1 vit pa Pino Cacozzën, botohet për herë të parë një libër për artistin arbëresh

E premte, 17 Maj, 2024

Një vit nga ndarja e parakoshme nga jeta e artistit arbëresh Pino Cacozza, (  27 shtator 1957 -20 shkurt 2021) studiuesja Ornela Radovicka sjell një libër homazh për këtë figurë shumë dimensionale arbëreshe.

Një libër jo vetëm monografi por përmban edhe pjesë analize empirike të veprës së tij. Sot për sot është i vetmi libër mbi figurën e tij. “Qëllimi i këtij libri është të njihet sepse ky arbëresh  mbajti gjallë rrënjët, kulturën identitetin, ritin,  po ashtu dashuroj pa masë, Shqipërinë dhe Kosovën”, tha për Diaspora Shqiptare autorja Ornela Radovicka.

***

I nisa kërkimet e mia mbi biografinë e mësuesit, poetit, shkrimtarit, këngëtarit, aktivistit arbëresh, krijuesit të sitit të ArbItalia,  dhe autori i 11 veprave, Giuseppe\Zef\ Pino\Cacozza, gjatë vitit 2021, menjëherë pas periudhës së humbjes së tij në 20 shkurt, diagnostikuar me polmonit idiopatica.

Vdekja e Pinos preku jo vetëm shpirtrat e arbëreshëve, por edhe të shqiptarëve kudo që ndodhen. Gjatë gjithë jetës së tij Ai punoi për miqësinë, bashkëpunimin e popujve arbëror të shpërndarë nëpër kontinente, dhe mbajtjes gjallë të kulturës arbërore, për të cilën Pino thoshte: “Jemi një kulturë çë ngë mënd vdes” (Kemi një kulturë që nuk mund të vdesë!)

Në kohët e sotme kur globalizimi, metastazë e egër, tenton të fshijë të gjitha dallimet kulturore, do të thosha edhe antropologjike midis shumë popujve, përfshirë këtu edhe  i them botës jam arbëresh minorancën e komunitetit arbëresh në territorin e Italisë, roli i artistit Cacozza ka qenë faktor i rëndësishëm.

“Nevoja e përkatësisë – thotë Pino – nuk duhet të lexohet në mënyrë sipërfaqësore si një fenomen regresiv i kthyer me një vështrim nostalgjik drejt një etnie të shkuar që lëngon, dhe dalëngadalë po shuhet, por si një domosdoshmëri e madhe për të kërkuar diçka më të thellë dhe më autentike të atyre rrënjëve, ngulitur rreth 600 vjet në një atdhe të dytë. Arbëreshi mund të jetë qytetar i botës, mund të jetë dhe bir i udhëtimeve, por arbërori nuk duhet të shëndërrohet më bir i emigrimit.”

Fragment i poezisë “Emigrant”

Aty të shohë ty me çere të verdh

E sy të helmuar

Me helme e me shpresë

Doren ti ngren

E mos njeri të vë re

Me lot e gaz

Atje ti nuk ke miq

I vetëm je ti

Në pjesën e këtij libri trajtohet jeta, vepra, një rubrikë nga miqtë e tij, si edhe  sekuenca kritike mbi poezinë e Pinos, fjala kthehet në identitet dhe udhëtimet shndërrohen në ditar, ku herë pas here ndihet shpërthimi i shpirtit, dhe rapsodia e tij  një  forcë, autonome, komunikuese dhe  përfshirëse e komunitetit ku ai bën pjesë.

Në artin e poezive të Pinos, nuk gjejmë “aventurën e kujtesës” por rrëfimin “distancë-kohë” të zhytura në histori, në etnografi, në rapsodi, në rite dhe në gjuhë. Ato përshkuajnë thellësitë e detit, notojnë drejt gadishullit Italik, ngulen në vendbanimet, mbajnë emrin arbëresh, rrëshqasin perla këmbënguljeje identiteti dhe lotë malli, për atë More e largët, atë copë toke ku si një arkë përmban sekretet e shekujve e të rrënjëve të tyre.

Notat muzikore në vargjet e tij shndërrohen në një ngjyrë dëbore në diell, ngjyhen në blu, gri, të kuqërremtë të qiellit, trokasin në zemër si rozario fildishi, e fjasin në gjuhën e mëmës.

Fjala e tij kryesore ishte:”Koha”, të cilën e konsideronte si faktorin kryesor për një “ringjallje të vërtetë”, një “Arbëri të Re”, me gjuhën, traditat dhe ritualet e saj. Vizitat e tij konstante në botën arbërore, ishin të shoqëruara gjithmonë me emocione të thella, me faktorin “kohë”, të cilat formonin substancën e një historie prej më shumë se 600-vjeçare, sintetizuar në vargjet e tij, përqendruar në çdo shesh e qytezë, ku kishte frymëmarrje arbëreshe.

Ne jemi 500 vjet storia e kallo nder duar,

Jemi fara çë lulzon edhe te guri! (Ne jemi fara që mbin

edhe mbi gur!).

Jemi ariu qe presim pranveren te zgjohet

Jemi nusja qe mezi presim te martohemi

Jemi foshnja në bark që nuk e di pse ka lindur

Jemi njeriu i mundur që gjen forcen të dehet

Jemi bota e tretë që nuk vdes dot

Ne jemi era, vala e detit, lumi shqiptar

Një pasdite ishim ulur të dy pranë amfiteatrit Vicenzo Pesce, dhe ndërsa bisedonim i bëra një intervistë, por dy nga pyetjet më bënë shumë përshtypje.  Njëra nga pyetjet ishte:

Pa shkuar ende në shkollë çfarë gjuhe flisje; italisht apo arbërisht ?

Unë shkova në klasë të parë në moshën gjashtë vjeç. Kujtoj si sot që ditën e parë të shkollës kisha në klasë vetëm një djalë që njihja, sepse ne arbëreshët e kishim zakon që nuk dilnim larg gjitonisë dhe flisnim të gjithë arbërisht. Gjitonia ishte një shesh i vogël ku shtëpitë përqark mblidheshin bashkë. Nuk dija as edhe gjuhën italiane. I thashë mësuesit se a mund të shkoja pak në shtëpi për të parë se çfarë bënte mëma ime. Isha mësuar që ta shikoja gjithë ditën dhe më dukeshin shumë orë që nuk po e shikoja dhe nuk isha i qetë. Isha shumë i prekur. Mësuesi më dha leje dhe më tha mos të vonohesha. Shkova, e pashë dhe u ktheva menjëherë. Dalëngadalë mësova edhe gjuhën italiane.

Arbëreshi nuk i mbyll kurrë dyert-thoshte Pino- I kemi mbajtur gjithmonë hapur, sepse vet ne jemi një etni e emigruar. Të gjitha kulturat janë të bukura. Mua më pëlqen kultura italiane, se jam Arbëresh. Por jemi edhe gjak i fortë dhe këtë e tregon se jemi 600 vjet që rrojmë, durojmë, rezistojmë. Arbëreshi është resilient. Ne arbëreshët jemi për integrim, por jo për homologim.

Arbërishtja që Pino kishte mësuar, ishte falë gjuhës që përdorte në familje e gjitoni.

Na jemi t’gjallë sot sepse folmi natë e ditë ashtu si na mbësoj mëma dhe tata. E folmi gjuhën e saj, i trashëgomi mësimet e saja, i bëmi shurbiset çë bënej ajo. Na folmi natë e ditë vet me gjindjat. Me t’folurit të arbrishtjes tonë rron dhe lulëzon gjithë bota jonë  arbreshe. Kur bijëvet i pritet dhe i këputet gjuha, atje dega u tha dhe lisi zë e kalbet. Problemi s’është mësimi i gjuhës arbëreshe, po është se ndë shpi e mbrënda te familjet tona s’foljen më arbrisht. E jëma, arbëreshe, dhe i jati, arbëresh, te shpia tire s’foljen më arbrisht, e nëng trazmitirjen më nè mësimet e tire, nè mësimet e atravet e tire. S’foljen më shqip, sepse te zëmra tire dhe te shpirti i tire u tha dhe u kalb rrënja. Dhe kështu Arbëria s’bën më lule në pranverë si më përpara, e s’këndon më – rrëfen Pino Cacozza.

Kushdo që e pyeste Pinon për gjuhën përgjigjej:

Sa bukur është kur fjet arbërisht,

thue mëmë, thue at, thue biri im,

zëmra këndon e, vazhdimisht,

vala çë del të sjell paq’ e gëzim.

Fragment nga “Gjuha mëmë”

“Zoti ka bërë pakt me gjuhën shqipe. Do të jetë e pavdekshme. Ajo gjuhë është skalitur në zemrën e çdo njeriu që i rrjedh në deje gjak arbërori. Është një kulturë çë nëng munt t’vdes. (Është një kulturë që nuk mund të vdes që nuk mund të vdesë!)”

Formimi klasik më lidhi kryesisht me poezinë, por kënga ishte mjeti për të më afruar me njerëzit. Pino mbetet poeti i përzemërt dhe i rafinuar, me sublimitetin e tij të urtë, i aftë për të thirrur motin e madh. Në imazhin e tij, me fytyrën e bardhë të një djali të përjetshëm, të vëmendshëm dhe të mahnitur nga mrekullia e çastit dhe misteri i botës arbërore katapultuar në shekullin e 15- të, përqëndruar në shekullin 18 dhe 19, me diafragmën onomatopeike të shpirtit të tij.  Pino u largua nga kjo jetë vetëm 63 vjeç.

Në vijim Poesia e tij  “Kur jam më”, shkruar në 1988.

KUR NENG JAM ME

Kur nëng jam më

kuitomni për at çë qeva

Mos krioni fjalë

ashtu si kur u leva

Këndomni një këng

ashtu si kemi zakone

Ngini e më çoni

pa gjegjur atë çë thonë

Mbal varrit hani e pini

me kujdes se ju dëgjonj

Mos qani, mos kini penë

I vetim mos bin’e qindronj.

Pse u nëng iki vërteta

U pas jetës në ngë vdes

U jam këtu i vjetër

ju ruanj e ju pres.

Mos trëmbeni, mos u llargoni

pse asgjë te dheu mbaron

Tek ajri si te bota

kultura ime vazhdon.

Mos uleni e mos preheni

mos mbjakeni parë motit

mos e trathtoni veten

si i bëmi na t’Ynë Zotit.

Mos sheheni e mos bireni

U ju rri si pjeshkëndë vesh

të mos duronj akoma

shpirti im arbëresh.

Nga Ornela Radovicka

*Nëse dëshironi një kopje falas në PDF, mund te shkruani një e mail ne adresën [email protected].

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 