80 vite nga vdekja e Kristo Dakos, atdhetarit dhe publicistit të shquar

E hënë, 29 Prill, 2024

Kristo Dako ka qenë një ndër personalitetet e shquara të shtetit shqiptar dhe Pavarësisë. Ai u nda nga jeta 80 vite më parë, më 16 dhjetor 1941.

U lind në Korçë më 24 dhjetor 1876. Më 1887 Dako emigroi në Bukuresht, Rumani, ku mbaroi shkollën e mesme më 1898, dhe më 1902 Fakultetin e Matematikës. Nga ky vit u u aktivizua në shoqëritë Shpresa dhe Dituria të kryeqytetit rumun. Më pas shkoi në Shtetet e Bashkuara, ku ndoqi dhe mbaroi Fakultetin e Filozofisë në Universitetin e Oberlindit në vitet 1906-1913. Më 1908 u kthye në atdhe dhe më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit. Më 1913 u zgjodh president dhe redaktor i gazetës Dielli, organ i Federatës Mbarëshqiptare Vatra.

Kristo Dako njihet si publicist i shquar dhe ka botuar në revistat më prestigjoze të vendit të asaj kohe si: “Ylli i mëngjesit”, “Albania”, “Dielli” Kristo Dako ka botuar shkrime edhe në shtypin e huaj të kohës si: “The Orient”, “The Times”, etj.

Ka botuar edhe veprat: “Cilët janë shqiptarët”, “Shqipëria, çelësi i Lindjes se Afërme”, “Shënime nga Jeta dhe vepra e N.M. tij, Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, tekstin shkollor “Mësimet e para të Gjeometrisë elementare” etj.

Dako mori më vonë pjesë në Konferencën e Paqes së Parisit në vitin 1919. Ai është takuar dy herë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Wiudrou Wilson, për t’i shpjeguar atij interesat kombëtare të Shqipërisë. Më 1921-1922 qe deputet i Partisë Përparimtare dhe më pas u bë pjesë e “Bashkimit të Shenjtë”. Më 1921 u caktua ministër i Arsimit në qeverinë disa ditëshe të Hasan Prishtinës gjatë krizës së dhjetorit. Më pas u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit.

Më 2 tetor 1922 hapet instituti “Qiriaz”, më 11 prill 1925 u vendos në Kamzë. Ndërroi jetë në Tiranë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.