Sarandë, përurohet Konsullata e Nderit e Republikës Çeke

E diel, 30 Qershor, 2024

Në Sarandë është çelur ditën e djeshme Konsullata e Nderit e Republikës Çeke.

Në ceremoninë e organizuara me këtë rast, ishin të pranishëm ambasadori i Republikës Çeke në vendin tonë, Jarosllav Ludva, kryetari i bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma si dhe prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj.

Ambasadori i Republikës Çeke, Jarosllav Ludva në fjalën e mbajtur vuri në dukje se fakti që Saranda çdo vit e më tepër po vizitohet nga turistët çekë e bëri të domosdoshme hapjen e konsullatës.

Sipas tij, konsulle nderi është emëruar Loreta Poda Jorkiewits.

“Loreta do të jetë konsulle nderi e Republikës Çeke në Sarandë për të ndihmuar për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe jo vetëm në fushën politike por edhe ato tregtare, ekonomike, turistike, njerëzore, etj”, vuri në dukje ambasadori Ludva.

Për kryebashkiakun Gurma hapja e kësaj selie diplomatike është shumë e rëndësishme.

“Saranda është prej vitesh destinacioni më i preferuar për turistët çekë. Ajo ka qenë gjithmonë mikpritëse dhe kështu do të jetë”, tha Gurma.

Ndërsa konsulle e nderit, Loreta Poda Jorkiewits vuri në dukje se zgjerimi i pranisë diplomatike të Republikës Çeke do të ketë ndikim pozitiv në thellimin e marrëdhënieve ekonomike, tregtare, kulturore, turistike, arsimore e njerëzore. Sipas saj, ka ende hapësira të pashfrytëzuara që ofron jugu i Shqipërisë.

Konsullata e Nderit e Republikës Çeke në Sarandë është e para njësi diplomatike e këtij lloji të kësaj Republike në Shqipëri.

Ajo është gjithashtu e para seli konsullore që çelet në Sarandë që pas vitit 1939. Në Sarandë në vitet para Luftës së Dytë Botërore, kanë funksionuar tri konsullata: greke, italiane dhe rumune.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.