Një hap konkret drejt marrëveshjes italo shqiptare për pensionet e emigrantëve

E mërkurë, 8 Maj, 2024

Me ligjin për Bilancin 2022, Parlamenti italian ka miratuar edhe një amendament për krijimin e fondit specifik falë të cilit do të realizohet marrëveshja dypalëshe me Shqipërinë për mbrojtjen sociale që do t’u garantojë punonjësve të interesuar mbledhjen e viteve të punës në Shqipëri e Itali për të drejtën e pensionit.

Kjo është arritur falë një pune të gjatë që vitet e fundit ka parë në vijë të parë senatorin italian Tommaso Nannicini, që paraqiti këtë amendament, dhe aktivisten italo-shqiptare Geri Ballo.

Në Ligjin e Buxhetit për vitin 2022 që sapo u miratua përfundimisht në Dhomën e Deputetëve shkruhet shprehimisht:

“Me qëllim aktivizimin e marrëveshjes dypalëshe për sigurimet shoqërore me Shqipërinë dhe për t’u garantuar punonjësve në fjalë njohjen e së drejtës për përfitimin nga sigurimet shoqërore, lidhur me pensionin e pleqërisë, invaliditetit dhe të të mbijetuarve, autorizohen 7,6 milionë euro për vitin 2023, 9,8 milionë euro për vitin 2024, 10,9 milionë euro për vitin 2025, 12,3 milionë euro për vitin 2026, 11, 8 milionë euro për vitin 2027, 13,4 milionë euro për vitin 2028, 15,0 milionë euro për vitin 2029, 16.9 milionë euro për vitin 2030, 18.5 milionë euro për vitin 2031 dhe 20.3 milionë euro në vit duke filluar nga viti 2032”.

“Viti 2021 mbyllet me një lajm të mirë dhe një rezultat të rëndësishëm” – pohon senatori italian Tommaso Nannicini për Diasporashqiptare.al që shpjegon me kënaqësi: “Parlamenti italian miratoi një amendament për krijimin e një fondi specifik për realizimin e marrëveshjes dypalëshe mes Italisë dhe Shqipërisë për pensionet. Duam që t’u njihet një e drejtë e mohuar deri më sot shumë shqiptarëve që kanë paguar kontribute në Itali, por nuk mund të marrin pension dhe italianëve që kanë paguar kontribute në Shqipëri dhe gjithashtu nuk mund të marrin pension. Falë këtij amendamenti, që tashmë është në ligjin e buxhetit të shtetit italian, ne kemi burimet për të bërë marrëveshjen. Kemi një afat kohor: marrëveshja duhet të lidhet deri më 31 dhjetor 2022 sepse fondi mund të përdoret nga viti 2023. Gjithashtu kemi një perimetër të qartë brenda së cilit do të zbatohet marrëveshja: njohja e kontributeve të paguara në lidhje me pensionet. Shpresa është që 2022-shi të jetë viti në të cilin të arrijmë një rezultat edhe më të rëndësishëm, nënshkrimin e konventës dhe njohjen e një të drejte që tepër njerëz presin prej një kohe tepër të gjatë”.

“Për mua ky hap shënon një fitore të diasporës shqiptare në Itali sepse kemi bërë të mundur që të ndihet pesha jonë shoqërore, historike tashmë pas 30 vjetëve emigracion, kulturore.  – thotë me krenari e gëzim Geri Ballo – Kemi arritur të gjejmë gjuhën e përbashkët me krerët e institucioneve italiane në mënyrë që ata ta merrnin për zemër këtë kauzë si një betejë të denjë për të luftuar sepse është kauzë e qytetarëve që janë pjesë integruese e shoqërisë italiane edhe pse shqiptarë apo me origjinë shqiptare”.

“Jam shumë e gëzuar për këtë rezultat sepse kurorëzon një punë të gjatë, të përkushtuar e me vështirësi. – vazhdon Ballo – Është herë e tretë që senatori Nannicini prezanton këtë amendament dhe paralelisht vitet e fundit kemi bërë një punë të vazhdueshme lobuese me krerët e institucioneve italiane, që është edhe pjesa më delikate”.

Por çështja nuk mund të konsiderohet tashmë e mbyllur. Rruga është akoma e gjatë.

“Ka shumë hapa për të bërë akoma. Fakti që nuk është rënë dakord për një tekst përfundimtar të marrëveshjes, që nuk është nënshkruar e aq më pak ratifikuar, i bën këta 12 muaj të vitit 2022 shumë, shumë të rëndësishëm sepse duhet të kryhen të gjithë këta hapa në mënyrë që të arrihet më pas konkretizimi dhe të nisë të shpërndahet fondi që në janar 2023. Ne do të vazhdojmë të jemi të angazhuar me akoma më shumë fuqi – na jep force fakti që kemi tashmë lëvrimin e buxhetit nga pala italiane – dhe nuk do të ndërpresim punën e deritanishme për rrjetëzimin e institucioneve vendimmarrëse për çështjen” shpjegon Ballo.

“Për shembull, fondi që u miratua sot u vu në dispozicion nga ministria e Punës italiane që e mori përsipër barrën ekonomike për këtë çështje, konkretizoi angazhimin që ministri Andrea Orlando kishte marrë karshi komunitetit shqiptar kur i dorëzuam firmat e peticionit. – vazhdon Ballo – Të gjitha subjektet që kemi kontaktuar këta muajt e fundit – puna ka vite që ka nisur, por e kam fjalën për krerët aktualë – do të vazhdojmë t’i mbajmë të përditësuar, do të vazhdojmë të jemi aty për të zgjidhur çdo nyje që mund të krijohet. Gjej rastin të falënderoj kreun e INPS-it  Pasquale Tridico që ka qenë shumë i gatshëm dhe zëvendës presidenten e INPS-it Marialuisa Gnecchi, e angazhuar në linjë të parë. Këta e aktorë të tjerë të përkushtuar deri më sot kanë vullnetin e mirë ta çojnë deri në fund këtë çështje në mënyrë që të gjitha energjitë e përpjekjet të kurorëzohen me sukses”.

“Nuk duhet humbur asnjë minutë. – përforcon senatori Nannicini – Ne duhet t’i hyjmë menjëherë punës, dy qeveritë duhet t’i futen menjëherë punës që të mos shpërdorohen burimet e lëvruara dhe të krijohet një marrëveshje dypalëshe që të qartësojë saktësisht se për çfarë kontributesh po flasim dhe cilat janë mekanizmat për njohjen e pensionit të gjithë atyre që e presin prej disa kohësh, si shqiptarë ashtu edhe italianë që kanë derdhur kontribute në Itali e Shqipëri. Prandaj negociatat dypalëshe mes dy vendeve duhet të nisin menjëherë për të përdorur fondin që është akorduar në buxhetin italian. Deri më 31 dhjetor 2022 ne duhet absolutisht të arrijmë qëllimin, përmes takimeve teknike dypalëshe dhe nënshkrimit të një marrëveshjeje e cila më pas do të duhet të ratifikohet nga të dyja vendet”.

“Kohë ka. Dymbëdhjetë muaj janë të mjaftueshëm për të bërë rrugën që na pret dhe për të përdorur shpejt dhe mirë burimet e lëvruara falë ndryshimit të ligjit të buxhetit” përfundon Nannicini.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 