Kuriozitet Arbëresh/ Kreshmesha dhe simbolika e saj

E premte, 17 Maj, 2024

Kreshmesha, kukulla prej lecke që simbolizon Kreshmën është kthyer nga harresa. Kjo kukull prej lecke krijohet me mbetje pëlhurash të ndryshme që i japin asaj pamjen e një gruaje të vjetër plot simbole.

Rreth 50 centimetra e lartë, sipas traditës kukulla duhet të vishet në zi për vdekjen e të shoqit Carnevale. Për rrjedhojë ajo duhet të ketë një këmishë ngjyrë jeshile, ose “kandush”, “të linjtën ” ndryshe këmishë të bardhë pa dantella dhe një xhaketë të zezë leshi. Ose “këmishën” një lloj bluze me ngjyrë shumë të errët, dhe një përparëse të zezë dhe një shami të zezë në kokë.

Element i rëndësishëm plotësues është pjesa e proshutës dhe salsiçes që vendosen në xhepin e djathtë, simbolikë për mungesën, agjërimin dhe ushqeimet e ndaluara të periudhës së kreshmës. Të varura si gjerdan janë harenga, hudhra, bishtat e specave, lëkura e portokallit dhe disa fiq të thatë, elementë mbizotërues në ushqimin e varfër të njerëzve të varfër.

Furka dhe boshti me fillin e leshit të mbajtur në duar, simbolizojnë kalimin e kohës: të shkuarën, të tashmen dhe atë që pason Kreshmën.

Secila familje arbëreshe në Acquaformosa kishte kukullën e saj që e vendosi zinë për vdekjen e të shoqit Carnevale në dritaren e shtëpisë.

E zeza ishte një domosdoshmëri. Kukulla qëndronte e ekspozuar ndaj diellit dhe shiut për 40 ditë, pikërisht siç thotë Virgjili në Georgics (vepër ku poeti krahason veprimtaritë bujqësore me temat ushtarake. Ai e përshkruan bujqësinë si një luftë të pafund midis njeriut dhe tokës, dhe për këtë arsye e krahason atë me veprimet ushtarake. Shënim Redaksie).

Shtatë të dielat që shënojnë Kreshmën përshkruhen nga shtatë pendët e pulës, të mbërthyera në një patate ose portokall të varur nga e njëjta kukull. Secila prej pendëve shkëputet në fund të secilës prej shtatë të dielave që shënojnë Kreshmën dhe më pas digjen, në mënyrë që tymi i prodhuar të mbajë larg nga shtëpia e tyre shpirtrat e këqij; praktika vazhdon deri të shtunën e Pashkëve, kur do të duhet të hiqet penda e fundit. Coraisima, Quarantana ose Kreshmesha, si ta preferoni, ishin rituale shumë të dashura mes njerëzve të thjeshtë dhe fshatarëve, madje hynin në gjuhën e përbashkët, duke treguar një shembull femëror që nuk binte në sy. /Diaspora Shqiptare/

Nga Maria Lombardo

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 