Mësuesit shqiptarë në Suedi vizitojnë QBD: Tekstet dhe trajnimet domosdoshmëri

E diel, 28 Prill, 2024

Një grup përfaqësues i mësuesve shqiptarë në Suedi, në vazhdën e takimeve të ndërmarra prej tyre me institucionet shtetërore lidhur me Diasporën dhe arsimin vizituan ditën e sotme Qendrën e Botimeve për Diasporën, ku u mirëpritën nga drejtoresha e znj. Mimoza Hysa dhe stafi i Qendrës.
Në këtë takim u diskutuan probleme lidhur me mësimdhënien e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në mërgatë, kryesisht në Suedi, e cila numëron mbi 6 mijë nxënës dhe 130 mësues të gjuhës shqipe, të integruar në sistemin arsimor suedez.
Mësuesit e vunë theksin sidomos në nevojën e hartimit të teksteve të posaçme në përshtatje me plan-programet dhe kriteret e mësimdhënies në Suedi, si dhe në domosdoshmërinë e trajnimit të mësuesve të shqipes atje, për të rritur cilësinë e mësimdhënies në nivele bashkëkohore.
Gjithashtu u diskutua për çështje të tjera të mësimdhënies në Diasporë, të lidhjes me vendin amë përmes institucioneve përkatëse dhe të rëndësisë së pasjes së këtyre të fundit për të përcjellë e gjetur zgjidhje për problematikat e vështirësitë që hasen në gjithë dimensionin e mësimdhënies në mërgatë.
Mësuesit përcollën ide të mundshme bashkëpunimi në vazhdim, duke pasur parasysh përvojën e Qendrës së Botimeve për Diasporën në këto vite, përkushtimin dhe vizionin e saj, si dhe duke vënë në dispozicion përvojën e tyre shumëvjeçare në mësimdhënie, të strukturuar sipas modelit suedez, i vlerësuar për cilësinë e mirorganizimin e tij.
Të pranishëm në takim, ishin: z. Murat Koçi, kryetar i Lidhjes së Shoqatave Shqiptare “Iliria” në Suedi, kryeredaktor i radio “Dardanisë”, organizator i veprimtarive të shumta didaktike e kulturore dhe krijues i njësive mësimore bashkëkohore në mërgatë; z. Xhevat Isufi, mësues i gjuhës shqipe në Ängelholm (Engenholm) të Suedisë, veprimtar, ish-këshilltar në Ministrinë e Diasporës në Kosovë dhe drejtor i parë i Qendrës Kulturore të Kosovës në Suedi, z. Muhamet Shatri, historian , veprimtar në Malmo të Suedisë; znj. Fikrije Salihu, poete, veprimtare në Finlandë; z. Shaip Morina, gazetar i radio “Dardania” në Malmö të Suedisë; znj. Dinore Loshi mësuese, afariste në Suedi; z. Sinan Kastrati, mësues në Malmö të Suedisë; znj. Mirela Kurtesi Biçaku, mësuese e gjuhës shqipe në Norrköping (Norshëping) të Suedisë; znj. Merita Hida Ymeri, veprimtare e mësuese e gjuhës shqipe në Stokholm të Suedisë: z. Medi Behrami mësues i gjuhës amtare në Malmo të Suedisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.