Pallaci apo Palazzo Adriano, që lindi tre breza të poetëve arbëresh Dara

E premte, 26 Prill, 2024

Në vazhdën e prezantimeve të ngulimeve arbëreshe që kam vizituar, këtë të hëne ju njoftoj me një nga qytezat arbëreshe, gjegjësisht me Pallacin apo italisht Palazzo Adriano, në rrethin e Palermos në Sicili. -Në këtë vendbanim të hershëm arbëresh, tre brezat e familjes bujare të Darajve, pos që ishin poetë rilindës, ishin edhe mbledhës të pasionuar të folklorit arbëresh, ndërsa që tash shtëpia e tyre është kthyer në një monument kulture._ Por ajo që shqetëson është se këtu thuaja se shqipja fare nuk flitet ndërsa që gjurmët e traditës i has në kisha e muze me kostume tradicionale.

Në këtë vendbanim ekipi i prointegrës ishte për vizitë më 15 Nëntor 2021, meqë rast nga autoritetet vendase, që drejtojnë kulturën u pritëm me shumë përzemërsi, ndërsa që dy të rinj na pritën dhe shoqëruan gjatë gjithë vizitës, duke na shpjeguar vendin se ku erdhën arbëreshët për herë të parë si dhe cila ishte kisha e parë arbëreshe që u ngrit në këtë lokalitet që tash paraqet një qytezë me një infrastrukturë dhe arkitekturë mjaft të zhvilluar.

Pallaci kjo qytezë italiane numëron rreth 2 mijë banorë, meqë rast mbresë të veçantë të lenë sheshi Sheshi Umberto I, Pallaci, me fontana i rrethuar me katedrale dhe me e objektin e Bashkisë, ndërsa që pak më tej është edhe kisha e parë arbëreshe e ngritur në këtë lokalitet dhe larg saj edhe muzeu i kulturës arbëreshe, ku ekspozohen riprodhimet bashkëkohore të kostumeve arbëreshe ku edhe gratë e Palazzo Adriano përmes fotove dhe kukullave shfaqen me rroba tradicionale shqiptare.

Gjithashtu përball sheshit gjendet edhe shtëpia e poetëve të shquar rilindës, të Darajve, që është kthye në bibliotekë e ku krahas veprave të këtyre shkrimtarëve ruhen edhe vepra të periudhave të ndryshme me mjaft histori edhe jetën e këtij mjedisi mjaft tërheqës për shumë vizitor, ndonëse për rreth 90 kilometra nga Palermo. Aty gjetëm edhe librin e Gabrill Dares së Ri “ Kënga e sprapsme e Balës” .

Siç kemi mësuar edhe gjatë studimeve në albanologjikun e Prishtinës, Gavril Dara i Riu lindi po këtu në Pallaci të Sicilisë më 1826 e që i përkiste brezit të tretë të familjen bujare arbëreshe me kulturë të gjerë kombëtare, ku më parë kishin bërë emër gjyshi i tij Gavril Dara Plaku, dhe i ati Andrea, veçanërisht në mbledhjen e folklorit arbëresh. Kjo trashëgimi kulturore familjare por edhe vet dhe talenti i tij do të përbëjnë shtratin krijues që prodhoi poezinë e Darës së Ri, veprat e të cilit i hasëm në shtëpinë e lindjes të kthyer në një monument të rëndësishëm të kulturës arbëreshe të vënë nën mbrojtën e Bashkisë.

Po si trashëgimtar i brezave të kulturuar të familjes, ai u mor me folklor dhe letërsi shqipe. Veprat i mbetën në dorëshkrim. Në dorëshkrim mbeti edhe kryevepra Kënga e sprapsmë e Balës që u botua më 1906 në Katancaro, ndërsa tash në ish shtëpinë e  lindjes e gjetëm botimin e vitit 2007 në botim të Bashkisë së Pallacit.

Po aty në afërsi në kishën qendrore hasëm edhe në bustin  e avokatit dhe poetit tjetër arbëresh Francesco Krispi.

Nga shkrimet që gjetëm për këtë lokalitet mësojmë se karakteristika kryesore e Palacit ( Palazzo Adriano) konsiston në faktin se këtu dy grupe të ndryshme etnike bashkëjetojnë në harmoni, si ata të ritit latin edhe ata të ritit bizantin arbëresh.  Nga pikëpamja fetare, Latinët ndjekin ritin romak dhe shqiptarët gjegjësisht arbëreshët atë Bizantin. Të dy grupet janë shumë të lidhur me ritet e tyre dhe ruajnë me xhelozi përdorimet, zakonet dhe traditat e tyre.

Sa i përket historikut të këtij ngulimi të hershëm arbëresh që ka humb mjaft nga karakteristikat e dikurshme, veçmas sa i përket gjuhë, nga të dhënat e para të wikipedisë mbi këtë ngulim të quajtur Palazzo Adriano, mësojmë se: “ i përkasin kohës së Vesprave Sicilianë (1282). Gjithsesi, fshati që kish mbetur thuajse i braktisur gjatë shek. XIV, u ripopullua në shek. XV fillimisht nga një koloni ushtarake shqiptarësh dhe më pas nga grupe të njëpasnjëshme shqiptarësh që lanë trojet e tyre pas pushtimit të Shqipërisë nga osmanët. Pallaci gëzoi për një kohë të gjatë një status autonom që parashihte autonominë administrative, gjyqësore, ekonomike, fetare dhe ushtarake, të njohura këto nga me ligj nga Mbretëria e Italisë së Jugut. Ky tipar është në thelb unik në historinë e Italisë së Jugut. Të drejtat e këtij komuniteti u sanksionuan fillimisht në “aktet e themelimit” të fshatit (të ashtuquajtura kapituj), si shenjë nderimi për heronjtë e kohës së Skënderbeut dhe më pas u forcuan e u zgjeruan falë disa proceseve gjyqësore kundër baronëve të derës Opezingi. Banorët e Pallacit falë lirive dhe të drejtave që ishin në natyrën e strukturës së tyre shoqërore dhe fetare, me shpirtin krenar dhe luftarak që i karakterizonte, fituan autonomi të gjerë fetare, civile dhe politike”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 