“E bukura e dheut” flet spanjisht

E hënë, 29 Prill, 2024
E hënë, 29 Prill, 2024

“E bukura e dheut” flet spanjisht

U prezantua dje me sukses të plotë antologjia me tregime e përralla të moçme shqiptare “E bukura e dheut”, të mbledhura dhe përkthyer në spanjisht nga znj. Maria Roces Gonzalez. Disa prej përkthimeve janë bërë dhe nga përkthyesi i mirënjohur z. Ramon Sanchez Lizarralde, bashkëshort i znj. Roces dhe ndarë nga jeta në vitin 2011. Publikimi është mundësuar nga shtëpia botuese ¨Libros de las malas compañías” në Madrid dhe që sapo ka dalë në qarkullim.
Në mbrëmjen e promovimit diskutuan znj. Maria Roces, përkthyese dhe autore, znj. Anila Bitri, ambasadore e Shqipërisë në Romë, znj. Ana Ferreros, drejtoreshë e shtëpisë botuese dhe z. Jesus Gaban, ilustrator. Në prezantim ishte i ftuar ambasadori, z. Gazmend Barbullushi, i cili përshëndeti aktivitetin dhe falënderoi znj. Roces për kontributin e saj të veçantë.
Bashkëshortët Maria E. Roces Gonzalez dhe Ramon Sanchez Lizarralde kanë jetuar dhe kaluar disa vjet në Shqipëri në fillimin e viteve ’80. Janë kthyer prej atje të pasuruar me kulturën dhe gjuhën shqipe, të cilat, siç e kanë pranuar dhe vetë, kanë shënjuar kujtesën dhe jetën e tyre.
Ramon Sanchez Lizarralde është, padyshim një nga përkthyesit më të njohur të gjuhës shqipe në spanjisht. Ka përkthyer një numër të madh të veprave të autorëve tanë më të njohur. Zonja Roces Gonzalez gjithashtu ka vazhduar të jetë e angazhuar me përkthimet e veprave shqipe, bashkë me bashkëshortin por dhe pas ndarjes së tij nga jeta.
Në ¨E bukura e dheut¨, një vepër e mirëfilltë letrare, janë përmbledhur 106 tregime të hershme shqiptare të mbledhura përgjatë dekadave të shekullit të kaluar, shumica prej tyre nëpër fshatra dhe zona rurale nga e gjithë hapësira shqiptare. Botimi është pasuruar me 73 ilustrime nga Jesus Gaban, artist i mirënjohur në Spanjë që prej vitit 1981.
Libri pasurohet me një fjalor me terma e shprehje të folklorit, që sqaron më së miri lexuesin spanjisht folës me personazhet e botës shqiptare, mitikë e legjendarë.
Libri është një kontribut shumë i çmuar për njohjen e lexuesit spanjisht folës me traditën, trashëgiminë dhe identitetin e popullit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.