Në ishujt e Greqisë flitet shqip…

E enjte, 16 Maj, 2024
E enjte, 16 Maj, 2024

Në ishujt e Greqisë flitet shqip…

Petrit Jushi, mësues dhe kordinator i stafit pedagogjik të shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë- Greqi, në një rrëfim për gazetën “Dielli”, Organ i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra në New York shprehet se shkolla e parë e mësimdhënies së gjuhës  shqipe është “Gjon Buzuku” në Qytetin e Rethimnos në Kretë e përbërë nga dy klasa me nxënës shqiptarë, që për herë të parë ulën në bankat e klasës, por kësaj herë për të shkruar, lexuar dhe bashkëbiseduar më njëri-tjetrin në gjuhën e prindërve të tyre për të mësuar Gjuhën Shqipe.

Shkolla Shqipe “Gjon Buzuku” e ka zanafillën e saj, dhe historikun që në fillimin e pranisë së emigrantëve Shqiptarë në ishullin e Kretës dhe në Prefekturën e Rethimnos. Me kalimin e viteve dhe integrimin e shqiptarëve në shoqërinë vendase dhe përpjekjet e tyre sporadike për tu Organizuar në Shoqatë të mirëfilltë, nuk e zbehu aspak ëndrrën e tyre të “arkivuar” në thellësinë e identitetit kombëtar shqiptar sipas Petrit Jushit.

Rrënjët dhe trungu i një kombi qëndron dhe vitalizohet në radhë të parë në kultivimin e gjuhës së tij, dhe nga kjo pikënisje, pas themelimit të Shoqatës Shqiptare në Rethimno ku shpërtheu dhe ëndrra e arkivuar në hapjen e kurseve të gjuhës tonë të dlirë, të hapjes së klasave të mësimdhënies në Gjuhën Shqipe. Petrit Jushi gjithashtu anëtari i këshillit drejtues të Shoqatës Shqiptare Rethimno dhe kordinator i Lidhjes së shoqatave shqiptare në Kretë shpjegon se falë organizimit të Shoqatës dhe konsolidimit të saj,  lidhjeve me Shoqatat e tjera Shqiptare në Kretë, nga bashkëpunimi me njëra-tjetrën, u hap kjo shkollë shqipe e cila nuk është e vetme në Kretë. Kjo shkollë kujton Petrit Jushi u pagëzua me emrin e atij kollosi të përjetshëm që qëndisi në kujtesën tonë gjuhësore shkronjat e para të alfabetit të gjuhës shqipe atij monumenti gjuhësor, që pagëzoi për herë të parë (1555) Mesharin e  GJON BUZUKUT.

Kurset e gjuhës shqipe funksionojnë në dy shkollat publike Greke falë bashkëpunimit me strukturat lokale vendase si (Bashkia seksioni arsimit vendas ) dhe shumë faktorëve të tjerë duke përmendur dhe ndihmën e çmuar të Ambasadës Shqiptare në Greqi dhe Qendrës së Botimeve të Diasporës në paisjen me Abetare dhe librat e Gjuhës Shqipe. Sipas Petrit Jushit mësues dhe kordinator i stafit pedagogjik të shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë të Greqisë, vihet re një fluks, dhe një etje nga të gjithë prindërit shqiptarë për të sjellë të gjithë fëmijët e tyre në shkollën “Gjon Buzuku” në Rethimno, kjo tendencë e bukur që po përjeton stafi i Shoqatës Shqiptare Rethimno, dhe stafi i mësuesve të gjuhës shqipe, na bën krenarë, por duhet të përballemi me sfida të reja, siç është ajo e hapjes së klasave të tjera, dhe shkollave të tjera.

Qëllimi kryesor i stafit të shoqatës dhe i mësuesve është në rritjen e cilësisë së mësimdhënies bazuar në radhë të parë mbajtjen dhe forcimin e dëshirës që kanë nxënësit për të vazhduar në këtë strategji, dhe duket zhvilluar kurrikulat gjuhësore të ndërlidhura me disiplina të tjera jo vetëm gjuhësore, por dhe ato kulturore, gjeografike matematike dhe duke përdorur metoda dhe teknologjinë në shërbim të dinamikës së nxënësve. Shkolla Shqipe “Gjon Buzuku” do të vazhdojë në konsolidimin e saj bazuar në dashurinë dhe dëshirën e nxënësve për të ardhur në klasat shqipe, në bashkëpunimin e ngushtë midis nxënës-mësues –prindër, në aplikimin për çdo nxënës në individualitetin dhe mundësitë e tij /saj në ndihmën dhe stimulin në mënyre që çdo nxënës i gjuhës shqipe të ndihet i lumtur dhe i aktivizuar në klasë. Mësuesit dhe stafi i Shoqatës Shqiptare Rethimno Kretë tregon z.Jushi se kanë një lidhje të fortë me Lidhjen e Shoqatave Shqiptare Kretë (e përbërë nga shoqatat motra në Iraklio, Hanja, Rethimno) por edhe me gjithë diasporën shqiptare në botë besojnë se çdo ëndërr, dhe çdo dëshirë kombëtare kur kryqëzohet me një vullnetarizëm dhe humanizëm të pastër kombëtar arrihen dhe objektiva të pa-imagjinuara më parë. Për punën e mrekullueshme, një falenderim të veçantë ka për mësueset tona të palodhura, Flora dhe Aneta. Duke falenderuar nga zemra të gjithë ata bashkatdhetarë, individë apo grupe që kontribuan për hapjen e shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë, urojmë suksese dhe vazhdimësi dhe jetë gjatë në udhën e shkronjave, në udhën e dijës, në udhën e gjuhës amtarë, përfundon prononcimin e tij për Diellin e Vatrës në New York, Petrit Jushi mësues dhe kordinator i stafit pedagogjik të shkollës shqipe “Gjon Buzuku” në Kretë të Greqisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 