Greqi/ Autori shqiptar boton në greqisht, “Urbani i fantazive: Dhanai dhe Orfeu

E premte, 10 Maj, 2024

Autori shqiptar në Selanik Edmond Shallvari ka publikuar së fundmi romanin e tij në gjuhën greke “Το αστικό των φαντασιώσεων: Δανάη και Ορφέας” (“Urbani i fantazive: Dhanai dhe Orfeu).

“Dashamirësit dhe kuriozët e krijimtarisë sime i ftoj ta lexojnë këtë libër, me besimin se nuk do zhgënjehen” thotë autori.

Libri aktualisht gjendet në të gjitha libraritë e Greqisë dhe njëkohësisht mund të porositet përmes dy numrave telefonike, pa shpenzimet e dërgesës. Porosia mund të bëhet dhe përmes dyqanit elektronik të botuesit. Gjithashtu ofrohet dhe për të interesuarit në Qipro, në adresën e dhënë nga Botuesi Ελκυστής.

Shkrimtari, poeti dhe publicisti shqiptarogrek Edmond Shallvari është lindur në Korçë, në 30 korrik 1957.

Ka kryer studimet universitare në Fakultetin Ekonomik, i diplomuar në vitin 1982.

Krijimet e para letrare në vargje dhe prozën e shkurtër shfaqen qysh moshës 12-13 vjeçare, për t’u vazhduar më tej pas mbarimit të Universitetit edhe me shkrime me karakter ekonomik, filozofik, etj në faqet e shtypit lokal të Korçës.

Edmondi mirëpriti ndryshimet demokratike dhe kontribuoi jashtë angazhimeve partiake në të mirë të zhvillimit të ekonomisë e shoqërisë shqiptare. Fillimeve të kthesës së madhe ka shkruar artikuj me karakter shoqëror, filozofik e politik në shtypin e pavarur, si dhe mjaft shënime, refleksione etj. të pa botuara asaj kohe, për ndodhira e ngjarje të ndryshme personale, familjare e tej tyre.

Ngjarjet tragjike të 1997-ës e detyrojnë të largohet familjarisht për në Selanik të Greqisë.

Edhe pse me vështirësitë e përshtatjes dhe të mbijetesës në shtetin fqinj, ai nuk iu nda krijimtarisë letrare e publicistike.

Në vitin 2006 do të botohej për herë të parë libri me shkrime e kujtime, “E megjithatë…jetojmë!” ku një vend të veçantë zë kapitulli për tragjedinë shqiptare të vitit 1997-të. Libri u mirëprit nga lexuesi dhe kritika.

Angazhim të vazhdueshëm ka pasur edhe ndaj shtypit shqiptar që botohej në Athinë.

Më pas do vijojnë botimet e librave poetikë.

Libri i parë me poezi “Diku…Dikë…Dikush…” del nga shtypi prej Shtëpisë Botuese “D.I.J.A. Poradeci” në vitin 2008.

Po atë vit botohet dhe libri i dytë me poezi “Ç’u bëmë kështu!”

Libri i tretë me poezi “Mos e ndiqni hijen!” botohet në vitin 2009 dhe shpallet si libri më i mirë poetik i vitit, në konkursin e organizuar nga Botuesi dhe gazeta Nositi në Pogradec.

Nga Shtëpia Botuese “Globus R” del libri me poezi “Më foli heshtja” në vitin 2010.

Në Selanik aktivizohet në Lidhjen e Shkrimtarëve “Dega e Blertë”, në takimet, promovimet dhe aktivitetet e ndryshme të saj. Gjithashtu pranohet anëtar edhe në Lidhjen e Shkrimtarëve “Klubi Drita” të Athinës, kurse pjesë nga krijimtaria e tij poetike dhe prozaike botohet herë pas here në revistën e saj letrare, “Pelegrini”.

Veç librit publicistik dhe atyre me poezi, në vitin 2012 botohet libri i parë në prozën e gjatë, romani “Facebook-koobecaF”, nga Shtëpia Botuese “Fan Noli”.

Po atë vit në konkursin vjetor të Klubit “Drita”, romani vlerësohet me Çmimin “Ismail Kadare”.

Vazhdimi më tej i krijimtarisë së Edmondit do konkretizohet në vitin 2014 me botimin e librit të pestë me poezi, “Absurditet apo…”, nga Shtëpia Botuese “Muzgu”.

Po këtë vit vlerësohet me Çmimin e Parë në konkursin poetik me rastin e 70 vjetorit të çlirimit, organizuar nga Klubi Drita në Athinë.

Në vitin 2015, nga Shtëpia Botuese “Nacional” del romani i dytë, “Njëmbëdhjetë ditët e rrëfimit, plus Një”.

Fundviti i 2015-ës sjell për Edmondin fitimin e Çmimit të parë “Frang Bardhi” në gjininë e prozës së shkurtër, në konkursin e organizuar nga faqja e njohur letrare, Galaktika Poetike.

Dëshira për t’i paraqitur edhe lexuesit grek pjesë nga krijimtaria e tij, do realizohej pas bashkëpunimit me përkthyesin e njohur Niko Anagnosti, i cili ka sjellë në gjuhën greke shkrimtarin e njohur, Ismail Kadare, shkrimtarët, Ben Blushi, Fatos Kongoli, etj.

Pas realizimit cilësor të përkthimit të romanit “Facebook-koobecaF”, Edmondi fillon përpjekjet e mundimshme në kërkim të botuesit grek, përpjekje që do kurorëzohej me sukses në vitin 2016, kur Botuesi grek MOLIVI në Thessaloniki, pas kalimit të dorëshkrimit në komisionin përzgjedhës, aprovoi botimin e tij. Për Edmondin ky ishte çasti më kulmor i kënaqësisë së suksesit në jetën letrare në Greqi. Romani, i pëlqyer nga miku grek, shkrimtari, poeti dhe regjizori, Dinos Kubatis, pati prej tij një shkrim tepër vlerësues dhe analitik, i cili përbën edhe prologun e romanit. Vlen të sqarohet që ky roman në gjuhën greke përmban tjetër titull, “To kastro ton skion”(Kështjella e hijeve), i cili në fakt simbolizon bukur subjektin e tij.

I pranuar anëtar në faqen e njohur letrare greke të internetit tovivlio.net, Edmondi ka bashkëpunim cilësor për botimin e krijimtarisë së tij, e cila kalon më parë për vlerësim e aprovim tek moderatorët e kësaj faqeje.

Në Kalendarin Artistik grek të vitit 2017 të shtypur nga Botuesi TOVIVLIO, për herë të parë shfaqet dhe emri i tij me një poezi. Suksesi do vazhdojë edhe për Kalendarin Artistik të vitit 2018, 2019 dhe 2020. Gjithashtu poezia e tij është botuar dhe në Kalendarin Letrar të Kefaloniasë për vitin 2020, 2021 dhe 2022.

Në vitin 2016 realizohet botimi i romanit shumëfaqësh, “Unaza e diamantë”, nga Shtëpia Botuese “Nacional”, kurse në vitin 2017 romani alternativ, “Unë dhe MY ALTER EGO”, nga Shtëpia Botuese “MILOSAO”.

Po nga “MILOSAO”, u botua në dhjetor 2017 libri i parë me tregime, “Edeni tjetër”.

Viti 2018 për Edmondin veçohet si viti i realizimit të ëndrrës së tij për t’u paraqitur para lexuesit grek edhe me krijimtarinë e tij në vargje. Pas bashkëpunimit të frutshëm me poetin e njohur grek Ilias Tsehos, i cili bëri përshtatjen e poezive në gjuhën greke, libri u pranua dhe u botua nga Botuesi Elkistis në Thessaloniki, me titullin, “Με το βλέμμα του Ομήρου”(Me vështrimin e Omerit).

Nga Shtëpia Botuese Printing 2M, në vitin 2019 botohet romanit, “Në urbanin e Fantazive. Dhanai dhe Orfea” dhe libri me tregime dhe shkrime psikoanalitike, “Misteri i një lajmi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 