Etimologjia e fjalës shqiptar

E enjte, 2 Maj, 2024
E enjte, 2 Maj, 2024

Etimologjia e fjalës shqiptar

Ne shqiptarët sot  e njohim vendin tonë me emrin Shqipëri , Shqipni, popullin me emrin shqiptar, gjuhën shqip.  Emri i një gjuhe, si rregull, është i lidhur  me emrin etnik të popullit që e flet që e flet atë dhe me emrin e vendit ku flitet. (Demiraj, 1988:213)

Në mesjetë  dhe  për një kohë mjaft  të gjatë shqiptarët e njihnin  vendin e tyre me emrin  Arbër/Arbën dhe populli arbëresh.

Shqiptarët janë një nga ata kombe të Evropës së sotme që kanë dy emra: veten e quajnë shqiptar, ndërsa të huajt na quajnë me emërtime të ndryshme mbi bazën e arb-, alb-,  Albanese, Albaneses, Albanais, Albanac, Arvanit, Arnavut, etj.

Emri shqiptar është shumë i ri. Para shekullit XVIII shqiptarët veten e quanin  me emrat  arbënë, arbërë, arbënesh, arbëresh, arbënesh. (Çabej V, 1982:85))  

Historia na dëshmon se nuk janë të pakta rastet që emri i një populli dhe i gjuhës së tij, për një arsye a për një tjetër, ka ndryshuar në rrymë të shekujve.

Me përgjithësimin e fjalëve shqip, shqiptar, Shqipëri etj., në vendet më të hershme  arbënisht/arbërisht etj., u vërtetua edhe te ne një dukuri e ngjashme me atë që ka ndodhur edhe në disa gjuhë të tjera, si Albania, Albanese, Arvanon,  etj. Rastet që ndryshe e quajnë veten, gjuhën dhe atdheun e tyre banorët e një vendi,  dhe ndryshe quhen ata nga  popujt e tjerë, nuk janë të pakta. Mjafton të përmendim këtu fqinjët tanë jugorë, të cilët e quajnë veten helenë, vendin Hellas/Hellada dhe gjuhën helenika/elenika. Kurse nga të huajt ata quhen grekë dhe vendi Greqi. (Demiraj,1988:228)

Mendimet e etimologëve  për emrin shqip/shqiptar

Emrin shqip/ shqiptar Mayeri  e lidh  me fjalën  latine excipio   ‘’kuptoj, dëgjoj”; shqiptar  n ë thelb ai që kupton.”( Mayeri, 2007:480).

  1. Lambertzi emrin e bie të ardhur nga shqiponja. Ai nisej nga kjo pikë pasi shqiponja nga ne shqiptarët gëzon një nderim të veçantë dhe konsiderohet si shpend kombëtar.   Prof. Çabej jep hulumtimet e studiuesit grek Chatiz që e nxjerr emrin shqiptar  nga gr. e re skippetton “pushkë” fjalë që vjen nga italishtja schioppetto.  Pra emri shqiptar do të thotë pushkatar. Ky mendim nuk duket me një bazë historike të fortë pasi emri shqiptar gjendet në  dokumentet e Raguzës, ku dëshmohet si emër familjeje si Schipudar.

Profesor Topalli thekson se  mbështet mendimin e Mayerit , madje bën edhe dallimin midis  shqip për gjuhën dhe  shqipe  (shqype)  për shpendin. Burimi i kësaj fjale është  nga “ marr vesh” çka i përgjigjet “ qartë, kuptueshëm” . kjo dëshmohet për herë të parë te Buzuku, por një herë të vetme: Embasandaj thuo, prift, Pater noster, qi vjen, me thashunë shqip: Ati ynë qi je embë qiellt.

Rrjedhorja : shqiptar  me prapashtesën –tar, del së pari në Fjalorin e Da Lecces (1702) e më vonë në Kuvendi i Arbënit (1703), Shqipëri   me prapashtesën –(ë) ri , shqipëlloj,  “shpjegoj qartë e kuptueshëm,” shqipëroj “ përkthej në gjuhën shqipe “ me rrjedhojat  shqiptim, shqiptimor, i shqiptueshëm, i pashqiptueshëm,  në Pukë shkipëtore   “ fjala shqipe e qartë dhe e shkurtë” me kthimin shq->shk- (khs. shkep nga shqep) . Prej shqiptar janë formuar : shqiptarkë e shqiptare,  forma : shqiptarçe e shqiptarisht, shqiptari e shqiptarësi, shqiptarizëm, shqiptarizoj, shqiptarizim.  (Topalli, 2007:1419)

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 