Redaksia e gjuhës shqipe në Radion e Jashtme të Kinës

E enjte, 2 Maj, 2024

Drejtorja e Redaksisë së Gjuhës Shqipe të Radios së Jashtme të Kinës Qu Ning që mban emrin shqiptar Vera në intervistë për gazetën Dielli, shpjegon historikun e themelimit të seksionit shqip në Radio Pekini, sot Radio e Jashtme e Kinës (CRI), transformimet që prej vitit 1969, dhe përpjekjet për ruajtjen e misionin origjinal, për t’i njohur shqiptarët me Kinën e vërtetë, me kulturën, historinë, të tashmen e të ardhmen e saj, dhe për ta bërë Shqipërinë sa më të njohur në Kinë.
HISTORIKU I THEMELIMIT TE REDAKSISË SË GJUHËS SHQIPE TË CRI-SË (RADIO E JASHTME E KINËS)
Më 6 qershor të vitit 1969, me kërkesën e palës shqiptare dhe me udhëzimin dhe përkujdesjen e drejtpërdrejtë të kryeministrit të atëhershëm kinez Çu En Lai, filluan zyrtarisht transmetimet e emisioneve shqipe të Radio Pekinit, pjesë e Grupit Mediatik të Kinës (CMG). Bërthama e parë e redaksisë së gjuhës shqipe u krijua nga shqipfolës kinezë të zgjedhur nga sektorë të ndryshëm, si edhe dy specialistë shqiptarë. Si çdo fillim, edhe hapat e parë të redaksisë së gjuhës shqipe u hodhën me vështirësi. Anëtarët e redaksisë ishin që të gjithë të rinj, që nuk kishin përvojë të të folurit në radio dhe në përgatitjen e emisioneve, e po ashtu edhe kushtet e punës nuk ishin shumë të mira dhe kishte pak studio incizimi. Por falë punës së palodhur, entuziazmit e përkushtimit, këto vështirësi u kaluan dhe redaksia e gjuhës shqipe ka ardhur duke u rritur, duke u bërë sot një pjesë e nderuar e peizazhit të mediave ndërkombëtare në gjuhën shqipe.
SI KA NDRYSHUAR PROGRAMACIONI NGA THEMELIMI E DERI NË DITËT QË FLASIM? MISIONI, QËLLIMI, FOKUSI…
Kur redaksia e gjuhës shqipe nisi transmetimet e saj, kishte gjithsej gjashte veta, ndërsa tani, përveç redaksisë qendrore në Pekin, ku punojnë më shumë se dhjetë gazetarë shqipfolës kinezë dhe staf tjetër teknik, si edhe ekspertë shqiptarë, kemi edhe gazetarë shqiptarë që punojnë nga Shqipëria. Po ashtu, para 50 vjetësh CRI në gjuhën shqipe nisi transmetimet vetëm me një program gjysmëorësh në valë të shkurtra, ndërsa tani radio jonë “Ejani” transmeton në FM 18 orë në ditë. CRI në gjuhën shqipe është kthyer në një media të integruar, dhe tashmë është zgjeruar në mediat e reja, duke pasur llogari të veta në medien sociale, si edhe aplikacion në celular, teksa nga “zëri i Kinës” po kthehet gjithnjë e më shumë në “imazhin e Kinës”. Përveç ndryshimeve në formë me ngritjen edhe të nivelit teknologjik, kemi bërë përpjekje edhe për të ngritur cilësinë dhe larminë e përmbajtjes, duke pasuruar edhe gamën e rubrikave, por duke ruajtur gjithmonë misionin tonë origjinal, për t’i njohur shqiptarët me Kinën e vërtetë, me kulturën, historinë, të tashmen e të ardhmen e saj, dhe për ta bërë Shqipërinë sa më të njohur në Kinë.
MARRËVESHJET E BASHKËPUNIMIT TË RADIOS ME SHTETIN SHQIPTAR, BIZNESE SHQIPTARE E SHOQATA SHQIPTARE NË KINË
Prej mbi 50 vjetësh që prej krijimit të saj, redaksia e gjuhës shqipe e CRI-së (CMG), ka vendosur bashkëpunim të gjerë me mediet shqiptare të niveleve të ndryshme. Çdo vit ne dërgojmë edhe delegacione për të bërë vizita ose shkëmbime me mediet në Shqipëri. Zhvillimi i transmetimeve në gjuhën shqipe të CRI-së nuk mund të ndahet nga mbështetja e medieve homologe shqiptare. Në të ardhmen këtë bashkëpunim mendoj se mund ta zgjerojmë edhe me gazetën “Dielli”.
REDAKSIA E GJUHËS SHQIPE E CRI-SË SI PIKËTAKIM KULTURASH E SHKËMBIMESH TË NDRYSHME
Redaksia e gjuhës shqipe e CRI-së (CMG) është përpjekur të bëhet një urë lidhëse ndërmjet të dy vendeve. Ajo ka shkuar tej rolit tradicional të medias, duke mos synuar të jetë thjesht një pasqyruese e shkëmbimeve dypalëshe, por edhe një nxitëse, pjesëmarrëse aktive e protagoniste e këtyre shkëmbimeve. “Mysafirë” të saj kanë qenë personalitete të larta të politikës shqiptare që kanë vizituar Kinën, akademikë, shkencëtarë, biznesmenë, artistë, sportistë, studentë, por mbi të gjitha, ata që kanë ngritur urat e miqësisë e të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve e dy popujve tanë. Mbajtja në këmbë e konsolidimi i këtyre urave dhe shembja e mureve që pengojnë njohjen dhe komunikimin është një prej qëllimeve tona kryesore.
ROLI I REDAKSISË SHQIP TË CRI-SË NË ZHVILLIMIN DHE RUAJTJEN E GJUHËS SHQIPE
Redaksia e gjuhës shqipe është përpjekur gjithmonë që të jetë edhe një “shkollë” e gjuhës shqipe. Punonjësit e redaksisë bëjnë përpjekje të pandërprera për ngritjen e nivelit të njohjes së gjuhës shqipe e të nivelit të përkthimit, mbështetur edhe në ndihmën e ekspertëve shqiptarë. Mund të thuhet se redaksia e gjuhës shqipe, së bashku me degën e gjuhës shqipe në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ku kanë studiuar të gjithë punonjësit shqipfolës të saj, e kanë kthyer Pekinin në një qendër të albanologjisë. Kjo është njohur edhe nga miqtë tanë shqiptarë, duke përfshirë edhe zyrtarë më të lartë. Kështu, kryeministri Edi Rama është shprehur: “Sot për sot, kush dëshiron ta studiojë gjuhën shqipe gjerësisht dhe thellësisht dhe ta shkruajë atë në mënyrë tërësisht korrekte, duhet të shkojë në Pekin.” Ndërsa gjuhëtarja dhe përkthyesja Emirjeta Xhunga, pjesë e bashkësisë së shqiptarëve në ShBA dhe ndjekëse e rregullt e emisioneve tona, është shprehur: “Kur dëgjoj emisionet tuaja në gjuhën shqipe, ngazëllehem nga puna juaj, nga kujdesi për të shprehur qartë dhe rrjedhshëm mesazhet e jetës, kulturës dhe arritjeve të shënuara të popullit kinez. Shqipja juaj vërtetë cilësore dhe mbresëlënëse na bën ne shqiptarëve ta ndjejmë veten si mes njerëzve tanë më të afërt. Ajo rrjedh e qartë, e pastër, e natyrshme, dhe e pandotur nga huazime të panevojshme”. Vlerësime të tilla jo vetëm nga gëzojnë, por dhe na japin zemër të vijojmë më tej punën e misionin tonë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 