Një vit pa Mësuesin e Popullit Mehmet Çeliku

E diel, 19 Maj, 2024

Si sot një vit më parë u shua prof. dr. Mehmet Çeliku një ndër figurat më të spikatura të gjuhësisë shqiptare.  Veprimtaria e tij shkencore-pedagogjike, shtrihet rreth një harku kohor 60-vjeçar. Tek ai gërshetohet   shkencëtari i shquar dhe pedagogu i talentuar. Rezultatet e punës së tij shkencore prof. dr. Mehmet Çeliku i vuri në shërbim të mësimdhënies, të cilën  e ngriti në mënyrë cilësore, ndërsa kjo e fundit si një laborator i gjallë  e pasuroi më tej atë me të dhëna  të reja shkencore. (Karapinjalli, 2016:231)

Prof. Dr. Mehmet Çeliku i takon brezit të dytë gjuhëtarëve shqiptarë, të cilët traditën gjuhësore të Kristoforidhit, Xhuvanit, Çabejt, Cipos, Domit, Rizës, Ajetit etj., e çuan  më tej e duke e ngritur në nivele bashkëkohore.

Kontributi  shkencor i prof. dr. Mehmet Çelikut shpaloset në disa fusha të gjuhësisë, si në: dialektologji, morfologji, sintaksë, kulturë gjuhe, sociolinguistikë, leksikologji etj. Ndërsa vitet e fundit profesori ia kushtoi  fushës së sintaksës, e në mënyrë të veçantë, qasjes ndaj drejtimeve të reja e bashkëkohore në këtë fushë.

Në parathënien e vëllimit të parë të veprës së  profesorit, prof. Dr. Valter Memisha thekson: “ai nuk e shkëputi asnjë çast mësimdhënien nga veprimtaria shkencore, dy veprimtaritë kryesore të jetës së tij.  Në Institutin e Gjuhësisë dhe Letërsisë, Tiranë, identifikohej si punonjës shkencor dhe pedagog i jashtëm, kurse në Universitetin e Elbasanit si pedagog  me kohë të plotë dhe punonjës shkencor.” (Çeliku, 2020:5)

Prof. dr. Mehmet Çeliku do të mbetet një personalitet dhe intelektual i shquar që i kushtoi  tërë jetën e tij shkencës së gjuhësisë. Me prurjet  e tij të shumta gjuhësore ai  do të mbetet shembull i gjallë frymëzimi për të gjithë brezat e studentëve dhe studiuesve të gjuhës shqipe.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 