Histori Suksesi/ Një regjizore si Angjelina Xhara

E premte, 26 Prill, 2024

Emri i Angjelina Xharës është një emër i njohur në botën e medias e televizionit, si dhe në të gjithë shoqërinë shqiptare. Veprat dhe punët e saj janë kaq sinjikative, historike artistike, sa e bëjnë atë të nderuar dhe një grua që të inspiron.

Angjelina është një grua regjisore që u përket qarqeve intelektuale me zë brenda dhe jashtë vendit. Mjafton të kujtosh shumë emra të nderuar në botën e televizionit, dhe të kinematografisë, dhe përkrah tyre sheh prezencën dhe figurën e regjisores së talentuar, gruas modeste, të mbushur me thjeshtësi, kulturë e dashamirësi për njerëzit dhe punën. Atë e sheh në vazhdimësi në faqet e gazetave kryesore, si Gazeta Shqiptare, Panorama, Telegrafi, Sot, Dita, Shqiptare.com, portale të shumta në internet, te cilët botojnë artikuj për të, qe përfshijnë shkrime e fotografi, me dy faqe gazetë!

Qe në moshën 14 vjeçare aktivizohet në emisionet e fëmijëve në Radio Tirana, ku vlerësohet për zërin dhe intonacionin e saj të veçantë! Hyn mbas tre vjetësh, fare e re, në transmetim direkt me dhënien e lajmeve kryesore, krah spikerëve më të njohur te kohës, Vera Zheji e Haki Bejleri.

Angjelina Xhara Papalilo është një nga spikeret e para në Radio Televizioni shqiptar!

E lindur dhe e rritur në Tiranë në një familje me tradita të mira arsimdashëse, e nderon që në rininë e saj, për një shoqëri ku të mbizotërojë kultura dhe arti.

Përfundon gjimnazin “Sami Frashëri“ Tiranë, me pas diplomohet në Universitetin Shtetëror, Fakulteti Histori-Filologji, Dega Gjuhë e Letërsi Shqipe në vitin 1976.

Kualifikohet më tej me një sërë kursesh post-universitare për skenariste e kritike filmi,1976. Provim pasuniversitar në gjuhën frënge 1977, mbaron kursin 2 vjeçar për bibliotekare 1994-96.

Punon një kohë të gjatë tek Kinostudjo “Shqipëra e Re” duke qenë autore e dhjetra filmave dokumentare si më poshtë.

Në transmetimet e para televizive në ndërtesën e re, ajo është spikerja e parë, në krah të Kiço Fotiadhit.

Shkolla dhe puna kanë qenë paralele në jetën e saj! Kur mbaron Fakultetin Histori Filologji, Dega gjuhë letërsi, emërohet redaktore në Kinostudjon “Shqipëria e re”, ku vazhdon kursin pas universitar për skenariste e kritike filmi!

Pasioni i saj nga ekrani i vogël, kalon tek ekrani i madh i filmit, me realizime të suksesshme filmi dokumentar, si skenariste e rreth 60 filmave dhe duke shkruar artikuj kritikë për filmat, në shtypin e kohës!

Temë karakterizuese e saj kanë qenë traditat artistike të popullit dhe figurat patriotike, që janë shfaqur me sukses në vende te ndryshme jashtë shtetit, si në Itali, Greqi, Francë, Belgjikë, Egjypt, Siri, etj nuk

Filmat e saj “Profesor doktor Aleksandër Xhuvani”, “Piktura Mesjetare Shqiptare”, kanë fituar çmime në Festival filmi, duke ngjitur shkallët më të larta te suksesit me dokumentarët e fundit“. Vatra e shqiptarëve të Amerikës”, “Margarita…”Skëndërbeu i pagjumë”, “Rilindasi i fundit, Josif Bageri,”, ku është bashkëskenariste me shkrimtaren, Miradie Maliqi.

Të gjithë e njohin për guximin e madh krijues, duke realizuar veç punës se skenaristes, tani se fundi, në krijimtarinë e lire, edhe regjinë, edhe kamerën apo folsen!

Stilin e saj si kineaste me temperament të veçantë e ka çmuar Diaspora, me çmime të veçanta në Prishtinë e Athinë. Arkivi shtetëror i Filmit ka organizuar veprimtari të veçantë për të me premiera filmi e libri, gjithashtu premierat e filmave të saj me pjesëmarrjen e gjallë të elitës krijuese dhe artdashësve, janë organizuar në kinemanë “Milleniun”, në Teatrin Kombëtar, në Muzeun Historik Kombëtar, në Tiranë dhe në bashkitë Elbasan e Lushnjë.

Ajo ka realizuar filma duke bërë regji e skenar bashkë jashtë shtetit, në Zvicër dokumentarin “Zogjtë shtegtarë”, në Melburn e Sidnei të Australisë dokumentarin “Na mungonit, ju”, në Siçili, “Preka një ëndërr!” Dokumentari për shoqatën më të madhe në Diasporë, “VATRA” realizuar në Amerikë, ku ajo është skenariste dhe filmi ”Skënderbeu ynë”, ku ishte skenariste dhe bashkëregjisore me Bujar Koren, janë në nivele të larta artistiko-patriotike, që ngrenë lartë krenarinë kombëtare!

Filmi për Skënderbeun, u shfaq me sukses nga Tirana, Athina, Budapesti, Siçilia, Prishtina, Gjakova deri në “Tv Alba” në Amerikë, dhe vepër shumë e njohur përmes transmetimit të vazhdueshëm nga RTSH!

Për këtë rast, të veçantë me një ceremoni të bukur në Muzeun kombëtar, Tiranë, Angjelinës iu akordua titulli i lartë, “Kineastë e Vitit Jubilar të Skënderbeut”, nga shoqata ndërkombëtare Pegasi, Albania, në vitin 2018!

Duke qenë në emigracion anëtare e Lidhjes se shkrimtarëve ”Drita” dhe “ Liter-Artit” ajo shquhet edhe si gazetare dhe në fushën e Letrave shqipe. Merr çmim në konkursin ndërkombëtar nga dy shtëpitë e njohura ”Onufri” dhe “Toena” për romanin e saj të parë, me titullin ”Enigma”!

Vlerësime të tjera

Dekoruar me urdhrin “Naim Frashëri”, vlerësuar me çmime në Festivalin e Filmit Shqiptar për skenarët “Profesor Aleksandër Xhuvani” dhe “Piktura Mesjetare Shqiptare”.

Ka marrë çmim në konkursin e shpallur në Athinë nga “TOENA&Onufri për romanin tim “Enigma”.

Dokumentarët e mi “Onufri, ”Piktura mesjetare shqiptare on”, ”Qilimat tanë”. ”Veshjet popullore”, ”Fëmijët tanë, një këngë e bukur” etj, janë përzgjedhur si filma më të mirë të Kinostudios, “Shqipëria e Re”, duke u shfaqur në “Ditë të filmit shqiptar jashtë shtetit” si Siri, Egjypt, Zvicër, Itali, Francë, Belgjikë, etj.

Ka marrë diploma mirënjohjeje në Athinë, në Prishtinë, në Piana degli albanesi, Siçili, për dokumentarin ”Skënderbeu ne” si dhe titullin “Kineaste e shquar e Vitit jubilar të Skëndërbeut”, në Tiranë, nga Pegasi Albania.

Dokumentari i Skënderbeut i shfaqur me sukses në Budapest, në Universitetin e Prishtinës e Gjakovës, në Tv ”Liria” në Amerikë.

Mban titullin “Ambasadore Paqeje” për veprimtarinë 15 vjeçare, si një nga spikeret e para të RTVSH dhe përsëri në emigracion si spikere e gazetare të emisioni i parë në gjuhën shqipe te Radio e Bashkisë së Athinës, 9,84, e përgjithësisht për krijimtarinë time në një periudhë 45 vjeçare!

Përkthimi i saj, ”Gruaja lepard” nga Alberto Moravia, në fillim të viteve 90, ishte libri më i lexuar, botuar nga shtëpia prestigjioze ”Toena”

Librin biografik të Angjelinës për Artisten e madhe, Margarita Xhepa, kritika e quajti best seller, që lexohej me një frymë!

Me zërin e Angjelinës, Radio e Bashkisë së Athines, foli shqip, për herë të pare !

Tani së fundmi kineastja e shquar, Angjelina Xhara Papalilo, ka realizuar filmin, “Të prekësh një ëndërr” për Festën e Flamurit, në Piana degli albanesi, e ftuar për shfaqjen e dokumentarit të saj për Skënderbeun, e prezantuar nga personaliteti i shquar, Zef Schiro di Maggio, që shkroi më pas se filmi u prit me duartrokitje pambarim, ndërsa për filmin, “Preka një ëndërr” që kineastja pasionante ua dërgoi si dhuratë arbëreshëve, poeti i madh shkroi”. Punë, fantastike, ke hyrë në historinë e arbëreshëve të Siçilisë!

Angjelina mbledh poezitë e shkruar nëpër vite dhe boton edhe vëllimin poetik të saj, ”Vesë mëngjesi” e vlerësuar nga kritikja dhe poetesha Zhuljeta Cina Grabocka me stil të Edgar Alan Poe!

Bazuar në këto poezi origjinale, vetë Angjelina u xhirua në Esenë filmike të realizuar nga regjisori i njohur, Zykri Fejzullai, si prodhim artistik i “TvMaqedonia2”, me një udhëtim surprizë, në Strugë pranë liqenit fantastik, me rastin e 70 vjetorit të lindjes!

Ajo nuk rresht se punuari, si bletë punëtore!

Në mbylljen e covidit shkroi librin e saj autobiografik “Vrapi i jetës”, e vlerësuar si një krijim me stil origjinal nga personalitete të kulturës dhe artit, si Ylli Pepo, Kujtim Gjonaj, Miradie Maliqi, Esat Mysliu, Margarita Xhepa, Roza Anagnosti, Abaz Hoxha, Shqype Bytyci, Vllasova Musta, Elida Buçpapaj, Qerim Vrioni, Skënder Jaçe, etj

Ka në dorë tani projekte filmash e librash, se vrapi i saj nuk ndalet!

Është shembull i një komunikimi magjik në intervistat në shtyp e kanale televizive, ndaj e themi me plot gojën qe ajo është e plotësuar në të gjitha drejtimet, me qershinë mbi tortë, dy fëmijët e saj dhe katër nipërit e mbesat , qe ajo i mban në gji, ndonëse nga larg, si frymëzimin e saj më të bukur!

Përjetova emocion, dhe ndjesi mjaft pozitive për gjithçka që mësova nga bashkëbisedimi me Angjelinën, për gjithë veprimtarinë, veprat dhe punët e saj të mira të shumta të shkëlqyera në niveli të lartë profesional, artistik dhe historik. U ndjeva mjaft e motivuar për të shkruar dhe bëre prezent në shtypin e shkruar, si model inspirues, në historitë e suksesit të grave shqiptare më të suksesshme në botë.

I uroj shëndet e suksese nga zemra, dhe në vazhdimësi punë të mbare.

Nga Liliana Pere

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 