Poetja shqiptare në Kanada Armenida Qyqja boton librin “Dyzet plus”

E enjte, 2 Maj, 2024

“Dyzet plus” është libri i ri me të cilin poetja shqiptaro-kanadeze, Armenida Qyqja erdhi pranë lexuesit në fundvitin e 2021-it, pas katër vëllimeve të mëparshëm: “Përtej Kangjellave të Shiut”, “Letra Pa Zarf”, “Puthje në Eter” dhe “Mes Rrahjeve të Zemrës” si dhe një numri esesh të shkurtra për gazeta të ndryshme e rrjete sociale.

Ashtu si dhe në vëllimet e tjera, lirika e dashurisë zë vendin kryesor në poezinë e Armenidës, duke e kthyer atë në një bosht të fjalës së saj poetike. Me kujdesin e saj të veçantë, autorja arrin ta lidh dashurinë edhe me temat e tjera sociale-shoqërore, ku një vend të posaçëm zënë poezitë për Atdheun, vendlindjen, malli dhe shqetësimi për të. Duke i veshur tërë vargjeve petkun e dashurisë, ajo arrin ta bëjë poezinë e saj më të afërt dhe të prekshme për të gjithë. Metaforat, paralezimi dhe figurat e tjera letrare, sigurisht që luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin e ideve dhe ndjenjave duke përçuar tek lexuesi shtresa dhe nënshtresa botëkuptimesh. Rima dhe ritmi i brendshëm duket sikur i vijnë në ndihmë vetvetiu poetes, që në të shumtën e kohës preferon hapësirën e pakushtëzuar të vargut të lirë.

Çfarë të rejash sjell poetja Armenida Qyqja kësaj radhe brenda këtij vëllimi me një titull të tillë intrigues?

Ndonëse janë pesë vëllime që vijnë brenda një periudhe të shkurtër kohore, afërsisht tre vitesh, vihet re një rritje artistike dhe shpirtërore. Si gjithnjë autoria shkruan në vetën e parë, duke qënë se ajo është gjithnjë në kërkim të vetvetes, botës dhe zërit të saj. Ajo nuk ngurron kurrë të na e sjellë atë si një dialog dashurie dhe hera herës dhe si një dialog të brendshëm. Është pikërisht ky nerv poetik dhe guxim që shpaloset haptazi në këtë vëllim poetik, kjo ajo vjen jo vetëm më e përsosur në artin e fjalës, por edhe më e lirë.

“Dyzet plus” është poezia që i ka dhënë jo më kot titullin këtij vëllimi. Një poezi e ndërtuar bukur nëpërmjet armëve të saja më forta, paralelizmit dhe metaforave, ku autorja i referohet temperaturave të nxehta të një nate vere, moshës së saj dhe mungesës së dashurisë. Është pikërisht kjo poezi që përçon tek lexuesi atë që autorja kërkon të arrijë me çdo kusht: thyerjen e tabuve. “…Dyzet plus… e ç’punë ka mosha, kur zemra mbi kohën mund të galopojë kështu…” Nëpërmjet këtij vëllimi poetik dhe titullit të vendosur enkas, poetja kërkon të zgjojë tek lexuesit, e sidomos tek gjinia e saj, po të njëjtat ide dhe aspirata për jetën. Ky libër vjen si një thirrje e brendshme me saj për ta dashuruar jetën edhe më fort, jashtë kufijve dhe parametrave, burgjeve që vetë i ndërtojmë vetes.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 