Farneta e vogël me identitet arbëror e zemër bujare

E mërkurë, 1 Maj, 2024

Gjatë shtegtimeve të mija në ngulimet arbëreshe, më 20 Tetor 2021 u gjendem në katundet eRrethit të Kozencës: 1) KastërnexhiCastroregi 2) FarnetaFarneta e cila gjendet mbi 900 metra mbi lartësi detare dhe rreth 20 kilometrash nga Kastëjnexhi, duke qenë edhe fraksion i asaj bashkie. Farneta thuaja se është boshatisur, pasi aktualisht ka shumë më tepër shtëpi se sa banorë. -Megjithëkëtë ka ruajtur traditat, çka u dëshmua edhe nga motrat Nicoletta dhe Rina Russo që na gostitën me kafe dhe na impresionuan me një shqipe të pastër.

Që në hyrje të fshatit, ku na priti një tabelë dygjuhësore me një mirëseardhje në Farnetë, që në pamje të parë tregon se është një nga katundet më të vogla arbëreshe. Në sheshin e tij pamë kishën në renovim e sipër. Dikur ky ngulim kishte tri kisha: kisha famullitare kushtuar San Nicola di Mira, që u shkatërrua në vitet 1950; Kisha San Rocco, e zgjeruar në vitin 1900 dhe e rindërtuar në vitin 1968,sot një vend i famullisë dhe Kisha S. Antonio di Padova, që ishte në renovim  me një shesh të vogël, ku festohet me 13 maj dhe me 13 qershor.

Të ecish për rreth 20 metra dhe has në një shesh pak sa më të madh ku gjendet qendra rekreative sportive dhe qendra kulturore brenda së cilës gjenden edhe ca kostume tradicionale arbëreshe- Qendra zakonisht është e hapur për vizitorët e rrall që ia mësyjnë këtij fshati thuaja se plotësisht të braktisur, si pasoj e migracionit, por edhe vet faktit se vendbanimi është mjaft i izoluar nga qendrat më të mëdha.

Po te qendra rekreative gjetëm pak banorë që merreshin me rregullimin dhe pastrimin e ambientit, në mesin e të cilëve edhe dy motrat Nicoletta dhe Rina Russo që na pritën me shumë bujari e përzemërsi e madje pa na pyetur vajtën në shtëpinë e tyre për të na sjellur kafe. Nga vet Nicoletta mësuam se ajo kishte ndjek në Kozencë, studimet në degën e gjuhës shqipe dhe se profesor e kish pas shokun tim të studimeve dhe më vonë edhe kolegë në gazetën “Rilindja”,  Anton N. Berisha, me të cilin gjysmë shekulli më parë si absolvent të Albanologjikut të Prishtinës për herë të parë e kishim vizituar Kalabrinë, pa ditur se në një të ardhme Antoni do të bëhet profesor i shqipes në këtë mjedis arbëror. Madje siç na tha Nikcoletta ai paska qenë edhe krushk në martesën e motrës së saj. Ky shembull tregon sesa e vogël është bota kur i lidh një trung, një gjake por edhe një zemër me shumë dashuri ndërvëllazërore.

Për sukseset e femrave të këtij vendbanimi flet edhe vet emri i Enza Scutarii, e cila pso si mësuese pos si mësues, njihet dhe  çmohet edhe si hulumtuese dhe studiuese e traditave dhe kulturës arbëreshe, ndaj edhe është nderuar me disa çmime për poezitë e saj lirike, e frymëzuar nga realiteti i këtushëm arbëresh. Shquhet edhe një figurë tjetër e këtij fshati e ky është Domenico Licursii i cili lindi në Farneta dhe jeton po aty. Ai publikon gazetën “Rinascita del Sud”. Domenico Likursi është gazetar autodidakt, por përmendet dhe vlerësohet për misionin si arbëresh për të mbajtur gjallë identitetin arbëror.

Ja edhe pak të dhëna që arritëm të sigurojmë nga burime arbëreshe: Aty vepron grupi folklorik “Të biltë e Shqiponjës” si dhe është qendra e revistës letrare. Mendohet se Farneta është themeluar qysh në vitin 1478 , e që më vonë i shtohet edhe një numër arbëreshësh të ardhur nga Korona në vitin 1534. Këtu, duke qenë një vend i izoluar , ka arrit të ruaj mjaft mirë gjuhën shqipe por edhe traditat kulturore të trashëguara nga vendi i prejardhjes. Mësojmë po ashtu se edhe arbëreshët e këtushëm janë shquar për trimëri dhe kanë luftuar përkrah Garibaldit për çlirimin e Italisë. /Prointegra/

Teksti dhe fotot nga Rexhep Rifati

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 