Çelet në Shkup ekspozita “Gjuha jonë sa e mirë”

E mërkurë, 15 Maj, 2024

Në Qendrën Multimediale në Shkup u zhvillua dje ceremonia e hapjes së ekspozitës “Gjuha jonë sa e mirë”, e cila është ideuar dhe kuruar nga Muzeu Historik Kombëtar.
Ekspozita u çel në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare me pjesëmarrjen e drejtorit të Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, drejtorit të Agjencisë së Gjuhëve, Republika e Maqedonisë së Veriut, Ylber Sela, drejtorit të Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, Skënder Asani, si dhe shumë dashamirësëve të kulturës vendase.
Ekspozita “Gjuha jonë sa e mirë” përmban rreth 20 stenda, të cilat përshkruajnë ecurinë e shkrimeve shqipe.
Ekspozita fillon me shkrimet e hershme shqipe, me formulën e pagëzimit, që është dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe me alfabet latin. Gjithashtu, një perikope nga Ungjilli i Pashkëve është dokumenti i parë i shkruar në toskërishte. Ekspozita vijon me letërsinë e vjetër shqipe (1555-1800), për të vazhduar me letërsinë e rilindjes kombëtare (1830-1912), e cila lindi dhe u kultivua si pjesë e pandarë e lëvizjes për çlirimin e vendit nga skllavëria osmane. Tema kryesore e saj është atdhedashuria, prandaj kjo letërsi ka karakter të theksuar patriotik.
Ekspozita vijon me letërsinë e periudhës së Pavarësisë (1912-1944) dhe përfundon me disa nga shkrimtarët bashkëkohorë. Në letërsinë shqipe u shfaq një plejadë shkrimtarësh, të cilët sollën vepra letrare duke shprehur një frymëmarrje të re me zhvillime të vrullshme e cilësore./ATA/