumë), mes Vikingëve (luftëtarë dhe detarë të shpejtë) dhe Ilirëve (trima dhe detarë të mesdheut), përmes mungesës mungesën së mallit për atdheun e lodhur nga varfëria pret të lindë një ditë e re, një diell i ri dhe një jetë e re. Kurse poetët e tjerë: Shqiptar Oseku dhe Entela Tabaku, përfaqësohen në një antologji të përbashkët, me poezi postmoderniste, ku tematika është emgiracioni, familja, mungese e atdheut dhe kujtimet nga fëmijëra por edhe përpjekje për t’u natyralizuar.

  • dykotomia e “përjashtimit” dhe “pranimit”, në poezinë e Tabakut & Osekut.

Ndodh shumë rrallë, që dy poetë të kenë qasje të njëjtë si në stil dhe tematike,  apo edhe mënyrën e ndërtimit tekstor të poezisë. Duke u përballur me një lloj diskrimini që “ndihet” brenda qenësisë tënde,  jashtë vetes përballë “tjetrit” kupton se kufiri mes “uni/ “unë”” dhe “ai”/ “ne” dhe “tjetri” vendosur në këtë pozicion disi të tensionuar dhe të pasigurt, (Ricks: 1995), se kufijtë e anës së brendshme dhe asaj të jashtme sjellin në vëmendjen dhe vetëdijen njerëzore, qenësinë tinë si të barabartë por edhe përjashtues, shpalos një lloj “kaotizmi” modern edhe në poezi ku vetëreferencialiteti dhe  vetësubjektivizmi, jo vetëm si një tendencë drejt  vetvetores,  vjen edhe si referencë ndaj postmodernizmit, (Sarup: 1993) , kodet poetike të dy autorëve gjenerojnë të njëjtën përbashkësi praktike referenciale të një realiteti të njëjtë.

discrimination

A failure to treat all persons equally where no objective and reasonable distinction can be found between those favoured and those not favoured. See also xenophobia.

fjala jeme
ka tingull të huej
edhe në shkrim
shkon e lidhun për emën
tem
si theks i padukshëm
që thirret ndër germa
mbush armë mosbesimi
që presin me iu shprazë
në rastin ma të parë
dhe fjalës teme
i duhet me buzëqeshë
paqtueshëm
edhe me shkrim

Entela Tabaku

Realiteti bëhet një lloj teksti në vetvete, që ndërtohet me kode, sepse të shkruash rreth realitetit, një tekst brenda tekstit, jo vetëm si një rimodelim kodesh dhe konvencionesh poetike, (Culler: 1975), por të dy tekstet (poezia e Tabaku- & Oseku-t) identifikohen me këto kode:

–          kodi hermenautik, (emigma e tekstit),

–          kodi semik, (si përcatues i temave),

–          kodi proairetik, (si përcaktues të veprimit dhe sjelljes),

–          kodi kulturor, (informacioni socio-shoqëror), nëpërmjet përdorimit me bollëk të

metaforave simbolike, që shenjojnë poezinë. Poetja e kupton se fjala e saj është e huaj, por

ajo fjalën e ka të shenjtë që lidhet me vetë identitetin edhe pse ëshstë e huaj, ajo ka një emër, ka një gjuhë, ka një identitet. Simbolizmi i “fshehtë” që sjell vargu: mbush armë mosbesimi, të “tjerët” nuk e kuptojnë gj uhë e saj, kurse ajo duhet të buzëqeshë edhe kuj ata, (të tjetrë)duhet ta përqeshin. Vargjet: në rastin ma të parëdhe fjalës teme/i duhet me buzëqeshë, në kët formë monologu dramattik, (Martzs: 1954) një vetëdije e ndërsjellë, që dominon poezinë, vizioni simbolik vetë(rrëfimtar)  e detyron lexuesin për të zgjidhur marrëdhënien mes poezisë dhe lexuesit.  Kjo narrativë gjysmë-dramatike , mbështet në  simbole të vetë-qëndrueshme  sepse struktura e shkrimit femëror ka një ambivalencë themelore, (Lewalski; 1992) që lidh mendimin me shprehjen. Por paqtimi me realitetin në vargun:  paqtueshëm/edhe me shkrim, tregon se shkrimi është testatmenti më i mirë për identitetit e vetë autores.

Emigrant

A person undertaking an emigration.

See also immigrant.

mërgimtari nuk rritet
në kthim asht gjithmonë fëmi
qilimi i kuq e josh njëlloj me u rrokullisë
në thakët e ngrohun
prej diellit
mërgimtari nuk plaket
në kthim asht gjithmonë rini
bregu i liqenit e josh njëlloj me u dashtë
në gurët e ngrohun
prej diellit
mërgimtari nuk ndryshon si të tjerët
koha i ndalet qilimash e gurësh
kërcen hopthi nga viti në vit
ndër javë të ngrohuna
prej kthimit 

Shqiptar Oseku

Një qasje po e njëllojtë edhe për poezinë tjetër, pasi tematika mbetet e njëjtë por ndërtimi ndryshe,

brenda thagmës së termit difference, se vetë elementet stukturore  që përfshijnë dimensionin

 kohor dhe hapsinor,  që përcakton si sinkroninë ashtu edhe diakroninë, (Davie: 1953), pasqyrimi i vetvetes

është dukshëm, në përsëritjen trevargore, se mërgimtari nuk rritet/në kthim asht gjithmonë fëmi, “zëri profetik””, në mënyrë të përsosur lidh “vizionin qëndror”, struktura e vetëdijes poetike,  nga mënyra e përceptimit natyral paraqet dy rrafshe:

–          rrafshi i parë, rrafshi i vlerësimit,

–          rrafshi i dytë, rrafshi psikologjik,

–          rrfashi i tretë, rrafshi etik,  duke u zgjeruar në të gjitha anët, si në anën “ekspanive” (pushtuese), ku poeti

duket si  një “pushtues” i heshtur dhe në anën “intensive” që duke menduar, se kurrë një mërgimtar,

as mund të ndryshojë, as mund të përshtatet, as mund të “ikë” nga vetvetja, duke ndërtuar ndoshta edhe një

stukturë psikologjike (Holton: 1973), tingujt e fjalëve që përsëriten janë një përvojë poetike, lojë e shenjuesve

është edhe loja me gjuhën, brenda teknikës së ndërtimit të tekstit,  sepse papërcaktueshmëria e kuptimit

në kontrast me deferencën, krijon një substancë më të “thellë” brenda përpunimi ligjërimor, (Heinrich: 1998),

kopetenca gjuhësore fillon me rrëfim zbritës, mërgimtari nuk plaket/në kthim asht gjithmonë rini, duke

treguar se vetëm dielli është “hisja”e tij. Metafaora e Diellit që hërë zbret dhe në formë shkallëzimi

zbitës /ngjitës edhe  si simbol, në mitologinë shqiptare, (por sipas mitologjisë skandinave, Sköll gëlltit Diellin

 dhe Hati gëlltitë hënën dhe qiejt dhe ajri spërkatet me gjak), por nëse do të kemi një lexim të copëtuar,

vazhdimisht do të formësonin tekstin, por leximi në tre pjesë, na jep një pamje që diferenca mes veprës-lexuesit

apo edhe kohë -hapsirës, pëson katarsis, nëpërmjet vargjeve: mërgimtari nuk ndryshon si të tjerët/koha i ndalet

qilimash e gurësh, duke gjithërrokur semantikën  e tekstit, secili lexues ka liri zgjedhjeje, (Eco: 2007),

se struktura poetike nuk e shmang dot mimesisin, se poezia është edhe teknikë edhe  mjeshtri estetike.

Në përpalljen të këtyre dy teksteve por edhe poetët e të njëjtit trualli etnik, jo vetëm “diferencimi ” vjershëror,

por një unitet që përsërit motivet e qenësisë njerëzore, të modelit “unë” dhe (përtej)tjetrit më shumë një

pengesë estetike letrare sesa gjuhësore, për te qenë poet/te.
BIBLIOGRAFIA

  1. Davie, Donald: (1953), Purity of Disction in English Verse,New York
  2. Culler, Jonnathan; (1975), Strusturalist Poetics,London
  3. Eco, Umberto: (2007), Gjahstë shëtitje në pyjet e tregimtarisë, “Dituria”, Tiranë.
  4. Heinrich Lausberg; (1998),  Heinrich: Handbook of Literary Rhetoric,Boston: Brill.
  5. Holton, Gerald: ( 1973), Thematic Origins of Scientific Thought: Kepler to Einstein, Cambridge:

Harvard University Press

  1. Lewalski, Barbara: (1992),  Writing Women in Jacobean England,Cambridge, Mass:Harvard University Press.
  2. Martzs, Louis: (1954),  The Poetry of Meditation,NewHaven, Conn.: Yale University Press
  3. Ricks, Christopher: (1995), The Force of Poetry, New York: Oxford University Press
  4. Sarup, Madan: (1993), Poststrucralism and Potsmodernism, Great Britain, Ashford Colour Press Ltd, Gosport,

Hampshire

  1. Tabaku, Entela & Oseku, Shqiptar; (2019), Enciklopedia e mërgimit, “Onufri”, Tiranë.

DANIMARKË:

Elhame Gjyrevci jeton në Danimarkë, por si pjesë e Lidhjes së Shkrimtarë Shqiptare të Suedisë. Ajo u bë njohur me botimin e një antologjie, “Kolorit poetike”, (2012) ku merrnin pjesë zërat femëror të emgirantëve në vendet skandinave, të botuar në gjuhën bullgare (Gjyrevci: 2016) përkthyer nga Baki Ymeri. Por edhe Elhamja, “skalit” portretin klasik të mungesës së atdheut, por jo për të amtrofizuar atdheun, sepse vetë atdheu i ka barktisur bijtë  e vet. Një lloj “idelalizmi” tek libri me poezi: “Emri atdhe” (Gjyrevci: 2016), përmes vargjeve me të njëjtin titull: kudo që të shkosh/Ngado që të vish/Pa emrin athe/S’ t’ njeh njeri ta dish/…/Në vend të huaj, biro/Ti edhe jeto/Por emrin atdhe/Kurrë mos e harro, poetja ka përdorur epizmin që  karakterizon poezinë e shumë poetëve mërgimtarë të Kosovës. Herë e përkëdhel atdheun si lozonjare, duke besuar se do të përparojë duke u integruar në botën demokratike, herë e godet për veset dhe korrupsioni me anë të ironisë dhe satirës, si shqetësimin për tjetërsimin e vlerave, zakoneve, traditave dhe vetë shpirtit liridashës dardan. Duke e mbajtur atdheun si hejmali apo si Krishti kryqin e mëkatit mbi shpinë, deri tek barka e shpëtimit të Noes, kërkon ta shpëtojë nga fundosja, përmes “udhëtimeve poetike” (nënkuptimi i Odisut), se po do të shkosh në atdhe, përmes një simboli pjesërisht paralel, por që nuk mbërrin kurrë në Itakën e saj, vetëm duke e soditur dhe poetizuar sa më larg “klisheve” të shtirura të mallit për/mbi atdheun.

Belgjikë.

Në Belgjikë jetojnë dy poet me përmasa europiane si: Jeton Kelmendi dhe Skënder Sherifi. Kelmendi, është me origjinë nga Kosova. Ka shkruar dhe botuar shumë vepra me poezi dhe është  përkthyer në shumë gjuhë të botës. Shumë kritikë të huaj apo edhe vendas kanë shkruar për poezinë e tij, të njohur ndërkombtarisht. Një poezi, ku stili i tij shpalon, vlera të veçanta në poezinë e sotme moderne/postmoderne. Kurse Sherifi, me origjinë shqiptare, ka një poezi të ndikuar nga poetët klasikë sidomos francezë. Është poetshkrues në gjuhën frënge, i përkthyer në gjuhën shqipe, një zë që ngjan vetëm me veten e tij, është një tip i çuditshëm, ku e vjetra zakonore është harta e tij e gjeneve dhe e reja, është një poet asket, në parqet e vetmisë, ku ai vështron botën dhe hedh ngjyrat e poetekës së tij (Kabo: 2019). Në kuadrin e formimit të tij kultural në të gjitha lirikat, rroken shumë galaktika , që  në thebin e tij mbetet shqiptar, por nuk e kupton botën shqiptare, me një art të konfirmuar, prej tre dekash.  Për klubet poetike frankofone, Sherifi,  kosnsiderohet si një poet intuitivinstiktivpërjetues i kujtesave njerëzorezërave të jetës, e të shijes së hollë shqisore, i energjisëatmoferësndjenjës, butësisëbukurisë  sublime she të njeriut, i dashurive të mëdha dhe harresave të vetë qenie tonë. Një poet me fuqi shpërthyese vullkanike dhe shkatërruese tsunamike, me një ligjërim dhe topikë leksikore të papritur por edhe me një gjuhë elastike të “lartë” mjeshtërore të shkruar edhe me kujdes edhe me shkujdes, na lë gjithherë efetin suprizë: tru-humbur në qeshje,/ lindjes se agut të butë, /Dete përmbysës e llavë djegëse për pyjet, /Shenjat e tua shfaqen porsi një lahutë:/Liburne e tejdukshme që në mungesë ngjyhet. /Poezia nuk e pret kurrë murrlanin,/ Këngën e dashurie në portat e ankorimit,/ Lot për tu derdhur, dhimbje në gjëmë, /Po kush, për ç’arsye…..të jemi fat-zi-thënë, nga poezia: “Balada e kardinalësh”. Libri “Love” në vitin 12012, i S. Sherifit u rendit në mes të dhjetë më të mirëve në të gjithë Evropën frankofone, ku përfshihen botimet e shumta në katër shtetet kryesore frankofone si Franca, ZvicraBelgjika e Luksemburgu.  Një libër me poezi moderne, nga poetët më të mirë të kohës, botuar në frëngjisht (Sherifi: 2012).

  • më përtej përsosjes së ndiesisë estetiketek poezia e Jeton Klementit:

Leximi i një poezie nuk është aq e natyrshme, kur kërkon të qëmtosh nëpër thellësitë e saj, larg mëtimit të jetësuar të një modeli tjetër, pak i njohur  në mjedisin shqipfolës letraro-poetik, por  si të lexojmë, (Blomm, 2000), kur një reflektim ndyshe (ri)prodhon tërësinë e realitetit në dispozicion të fjalës, se çfarë duhet të jetë një poezi, zbulojmë se nuk e kemi mbivlerësuar atë (Blake: 2003)  një poet apo një poezi, mjaft i njohur në botë, një poet realitivisht i ri në moshë, por jo në poezi i përkthyer në shumë gjuhë të botës, padyshim do ishte pjesë e këtij studimi. Duke operuar në gjuhën amnore,  me një tharm shpirtëror dhe poetik të veçantë, uni poetik gjallmon, më përtej vetes, ku simbolikaimagjinata dhe  janë jo vetëm origjinale, por edhe një lloj tjetërsimi (Parker: 2011) si një reflektim që riprodhon (me fjalë) tërësinë e realitetit me një  lloj kumtimësie vetepërmbajtësore, duke kuptuar  se çfarë duhet të jetë një poezi, duke hulumtuar jo vetëm qenies e jetës, por edhe fuqinë përçuese të mesazhit poetik tek lexuesi.

***

Nuk e di nëse jemi ne, apo
ata, që u ranë tërthoreve trup
a erdhën apo shkuan
nëse s’jemi ne
sytë që shikojnë pas majës së mendimeve
kush është personi e kush rrëfimi

tani, troket në hyrje të daljeve
dhe si zakonisht,
i paraprinë vetës një dilemë
po e hamë, apo po e pimë
të shkuarën
e kësaj dite, në ketë temë

do të na thërrasin zgjuarjet
me metra prej litari
ta lidhim tekstin e rrëfimit
rishtazi ta kuptojmë
nëse jemi ne rrëfim,
apo ngjarje

ke, ç’ke me ne
dhe ra terri i zi i natës
së diel,
e ne nuk pamë gjë më
as ngjarjen, as rrëfimin
as si pamë ato
as, kush s’na pa
gjithçka mori zhdukja me vet

si java që po lëmë pas
fish-fish e paluam
në të shkuarën dhe iku ndodhia
gjë s’morëm vesh
në ishim përnjëmend ne, apo ato
as s’po shohim më
as s’po na sheh kush
paskemi qenë diku jashtë vetës.

                                                    Trokitën në hyrje -daljet

Duke përimtësuar elementet stilistikore në poezinë “Trokitën në hyrje -daljet” të Kelmendit, që në fillesë , vihet re mungesa e elipsës se brendshme dhe të jashtme, por edhe dominimi i tre kategorive së figurave letrare si: figura e  thellëfigura radikalefigura ekspansive si figura e pasionit të fortë dhe  e mendimit original, (Wellek, Waren: 2007), që qartasi dallohen në disa rrafshe:

  1. a)      në rrafshin semantik,
  2. b)      në rafshin stilistik,
  3. c)      në rrashin meditiativ,
  4. d)      në rrafshin metaforik.

Në rrafshin asociativ, përplotmëria e elementeve  jo vetëm të “figurave të afrisë” por edhe  e “figurave të ngjashmërisë” gjithërrokja e  marrëdhënieve me analizën  si nga ana logjike apo edhe sasiore, ku qartazi përballet shkaku dhe pasoja: nuk e di nëse jemi ne, apo/ ata, që u ranë tërthoreve trup, që në këtë dyvargor kuptohet domethënia e logjikës së lidhjeve të gjithave elementeve poetike. Që në fillim poeti është nihilist (mohues) i elkzistencës njerëzore nëpërmjet vargjeve: nuk e di nëse jemi ne, apo/ata, që u ranë tërthoreve trup/a erdhën apo shkuan/nëse s’jemi ne/sytë që shikojnë pas majës së mendimeve/ kush është personi e kush rrëfimi, pyteja retorike kush jemi? A nuk është edhe dilema hamlietiane: to be, or not, to be, (të jesh apo të mos jesh), na shpalon edhe dilemat karteziane të Dekartit: jam, pra mendoj? Shkallë -shkallë mendimi shkon në përshkallëzimin ngjitës,  sytë që shikojnë pas majes së mendimeve, atje ku sytë janë bebëzat e dritës, drita është atje në majë, është Qielli dhe mendimi është fluid duke derdhur një dendësi mendimi dhe emocioni, (Gjoni: 2014).  Në strofën tejtër; tani, troket në hyrje të daljeve/dhe si zakonisht,/i paraprinë vetës një dilemë/po e hamë, apo po e pimë/të shkuarën/e kësaj dite, në ketë temë, dominimin i shenjës  ose imazhi i të shkurës, duke zhdukur realen, në diskurin e poezisë postmoderne, nuk është vështirë  të saktësohet  botëpërcëptimit stilor, sepse postmodernizmi  lëviz kahet e tekstualizmit, jo vetëm një dërfutje poetike,  (Todorov: 2000), që lidhet me gjithçkanë: historinë, filozofinë, sociologjinë, teologjinë apo edhe modele të tjera shkrimore,  me të sotmes dhe të  ardhmes: i paraprinë vetës një dilemë/po e hamë, apo po e pimë/të shkuarën, se dimesioni kohor ka shenja të një aktiviteti empirik të “zhdukjes” së poetit, në hapsirën digital natives ku shpalosen ëndërrat irreale, sepse nuk përcaktohen kategoritë in vacua, të receptimit,  me pika referimi, që kur lexojmë: të lexojmë  duke u udhëhequr nga parime të përpunuara estetikisht,  duke i ndryshuar (mododifikuar), me njohjen e  mëtejshme të veprës dhe autorit, se  poezia nuk  është shprehje, por krijim, (Derrida: 1976) dimensioni i kohës është i pambarimtë. Poeti endet mes të shkuarës dhe të ardhmes, duke formuar dimensionin e katërt prustian të kohës (Rugova: 2005). Në vazhdimësinë e strofës: do të na thërrasin zgjuarjet/me metra prej litari/ta lidhim tekstin e rrëfimit/rishtazi ta kuptojmë nëse jemi ne rrëfim,/apo ngjarje, bukurtingëllimi i verbit poetik jo vetëm të habit por edhe të trondit, me vibrimet e fjalës, ku  figurat që ndërveprojnë dhe (ndër)depërtojnë  duke projektuar:

  1. a)      personalitetin mbi botën e jashtme dhe të brendëshme,
  2. b)      mundëson shprehinë artistiko-estetike,
  3. c)      tipizon objektin me subjektin,
  4. d)      ndërlidh të tashmen me të ardhmen,
  5. e)      lidh kohën dhe jetën,
  6. f)       zotëron harmoninë e së bukurës poetike.

Gjithrrokjen e të bukurës, në luhatjen e fjalëve që si lidhor mbërthen rrëfimin dhe kuptimin, e fjalës me ngjarjen në fillin jo vetëm në trajtat më të bukura, duke shumëfishuar dhe funksionalizuar trajtat e eptimit të poezisë, si një vetëidentifikim të formave të toposese dhe logoseve në formë  piktoreske,  të tipit iluziv, trompe l’oelil, në  mënyrë empirike në botë ( Feuer: 1992), duke modeluar shprehësinë poetike, në strofën tjetër: ke, ç’ke me ne/dhe ra terri i zi i natës/së diel,/e ne nuk pamë gjë më/as ngjarjen, as rrëfimin/as si pamë ato/as, kush s’na pa/ gjithçka mori zhdukja me vet, me një varg anaforash, duke  krijuar një lloj tingëllime me aliteracionetkosonancat dhe asonancat, lidhja me idealen dhe shpërfaqja e territ të zi të natës  është në vazhdimësinë e rrëfimti të ngjarjes brenda botës, pra kemi  një poezi që në mënyrë përshkallëzimi zbritës tashmë në rrafshin horizontal, se modelet poetike sipas mënyrës së konceptimit të realitetit brenda poetikës së receptimit , anojnë  jo vetëm drejt një poezie të përjetimit, me format e shprehjes së  modernes, duke çmontuar lirizmin spontan të vetëdijes dhe pavedijes,  si procedim të lëndës artistike, teksa kungimi i natës mes territ/errësirës, (forma e mendimit të  frikës së njeriut nga vdekja e nënkuptuar) në  formë  të një metanarrative  si teknikë postmoderne  nuk i nënshtrohet keqpërdorimit  (Walker; 1966), duke shtresëzuar fjalët dhe marrëdhëniet semantikore shumështresore, në strofën e fundit: si java që po lëmë pas/fish-fish e paluam/në të shkuarën dhe iku ndodhia/gjë s’morëm vesh/në ishim përnjëmend neapo ato/as s’po shohim më/as s’po na sheh kush/paskemi qenë diku jashtë vetes. Atdheu dhe supërnjeriu është “eksportuar” jashtë poezisë, me kumtin e vetëm të kërkim të vetvetes,  në ato që dimë dhe shohim, në ato që nuk dimë dhe nuk shohim, por që jetojmë ndonjëherë edhe të padukshëm. A është njeriu njëpërmasor??! Normalisht që jo, se forma dhe brendia, ka krijuar iluzionin e (i)realitetit, mbi realen e botës dhe jetës, (Allmuça:2014 )mbi karakterin trilllues , mes marrëdhënies problematike të jetës dhe njeriut,  mes absurdit dhe ekzistencës së realitetit  (njëmendësisë), se gjithërrokshmëria e Mbinjeriut niçejan, merr(e)jep elemente të një kumti  të (tej)njerëzores, për të kuptuar vendin e njeriut në këtë botë, ku hapsira jonë po ngushtohet, nga lufta, varfëria, tsunamet, sëmundjet, viruset, si interaksion gjenerik kompleks (Hutcheon; 2013). Mesazhi i poetit qartësohet, se bota njerëzore po vetëshkatërrohet nga “energjia” negative që prodhon vetë njeriu, por edhe njeriu është dëshmi e “dështimit” të modernitetit vrasës, që vozit mes individuales dhe absolutes, në kërkim të parimeve thelbësore jetike , me një perceptim sa personal aq edhe social të botës tonë.

BIBLIOGRAFIA:

  1. Allmuça, Violeta: (2014), Duke përjetuar vargjet e poetit Jeton Kelmendi-t, “Telegraf”, Tiranë.

https://telegraf.al/i-pakategorizuar/violeta-allmuca-duke-perjetuar-vargjet-e-poetit-jeton-kelmendi/

  1. Blake, William: (2003), Bloom’s Major Poets, Infobase Publishing, Neë York
  2. Bloom, Harold: (2000), How to read and why?, New York, London, Toronto, Sydney, Singapore
  3. Derrida, Jasque: (1976), L’écriture et la différence, Seuil, Paris
  4. Feuer, Jane : (1992), Genre study, Routledge, London.
  5. Gjoni, Irena: (2014) Poeti shqiptar sipas studiuesve të huaj dhe vendas, “Dudaj”, Tiranë.
  6. Hutcheon, Linda: (2013), Beyond Postmodernity, “ Symbol”, No. 1, Tirana -Prishtina – Skopje.
  7. Parker, Fred: (2011), The devil as muse : Blake, Byron, and the adversary, Baylor, University Press.
  8. Rugova, Ibrahim: (2005), Strategjia e kuptimit, “Rilindja”, Prishtinë
  9. Todorov, Tsvetan: (2008), Teori dhe kritikë moderne,  “Rozafa”, Prishtinë
  10. Walker, Thomas:(1996), Postmodernism and the study of the future, Futures Research Quarterly.
  11. Wellke, Waren. (2007): Teoria e letërsisë, përkth: Abdurrahman Myftiu, “Onufri”, Tiranë.

HOLLANDË

Hollanda, është vendi ku jeton poetia dhe romancierja Flutura Açka . Për arsye të studimit të cituar tek poezia femrore shqipe (shën. im e.k) ajo tashmë njihet si poete me një profil të qartë lexuesish, kurse Albana Shala, është një poete moderne u bë e njohur me librin me poezi “Papa dixhital” (Shala: 2008), por edhe më librin tjetër me poezi moderne, por me lëndë nga përditësia jonë shqiptare por aq edhe nga idividualiteti i saj, me poezinë: “Lojë shtëpiash”, ku prapakthimi në fëmijëri  është metafora përplotësuese në udhën e rritjes së poetes. Shumë poetë të diasporësh, në poezitë e tyre kanë si fabul qendrore kthimin në kohën e shkuar, ose prapamjen apo e thënë ndryshe, poezinë biografike dhe autobiografike.  Me vargjet: atje, te shkallët e ftohta të pallatit,/fëmijët luajnë shtëpiash..Me kukulla, pasqyra, pulla, peshore,/vagonë trenash e targa makinash të rralla/Dy jevgj të vegjël –/Romeo dhe Xhuljeta,/pinë ujë shiu nga ulluku,/qeshin si të dehur dhe puthen./Thonë se janë motër e vëllavetë identifikimi i hapsirës, apo pse jo edhe i kohës nëpërmjet ndajfoljes vendore [atje], është një rikthim në kujtimet e saj, duket si një shkrim autobiografik poetik (Lejeune: 1975; 46), me format më të thjesht të lojës, si një  rikujtim i  të vërtetës, një prej formave të memories, kërkon rikthim dhe rikujitmin e të kaluarës (Fleishmann:1983: 84),  që ndikon në gjuhën dhe kulturën marrëse (forcimin e perceptimit të saj dhe zgjerimin e botëkuptimit të saj) dhe ringjall zërat e së kaluarës që kritikojnë dhe formësojnë të tashmen.  Të kuptuarit e  strukturës dhe  kur bëhet fjalë për “rregullimin” e vetë imazheve, kemi dy lloje linjash:

  1. a)    linja e parë, përbëhet nga imazhe të pavarura që sugjerojnë humbjen dhe mungesën,
  2. b)    linja e dytëvorbulla e kujtimeve e cila transformon dhe energjizon imazhet e

mëparshme. Duke vendosur imazhet e fëmijërisë, në radhën e poetikës fabulore, në vargjet: motra ime do lindë së shpejti/mezi pres që ajo të rritet,/sepse dua të bëj edhe unë si ata./Ndërkohë u ndërroj vendin mobiljeve të shtëpisë,/kam nxjerrë shëtitje dy kukulla, në lojën “iamgjitative” tashmë si e rritur, kërkon të modifikojë ikjen dhe mungesën, në emigracion, duke u arratisur nga vetvetja, e izolon atë përmes një hapësire “domethënëse” duke e vendosur në pjesën tjetër të poezisë ( Pater: 1998 : 107), arrin të rikrijojë një mënyrë për “ngarkimin” e gjuhës, cilado qoftë forma e kompozimit, lloji i imazheve të përfshira dhe strategjia e përdorur për të ndërthurur subjektivin dhe objektivin, katërkëndëshat nuk mbështeten në një paralelizëm të vetëm, duke krijuar një strukturë të kanaleve të shumëfishta të rezonancës, ku dinamizmi lëvizor i  imazheve (mbi)vendoset mbi njëri-tjetrin, në një lëvizje të përgjithshme të vargjeve në formë loje: kam mbledhur ca pulla shtetesh me emra vajzash të bukura,/mësoj të lexoj, të numëroj e të shoh ëndrra me sy hapur,/kam puthur një shok klase faqekuq e flokëzi,/jam dashuruar kokë e këmbë me David Koperfildin/– nuk di nëse dua të jem Dora apo Anjeza –/kam kapur e kam lëshuar shumë xixëllonja,/kam thyer tri palë syze,/dhe nuk di se ç’do të ndaj më parë me motrën, poezia : “Lojë shtëpiash në këtë lëvizje elementet postmoderniste, “thyejnë” intrigën e irrealitetit brenda lojës subjektive, “konstelacioni i imazheve” bëhet figura pothuajse aliterale (Paterson : 1975: 123).

BIBLIOGRAFIA:

  1. Shala, Albana. (2010): Parajsa është e portokalltë, “Dituria”, Tiranë.
  2. Shala, Albana. (2008): Papa Dixhital, “Dituria”, Tiranë.
  3. Lejuene, Philippe. (1975): Le pacte autobiographique, Nouvelle Edition Augmentèe, Seuil.
  4. Fleishman, Avrom. (1983): Figures of Autobiography: The Language

Nga Emrije Krosi

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 