Sport/ 5 lojtarët më të shtrenjtë të Shqipërisë në merkaton ndërkombëtare

E shtunë, 18 Maj, 2024

Gjimshiti dhe Kumbulla janë  futbollistët me vlerën më të lartë në treg, Broja ka rritjen më të madhe në 1 vit

Vlera totale e pesë futbollistëve më të shtrenjtë të Kombëtares Shqiptare të futbollit është 76 milionë Euro.

Kartoni i Berat Gjimshitit vlerësohet sipas sajtit të njohur “Transfermarkt”, me shumën e 22 milionë eurove. Mbrojtësi i Atalantas, 28 vjeç ka treguar rritje me paraqitjet e tij dhe vlera në treg është shtuar me 4 milionë Euro në 12 muajt e fundit.

Humbësi më i madh në listë është lojtari i Romës, Marash Kumbulla. Në Dhjetor të vitit 2020, qendërmbrojtësi vlerësohej 27 milionë Euro, por paraqitjet jo të mira të 21-vjeçarit të verdhekuqtë kanë bërë që të zhvlerësohet me 5 milionë Euro.

Kapiteni i kuqezinjve Elseid Hysaj ka një vlerë prej 13 milionë Euro në treg. 1 vit më parë, futbollisti i Lacios kushtonte 1 milion Euro më shumë.

Rritje ka pasur edhe kartoni i mesfushorit kuqezi Nedim Bajrami. Futbollisti i Empolit në Shkurt të këtij viti vlerësohej 5 milionë Euro, ndërsa pas 10 muajsh, Empoli kërkon për 21-vjeçarin 10 milionë Euro.

Ndërsa i pesti është Armando Broja, që është dalluar me golat e tij në Premier League. Huazimi te Sauthemptoni ka ndikuar në rritjen e vlerës së sulmuesit kuqezi. Kartoni i tij shkon në 9 milionë Euro, më e larta për 20-vjeçarin. Në Janar të 2021, Broja pjesë e Viteses në Holandë, kapte në treg vlerën 2.2 milionë Euro. Kartoni i tij është rritur me 6.8 milionë Euro, më shumë se sa lojtarët e tjerë kuqezinj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 