Thirrja e dibranëve për mbrojtjen e Dibrës nga mbytja

E shtunë, 27 Prill, 2024

“Po Dibrës Jo Skavicës” Marjana Bulkut për ta përdorur  si një “ armë “ për mbrojtjen e Dibrës nga mbytja “

Ishte ky mbishkrimi me të cilin autori i librit “ Po Dibres Jo Skavicës “ zoti Abdurahim Ashiku më nxiste jo vetëm leximin por edhe reflektimin mbi këtë vepër që i thotë JO një akti barbar i cili mbeti përherë në tentativë .

Por përtej kësaj tentative mbytjeje shuhen ambicie për investime në atë zonë që Zoti e ka bekuar me bukuri e lartësi , lugina e vreshta , histori e varre historish. Qeveritë që shkojnë e vijnë riciklojnë projektin e Skavicës si për t’ju thënë këtyre banorëve: Ikni! Ikni para se të jetë vonë.

Ky dhunim psikologjik dhe fizik i ëndrrave të të parëve duket se ka mbajtur hapur dritën e arsyes së autorit Abdurrahim Ashiku i cili shpalos në këtë vepër mes stilit të gazetarit, kronikanit, specialistit , arkivuesit të gjitha argumentat , letërkëmbimet, analizat e specialistëve, vendimet dhe kundërvendimet qeveritare mbi një projekt të padrejtë që përmbyt Dibrën historike, Dibrën turistike, atë të bujqësisë, të traditave, të gatimit, të pastërsisë, Dibrën e artistave lirikë dhe epikë që i dhanë artit shqiptar gjithçka patën, Dibrën e Skënderbeut .

Por vepra nuk është trajtuar në aspektin sentimental, një ish gazetar profesionist si Ashiku nuk bie pre e emocioneve që të shkakton ikja nga vendi yt , përkundrazi ai përdor fuqinë e fjalës dhe mund ta konsiderosh pa asnjë dyshim një avokat i Dibrës dhe intelektualëve dibranë të cilët përmes profesionalizmit të tyre i thonë jo vendimarrësve edhe pse ata janë shpërfillës dhe prepotentë .

Autori ka arshivuar letra e komunikime duke i sjellë ato në vepër si thirrje që tentojnë të mbrojnë mostjetërsimin e territoreve nga lakmitë e pushtetarëve .

Janë me dhjetëra biseda e një larmi e pafund informacionesh mbi sektorë jetik të hartës ekonomike të Dibrës që sa më shumë ti lexosh aq më shumë do mësosh e mbash shënime, do takosh personalitete kualitative që investuan për Dibrën .

Evokimet historike në këtë publikim vijnë qëllimshëm si për ti kujtuar dibranëve se Hidrocentrali Skavica është një pushtim i ri i Dibrës dhe Shqipërisë që zhduk nga territoret tona fshatra, banorë, florë dhe fauna e mbi të gjitha histori .

Vepra është padyshim një Thirrje e autorit përmes zërave dibranë që e duan Dibrën, ia duan të shkuarën por mbi të gjitha të ardhmen e saj në rrezik mbytjeje.

Unë nuk di nëse mundem të mbroj Dibrën mes faqeve të një libri por mund të them se përmes faqeve të këtij libri unë dëgjova zëra logjike dhe arsyeje që mund dhe  duhet ti vijnë në ndihmë vendlindjes tonë në ditë të vështira.

Ndjeva se sa të pashpirt i bën politikanët mos reagimi dhe rreshtimi deri në verbëri pas udhëheqësve partiakë dhe pashë se sa forcë e peshë ka zëri i intelektualëve edhe pse pak kush i dëgjon, ky libër është thirrja e tyre, shfletojeni, lexojeni dhe ndajeni gjithnjë bujarisht me miq.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 