Zvicër/ “Zgjimi në Mars” i Dea Gjinovcit në garë për dokumentarin e vitit

E shtunë, 27 Prill, 2024

Juria e çmimeve të kinemasë Zviceriane ka bërë publike nominimet për edicionin e këtij viti. Në kategorinë e filmit më të mirë dokumentar kësaj here është edhe emri i një kineasteje shqiptare.

Filmi dokumentar i shqiptarozviceranes  Dea Gjinofcit “Reveal on Mars” (Alva Film Production Sàrl, Britta Rindelaub, Jasmin Basic) do të përballet me  katër produksione të tjera “Apenas el sol” by Arami Ullón (Cineworx Filmproduktion GmbH, Pascal Trächslin) / “Dida” by Nikola Ilić, Corina Schëingruber Ilić (Dschoint Ventschr Film Production AG, Franziska Sonder, Karin Koch) / “The healers” von Marie-Eve Hildbrand (Band apart from Films Sàrl, Jean-Stéphane Bron, Agnieszka Ramu) dhe “Ostrov – The lost Island” by Laurent Stoop, Svetlana Rodina (DokLab GmbH, Corinna Dästner) / për tu shpallur dokumentari i vitit. Ceremonia e çmimeve do të mbahet në datën 25 mars në Zyrih.

“Diçka vërtet e papritur dhe e bukur ndodhi sonte – Wake Up on Mars / Réveil sur Mars u nominua për dokumentarin më të mirë në Çmimet e Filmit Swiss / Prix du cinéma suisse. Ndihem shumë mirënjohës dhe krenare për atë që arritëm së bashku me këtë film, duke portretizuar një familje e guximshme dhe e fortë që përballet me situatat më të jashtëzakonshme, një ekip/produksion i talentuar i përkushtuar dhe i çmendur që dha më të mirën nga vetja duke qëndruar të bashkuar pas kësaj historie dhe institucione, transmetues dhe mbështetës absolutisht të mahnitshëm nga Zvicra, Franca, SHBA dhe ndërkombëtarisht që i bëri të gjitha të mundshme” shkruan në rrjetet sociale Gjinovci.

Mbi Filmin

Ngjarjet ndodhin në Suedi, në kontekstin e azilkërkuesve, dhe përqendrohen në një familje kosovare, me të njëjtën origjinë si kineastja Dea Gjinovci, e cila ka lindur në Gjenevë dhe është shkolluar atje. Kur kërkesa e kësaj familje refuzohet, dy vajzat e mëdha bien në koma. Për më shumë se tre vjet. Ky mister mjekësor ka një emër: “sindroma e dorëzimit”. Kjo është tema e këtij dokumentari i cili përpiqet të zhytet në këtë familje ndërsa shqyrton origjinën e kësaj sëmundje kurioze.

“Kam dëgjuar për këtë familje përmes një artikulli në “New Yorker”, është shprehur më herët në një intervistë regjisorja. Shkova ta takoja në Suedi. Në të njëjtën kohë, pashë edhe familje të tjera. Disa prej tyre me fëmijë që kishin dalë nga koma. Pra nuk ishte një rast i izoluar. Sa i përket aludimit në Mars, ai nuk është artificial. Vëllai i vogël i dy motrave, Furkani, iu përvesh punës për të ndërtuar një raketë për të jetuar në Planetin e Kuq, një ëndërr e fëmijërisë që është gjithashtu një formë reagimi ndaj traumës së përjetuar nga motrat e tij. Është madje ky personazh që siguron këndvështrimin e filmit.

Mbi regjisoren

E lindur në Gjenevë, Dea Gjinovci jetoi dhe studioi atje deri në moshën 15-16 vjeçare. Pastaj ajo shkoi në Londër për të studiuar Ekonomi dhe Politikë në SOAS në Londër dhe Shkenca në Paris. Ka kryer Master për Antropologji dhe Film Dokumentar. Është prodhuese e regjisore filmash dhe është vlerësuar me disa çmime për punën e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 