Rita Ora pranon gabimet gjatë pandemisë

E mërkurë, 15 Maj, 2024
E mërkurë, 15 Maj, 2024

Rita Ora pranon gabimet gjatë pandemisë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka folur së fundmi në një intervistë gjerë e gjatë për karrierën dhe jetën e saj në përgjithësi.

Duke folur për të përditshmen britanike The Independent, Ora ka rivënë në vëmendje se sa keq ndjehet për festën famëkeqe të ditëlindjes, të cilën e organizoi nëntorin e vitit të kaluar.

Megjithëse Mbretëria e Bashkuar ndodhej në një izolim total, ajo theu rregullat duke organizuar një festë ilgeale për ditëlindjen e 30-të, me çka më pas edhe u gjobit nga policia.

“Ajo u etiketua nga policia si ‘një nga shkeljet më të mëdha dhe famëkeqe’ të izolimit; Ora ishte kthyer nga një udhëtim pune në Egjipt dhe duhej të ishte në vetëizolim për 14 ditë. Në rrjetet sociale, ajo e quajti atë në atë kohë ‘një gabim serioz dhe të pajustifikueshëm””, shkruan The Independent.

“Jam shumë në siklet”, thotë ajo. “Ende ndihem në siklet. Dhe ndjej keqardhje, është me të vërtetë e vështirë për mua të flas për këtë. Do të doja të kisha bërë një zgjedhje tjetër. Më trishton sepse është diçka që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë”, tha Rita për mediumin britanik.

“Në atë kohë njerëzit bënin sakrifica të mëdha dhe unë i zhgënjeva. Dhe kjo dhemb. Kjo me të vërtetë dhemb”, ka thënë më tej këngëtarja shqiptare.

Tutje, 31-vjeçarja ka folur edhe për sakrificën e madhe që bërë prindërit e saj për ta rritur atë në Londër, pas zhvendosjes së tyre nga Kosova në kohën e Ish-Jugosllavisë.

“Prindërit e mi erdhën në Mbretërinë e Bashkuar për ne – kështu që ne mund të rriteshim në një mjedis më të sigurtë”, thotë Ora, e cila është një ambasadore e UNICEF-it.

“Dhe për pjesën tjetër të jetës sime, do të ndihem pafundësisht e pasionuar pas refugjatëve sepse jam një refugjate dhe do të jem gjithmonë e tillë. Jam shumë krenare që jam një refugjate. Dhe unë mendoj se shpesh ka një stigmë përreth refugjatëve. Një stigmë që me të vërtetë jam duke e shfrytëzuar misionin tim për të thyer”, ka thënë Rita për The Independent.

Këngëtarja shqiptare këto ditë ka publikuar këngën e saj më të re “Follow Me”, ndërsa pritet që vitin e ardhshëm të nxjerr në treg albumin e saj të tretë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 