Spanjë/ Promovohet libri me legjendat shqiptare “E bukura e dheut”

E premte, 10 Maj, 2024

Ditën e enjten, në datën 24 shkurt do të prezantohet në spanjisht antologjia me tregime të moçme shqiptare e titulluar “E bukura e dheut”, mbledhur me kujdes, përkthyer dhe përgatitur mjeshtërisht nga znj. Maria Roces. Përmbledhja është publikuar nga shtëpia botuese “Libros de las malas compañias”.

Aktiviteti promovues do të mbahet në Librarinë “Tierra de fuego” TR.a de Conde Duque, 3 në Madrid ora 19:30,

Maria Roces Gonzales nxorri në dritë këtë botim duke ndjekur rrugën e bashkëshortit të saj të ndjerë, përkthyesit Ramon Sánchez Lizarralde.

“E bukura e dheut dhe përralla të tjera shqiptare”, të dëgjuara nga goja e popullit është një antologji, me mbi njëqint përralla popullore shqiptare të përkthyera në spanjisht, gjë për të cilën ajo ndjehet krenare:

“ Kam bërë shumë përkthime gjatë shumë viteve, por kjo është puna ime që më jep më shumë kënaqësi. Ishte një projekt i Ramonit dhe botuesit të tij, të cilin nuk mundën ta realizonin. Tashmë, pas dhjetë vjetësh, ja ku e kemi.”- thotë përkthyesja e talentuar dhe e palodhur.

Lexo edhe: “E bukura e dheut”, Botohet libri me 106 përralla popullore shqiptare

“E bukura e dheut dhe përralla të tjera shqiptare” botuar nga shtëpia botuese “Libros de las Malas Compañias” ka qenë një përvojë apasionante për përthyesen asturiane që ka bërë një punë të jashtëzakonshme investigative, për t’i dhënë në dorë lexuesit këtë projekt të realizuar. “Ka qenë një sfidë e bukur,-thotë ajo. Përrallat janë mbledhur drejtpërdrejt nga përrallëtarët që i tregojnë dhe, natyrisht, kjo e komplikonte punën, por njëherësh u krijua një përvojë e madhe.”

Antologjia shfaq një realitet gjeografik dhe kulturor krejt të panjohur në Spanjë. Një univers mistik dhe magjik i lidhur ngushtë me traditat e popullit shqiptar. Libri është ilustruar nga Jesús Gabán. “ Janë përralla popullore. Përralla pa sheqerosje. Është kultura gojore e një populli”, shpjegon përkthyesja, për të cilën përrallat e këtij libri “ janë si ato që na kanë treguar gjyshet: histori të vërteta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.