“Ditët e Albanologjisë”, në edicionin e XII

E hënë, 20 Maj, 2024

Duke filluar nga nesër e deri të premten Akademia e Studimeve Albanologjike organizon edicionin e XII, të Ditët e Albanologjisë. “Albanologjia e mijëvjeçarit të ri” është zgjedhur si temë e këtij edicioni. Një memorandum bashkëpunimi mes qendrave albanologjike të Tiranës, Prishtinës dhe Shkupit; nderim për disa kërkues shkencorë që lënë karrierën aktive akademike dhe një ekspozitë e botimeve të akademisë, janë disa nga aktivitetet e parashikuara. Ceremonia e hapjes zhvillohet në sallën e albanologjisë, Pallati i Kongreseve, ora 10.00. Në njoftimin nga ASA bashkëngjitur me programin e detajuar, në vazhdim është dhe katalogu i sapodalë nga shtypi me botimet themelore në vite, si dhe botimet më të reja të ASA-s. Në njoftimin zyrtar thuhet se aty gjenden botime për figura politike e kulturore dhe fenomene të rëndësishme të dy shekujve të fundit, që janë me interes për publikun e gjerë. “Janë tema dhe subjekte për të cilat dija e akademikëve profesionistë vendos një farë rregulli në këtë kaosin tonë kulturor, ku publikut i ndodh të ushqehet nëpërmjet mediumeve dhe albanologjisë alternative”, thuhet në njoftim. Akademia e Studimeve Albanologjike (ASA) përbëhet nga katër institute kërkimore kombëtare: Instituti i Arkeologjisë, i Historisë, i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, i Antropologjisë Kulturore e Studimit të Artit, si dhe nga Qendra e Enciklopedisë Shqiptare. ASA përbëhet nga një ekip prej afro 100 studiuesish të njohur, të profilizuar në fushat e albanologjisë, si dhe një rrjet i gjerë bashkëpunëtorësh të institucioneve akademike e kërkimore shqiptare dhe ndërkombëtare. ASA administron Bibliotekën Albanologjike, si dhe fonde e arkiva shkencore të sistemuara e të ekspozuara në muzeun arkeologjik, kabinetin e numizmatikës, në fondet materiale të arkeologjisë, të etnografisë, në arkivin e historisë kombëtare, në arkivin e shkruar të gjuhësisë e letërsisë dhe në kartotekat gjuhësore, në arkivat e folklorit, etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 