Majlinda Kelmendi, vajza që bëri të ëndërrojë një komb i tërë

E hënë, 20 Maj, 2024

Të ngresh në majë një vend. Ti dedikosh vendit tënd çdo pikë djerse. Të rritesh goditje pas goditjeje. Të jesh askushi dhe të bëhesh simbol i lirisë, i një lufte që bie në sy për të hedhur dritë dhe për të ndjekur një trajektore – deri në fitoren e madhe.

Kjo është historia e Majlinda Kelmendit, xhudistes kosovare – sportistja e parë përfaqësuese e Komitetit Olimpik të Kosovës (si dhe sportistja e parë me përkatësi etnike shqiptare) që fitoi medalje të artë në Olimpiadë, duke mbajtur vendin e parë në renditjen ndërkombëtare të Federatës Ndërkombëtare e Xhudos që nga viti 2013. .

Dy tituj botërorë dhe katër tituj europianë, nga të cilët i fundit u fitua në Lojërat Europiane të Minskut 2019. Në vitin 2014 ajo do të shpallej xhudistja më e mirë në botë në të gjitha kategoritë dhe do të dekorohej me “Medaljen Presidenciale të Meritës” nga Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga.

Por do të jetë Vjosa Osmani, një tjetër presidente femër, e cila shoqëroi Majlinda Kelmendin në ceremoninë shtetërore (organizuar nga vetë presidentja), për mbylljen e karrierës aktive sportive të atletes, mbajtur dje, duke e nderuar me urdhrin “Shote Galica. “( Urdhër në kujtim të luftëtares dhe patriotes  Shote Galica) duke e cilësuar si heroinë të Kosovës, legjendë të sportit.

“Në tre dekada të jetës së saj ajo sot është bërë fytyra e Kosovës”, tha gjatë fjalës presidentja Osmani.

Një fytyrë që ka luftuar edhe për barazi gjinore, duke punuar shumë që të mos e zhgënjejë Kosovën dhe ta bëjë vendin krenar me të. Një fytyrë që u dha njerëzve shpresë për të vazhduar jetën në tokën e tyre.

Një fytyrë që kur luftoi, bëri që një popull i tërë të ndalonte.

Një komb që sot do t’i besojë rolin e madh të trajnerit përkrah mentorit të saj, Driton Kukës”.

Botuar fillimisht ne italisht ne Kosovaoggi.it

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 