Një zë i ri në vend të Kadaresë për çmimin Nobel

E premte, 17 Maj, 2024

Akademia e Shkencave prej vitesh propozon të njëjtin emër si kandidat për çmimin Nobel të letërsisë, Ismail Kadarenë.

Por Kadare nuk është shkrimtari i vetëm shqiptar i vlerësuar ndërkombëtarisht.

Një tjetër poete bashkëkohore, Luljeta Lleshanaku, është një zë jo vetëm i lexuar por edhe i pëlqyer nëpër botë.

Kadare shpesh herë ka qenë pranë fitimit të Nobelit. Për ish-anëtarin e Komitetit të Akademisë Suedeze, Kristoffer Leandoer, Kadare duhet ta kishte fituar çmimin Nobel në fillim të viteve 90’, pasi kjo kohë përkonte me natyrën e veprave të tij.

“Mendoj se akademia e ka humbur mundësinë për ta vlerësuar Kadarenë dhe gjuhën shqiptare për herë të parë, në fillim të viteve ’90. Kjo do të kishte qenë koha perfekte për t’ia dhënë atij çmimin”, tha ai në një intervistë për Euronews Albania.

Akademia e Shkencave për propozimin vit pas viti të Kadaresë, – i cili është, në fakt, emri më i njohur i letërsisë shqipe në botë -, përdor arsyetimin: Kurrë nuk është vonë që, sipas së drejtës cesariane, merita e shpërblyer të shkojë tek i merituari.

Përtej këtij arsyetimi, arsyet janë të kuptueshme. Mjeshtëria dhe vlerat e Kadaresë në letërsi janë të padiskutueshme, për më tepër është përkthyer në mbi 45 gjuhë dhe ka fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare.

A e kemi ne një ‘gur’ tjetër për të lëshuar?

Në botën digjitale, enciklopedia është shpërngulur online.

Me një kërkim në Google, në anglisht “famous albanian writers” (autorë të famshëm shqiptarë), shfaqen emrat e autorëve të njohur, shumica prej të cilëve kanë ndërruar jetë. Nga ata që jetojnë, përveç Kadaresë është edhe një emër tjetër. Në mes të fotografive bardh-e-zi, duket një shkrimtare e cila është në lulëzimin e saj poetik, Luljeta Lleshanaku.

Si duket, një autore bashkëkohore shqiptare është tashmë e njohur për ndërkombëtarët.

Lleshakanu ka shkruar librave me poezi dhe një përmbledhje që u botua në 2021. Poezia e saj karakterizohet nga mprehtësia, imazhet e gjalla, gjuha e thjeshtë.

Në 1996 mori çmimin për librin më të mirë të vitit nga shtëpia botuese “Eurorilindja”. Në 1999 mori pjesë në “International Writers Program” në Universitetin e Iowas.

Luljeta është përkthyer në disa gjuhë, spanjisht, italisht, gjermanisht, polonisht, dhe ka marrë famë jashtë vendit, kryesisht në shtetet anglisht-folëse.

Ajo është fituese e PEN-i Anglez, dhe finaliste për çmimin “PEN America 2019”. Në 2019 ishte finaliste për çmimin Griffin, më prestigjiozin e çmimeve letrare në Kanada. Ndërkohë, është e nominuar për Çmimin Europian të Lirisë 2022.

Lleshanaku është aktualisht zëri më i mirë i poezisë shqipe. Nga vlerësimet e deritanishme ndërkombëtare, duket sikur zëri i saj është jo vetëm i përthyeshëm, por përqafohet më së miri në botë.

Autorë shqiptarë që kanë kandiduar për Nobel deri më sot janë Gjergj Fishta, dhe Ismail Kadare, i cili kandidoi rreth 20 herë.

Gjergj Fishta është i pari që kandidoi për Nobel në letërsi nga vendi ynë. Ai u propozua për këtë çmim nga gjermanët, në 1937. I njohur për kryeveprën Lahuta e Malcisë, Fishta ishte një ndër talentet që u la në harresë gjatë 45 viteve të regjimit komunist.

Por, a është gati Akademia e Shkencave të propozojë një tjetër zë për çmimin ndërkombëtar Nobel, përderisa e ka një zë tjetër të vlerësuar jashtë kufijve?

Nga Daniela Gjopalaj

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.