Sakrificë që sjell bashkimin, për të fituar Amerikën me të mirat e saj

E premte, 26 Prill, 2024

U bashkuam dhe shijuam  një darkë shumë të këndshme para pak ditësh tek restoranti “ Il Fiore“ në Nju Xhersi që është pronë e vëllezërve Jashar e Hekuran Daku, një ambient dhe ushqim që pak ka të krahasueshëm. Djali më i vogël i shokut tonë Hysë Hasa, Sokoli, na ftoi të ishim së bashku këtë mbrëmje me zoterinjtë Bujar Gjoka, Eqerem Murataj dhe unë. Sigurisht, nuk kishte si të mungonte vetë z. Hysë.

Në këtë periudhë të vështirë nga shumë anë, askush nuk të duket si më parë. Por pa e kuptuar që edhe vetë mund të dukesh apo të jesh disi i c‘orientuar. E në këto rrethana të krijuara veçanërisht si efekt i pandemisë covid-19, ftesa të tilla janë të rralla por shumë të mirëpritura. Prandaj të gjithë ishim plot humor e dashamirësi në bisedat që shoqëruan orët e qëndrimit aty. Hysa, i cili në komunitet si dhe në vendlindje tashmë është  i njohur si një intelektual që ka marrë përsipër të evidentojë sa më shumë vlera njerëzore, intelektuale, shkencore e histori kryesisht të Kukësit e kuksianëve, por edhe më gjerë, nëpërmjet librave të tij me mbi 10 mijë faqe, nuk ka harruar të marrë me vete njërin prej këtyre librave për t’ja dhuruar nënës të Jasharit e Hekuranit, ku është shkruar edhe për djemtë e vëllezërit e saj. Vëllezërit Daku e pranuan me kënaqësi duke e falenderuar e uruar mikun tonë edhe në emër të nënës së tyre. Kështu, biseda jonë kishte filluar, menjëherë pasi Hysa e Sokoli na uruan mirëseardhjen. Unë, tha Sokoli, kam më shumë se 7 vite këtu në Amerike dhe prej asaj kohe kam punuar e jam shkolluar. Por punën në profesionin tim si inxhinier mekanik që nga Shqipëria, kam rreth një muaj që e kam filluar. U intervistova dhe u pranova në një kompani të madhe të prodhimeve farmaceutike, ku punon edhe kryetari ynë i nderuar z. Bujar në një pozicion të rëndësishëm menaxhues. Unë jam i sigurt se emri i tij ka qenë mbështetës i fuqishëm për të fituar këtë vend pune, prandaj edhe dua ta falenderoj e ti uroj sukses të mëtejshëm në punën e tij. Bashkë me babën Hysë, deshëm ta ndajmë këtë gëzim dhe hap timin në punësim, me ju si miq e shokë të afërt. Mund të ishim edhe më shumë të tjerë, por situata nuk na lejoi.

Ndërsa Sokoli fliste, unë ktheja mendimet pas duke sjellë në kujtesë kohën kur ai erdhi nga Tirana në Filadelfia në vitin 2014, tek prindërit me një vizë turistike bashkë me të shoqen, ekonomisten Erina.  Sokoli kishte mbaruar Universitetin Politeknik në Tirane për inxhinieri Mekanike në vitin 2010 dhe punoi në profesion për rreth 3 vite në Bazën e Transportit të Ushtrisë në Tiranë. U regjistrua këtu në Filadelfia në një kolegj , fillimisht në CCP kolegj ku mori klasat detyruese të gjuhës angleze e pas këtyre në vitet që pasonin studioi edhe në “Temple University” për Menaxhim- Biznes. Pagoi për të gjitha vitet që ndoqi këto studime  shuma të konsiderueshme , pasi të gjithë e dimë se çfarë kostoje kanë kolegjet në Amerikë, veçanërisht për ata që nuk janë rezident. Ndoshta, për arsye të kushteve ekonomike që kishte si familje, nuk do ta kishte bërë gjithë këtë sakrificë, por Amerika është e dashur për tu banuar e jetuar. Prandaj Sokoli gjatë gjithë këtyre viteve, ishte i detyruar të ndiqte këtë rrugë si mundësia më e shpejtë për tu bërë banor i ligjshëm në Amerikë. E më në fund kjo ditë erdhi, dhe që nga muaji Shkurt 2020 Sokoli, Erina, vajza 8 vjeçare Irisi dhe djali 4 vjeçar Henri, janë të pajsur me Green Card si rezident të përhershëm në Amerike. Për të përballuar nevojat financiare, ai nuk ju nda punës duke punuar kryesisht në restorante, ndërtim etj. Shumë shpejt, në gjurmët e babës tij, ai u angazhua në komunitet dhe kontriboi për katër vite si anëtar i kryesisë të shoqatës “Bijtë e Shqipes”. Dhe ja erdhi rasti që shoqata nëpërmjet kryetarit të saj, të bëhet mbështetëse për një fillim pune. Urime ing. Sokoli!

Duke vazhduar bisedën në tavolinë, e pyesim Bujarin në se janë shtuar shqiptarët në kompaninë tuaj “International Vitamin Coorporation” ( IVC ) këtu në Filadelfia. Ai fillon e tregon:  Shqiptarët tashmë përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të të punësuarve në kompani. Sigurisht që pëlqimi dhe marrja në punë e të rinjve nga drejtuesit, përveç aftësive e shkollimit duhet të shoqërohet edhe me njohjen e mbështetjen e dikujt që të njeh, nga brenda ndërmarrjes. Dhe për fat të mirë, të punësuarit shqiptar të mëhershëm këtu kanë qenë “dorë lëshuar” në mbështetjen e më të rinjve nga komuniteti. Eshtë një qendrim i duhur ky nga Arturo Mucaj, Maqo Poreci, Luan Hysenbelliu, Teuta Rrokaj, Gjoke Pellumbaj, Alket Dede, Leonidha Shella etj, të cilët nëpërmjet punës kanë afirmuar aftësitë profesionale, sjelljen e korrektesën e tyre, duke u bërë një zë i mirë e referues për më te rinjtë e këtyre dy viteve si: Tauland Prifti, Romelda Cela , Elvira Roci, Telo Beluli, Fitim Hamza , Ylber Feruku, Elvira Hoxha, Sokol Hasa etj.

Ky lloj informacioni që na dha Bujari, në fakt na mbushi me gëzim. Për hir të së vërtetës, shqiptarët po e gjejnë veten në kompani të tjera të mëdha si “Marshall, Cordone”, “Septa etj” si punëtor e menaxhues, por edhe në bizneset e tyre të shumta, në spitalet e qendrat e shëndetit, në shkollat publike e private, në aeroporte e në administratën qendrore të qytetit të Filadelfias. Shtimi i numrit të punësuarve për shqiptarët në të gjithë sektorët, ka ardhur përveç të tjerave edhe nga dëshira e mirë e njohja midis tyre duke i dhënë njeri tjetrit mbështetjen që kërkohet për të fuqizuar secilin person e familje, por edhe gjithë komunitetin njëkohësisht.

Sigurisht, në këtë proces ku takimet, njohjet, këshillimet, kontributet, ndihmat etj ndjehen si nevojë e janë gjithnjë në rritje, unë veçoj edhe ekzistencën e punën e gjithanshme të shoqatës “Bijtë e Shqipes” gjatë këtyre 20 viteve këtu në Filadelfia, si faktor të rëndësishëm të realizimit të këtyre nevojave. Tashmë bashkatdhetarët tanë po e shohin dhe po e shfrytëzojnë hapësirën e informimit të kësaj Qendre për të reklamuar bizneset, për të njoftuar nevojat për pune ( të bizneseve por edhe të punë – kërkueseve) , nevojat për qiramarrje por edhe dhënie shtëpish , njoftime fatkeqësish etj. FB i saj ka 5 mijë anëtar e shumë më tepër ndjekës, dhe administrohet mjaft mirë e në kohë reale. Kjo do të thotë se nevojat e mësipërme shumë shpejt shpërndahen thuajse në të gjitha familjet shqiptare.  Në këtë mënyrë arrijmë një bashkëpunim të mirë e që është i domosdoshëm për ti bërë shqiptarët të ndjehen bashkë e ti gjenden pranë njëri–tjetrit .

Në disa shkrime të mëparshme, unë jam munduar të kundërshtoj disa thënie jo të bazuara në lidhje me bashkësinë shqiptare në emigrim si: “Mos u merr me shqiptar”, “Më mire merr një të huaj (ose shko tek një i huaj) se një shqiptar”, “Shqiptarët nuk bëhen bashkë“ etj. Dhe unë mendoj se kundërshtimi i këtyre tezave e afrimi i shqiptarëve, duhet të jetë në mendjen e punën e çdo njërit prej nesh. Shpesh dëgjojmë të themi ndër biseda me shokë e miq të biznesit se kisha kaq shqiptar në punë, por tani kanë mbetur vetëm gjysma e të tjerët ikën, kërkojnë rritje rroge pa filluar akoma e të tjera pretendime. Këto mund të  jenë një realitet ndoshta, por pse duhet ti përgjithësojmë gjithë shqiptarët për pak raste, pasi edhe pse jetojmë në Amerikë ne nuk kemi ardhur të zgjedhur, të shkolluar, punëtor, pa vese e komshinj të mirë. Jo. Jemi të mbledhur nga të gjitha shtresat shoqërore e thuajse nga të gjitha zonat e Shqipërisë. Kështu që do të kemi brenda nesh edhe dëmbel, edhe frekuentues kafenesh e bixhozi, por jo të gjithë amë. Eshtë e padrejtë që të vlerësojmë veten e komunitetin me ato cilësi që nuk i kemi. Shpesh për t’ju dhëne fuqi ideve tona për vështirësitë e punës me njerëzit tanë, ju referohemi komuniteteve të tjera si atyre cifute, greke, ruse etj, duke e ngritur në qiell të kundërtën e atyre që thamë për shqiptarët. Por edhe ata nuk janë plotësisht siç ne na shfaqen. Brenda tyre edhe ata kanë mjaft si pjesa jonë, por ama ata nuk i dëgjojmë të etiketojnë komunitetin e tyre në përgjithësi sic bëjmë ne. Ata i fryjnë bashkimit e jo refuzimit, jo ndarjes.

Megjithatë, vëmë re me kënaqësi se përdorimi i thënieve të mësipërme viti pas viti po ulet me shtimin numerik të bashkatdhetarëve tanë dhe me eksperiencën e punës qe fitojnë këtu. Prandaj, i dashur bashkatdhetar në emigrim, merru me shqiptarët se janë gjaku yt. Beso tek ata, ndihmoi ata kur ke mundësi se do të kthehet një ditë prej tyre. E në se nuk e ke mundësinë për ti ndihmuar apo për t’u ndihmuar, kurrë  mos përdor fjalë apo “aksioma“ negative për shqiptarët në tërësi. Këtë duhet ta bëjmë jo thjeshtë  për tu dukur atdhetar, por se shprehje të tilla nuk janë një realitet.  Realiteti është ndryshe: Shqiptarët janë të zgjuar, te ditur, miqësor e punëtor të mëdhenj, po shkollohen dhe po ecin vetëm në ngjitje me angazhimet në biznese, në shkencë e kudo, në Diasporën tonë në çdo vend të botës ku ata jetojnë. Duke lartësuar veten, bëhen mbështetës edhe për çdo shqiptar tjetër afër apo larg qofshin.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 