Dhoma e Biznesit gati për “Garën e Brendimit të Biznesit të Diasporës”

E premte, 17 Maj, 2024

Gjatë takimit të organizuar mbrëmjen e djeshme me rastin e 28 nëntorit, nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, kryestari i saj z. Ardiaj Lekaj njoftoi për një nisme të re: Brandimin e Biznesit te Diasporës.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës shpjegoi se kjo do të jetë një garë e hapur për të gjithë Shqiptarët dhe jo vetëm për bizneset për të krijuar Logon tonë.

Qëllimi i kësaj nisme është që të gjithë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve do të kenë mundësinë e përdorimit të kësaj logoje, nëpërmjet një procedure të përcaktuar e cila do të identifikojë prodhimet shqiptare të Diasporës dhe do të lidhë jo vetëm rrjetin e biznesit por edhe rrjetin e konsumatorit shqiptar kudo në botë. “Kjo logo do të dizenjohet nga Shqiptarët për Shqiptarët dhe do të përfaqësojë përsosmëritë e ndryshme të sistemit të të bërit biznes”, tha Lekaj.

Fjala e plotë e Kryetarit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare Ardian Lekaj

Të nderuar Shqiptarë,

Të dashura mikesha dhe të dashur miq,

Të nderuar sipërmarrës,

që na jeni bashkuar sot në Ditën e Flamurit këtu online.

Ju uroj Gëzuar ditën e Flamurit dhe faleminderit që u bashkuat me ne sot në një dite kaq të shënuar.

Fjalën time dua ta filloj me një falenderim të veçantë për Z. Destani që me urtësinë, mençurinë dhe eksperiencën e tij e kemi pranë në çdo çast, për stafin që punoi kaq devotshëm për ta realizuar këtë aktivitet sot. Padyshim arsyeja e suksesit nuk janë vetëm ata por edhe të gjithë anëtarët e Dhomës që janë të regjistruar deri më sot.

Sot nuk kemi vetëm 109 vjetorin e Pavarësisë për të festuar, por edhe 2 vjetorin e krijimit të Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare. Lindëm në mes të tërmetit dhe po mbijetojmë në Periudhën e Pandemisë.

Komplimenti më i mirë që kemi marrë, ishte kur një donator projektesh na pyeti: “Sa vjet keni që punoni pasi paskeni një eksperiencë të shkëlqyer në tregun Shqiptar?!”.  Nuk donte ta besonte që nuk kishim as dy vjet. Një gjë është më se e vërtetë, kur ne Shqiptarët duam dhe bashkohemi bëjmë Çudira.

Nga historia jonë të gjithë e dimë se për çfarë kanë luftuar të parët tanë si Skënderbeu, Qemal Stafa, Isa Boletini, Vëllezërit Naim e Sami Frashëri, Fan Noli dhe shumë e shumë të tjerë, po ashtu dimë edhe se çfarë arritje të na lënë pas. Pyetja ime sot është: Po ne çfarë do të jemi në gjendje tu lëmë gjeneratave të ardhshme ?!

Unë besoj se është detyra jone, e gjithsecilit prej nesh në Diasporë, është që fëmijët tanë të mos e humbasin gjuhën tone, ta njohin historinë, vlerat dhe traditat tona të përbashkëta.

Pikërisht sot në Ditën e Flamurit kam një lutje dhe një kërkesë nga ju: Ju lutem motivoni dhe dërgojini fëmijët tuaj, nipërit apo mbesat të mësojnë gjuhën Shqipe, pasi gjuha jonë e mrekullueshme, është ajo që na bashkon pa dallim feje, krahine apo besimi politik. Së bashku me organizatën Germin për vitin 2022 do të krijojmë mundësi të reja për gjeneratën e ardhshme në këtë fushë.

Të gjithë ne këtu duhet të kuptojmë se sa të  rëndësishëm dhe të dobishëm jemi për njëri-tjetrin. Ndaj dhe po marr rastin dhe t’ju kërkoj të anëtarësoheni pranë Dhomës së Biznesit të Diasporës Shqiptare për të zgjeruar sa më shumë rrjetëzimin tonë, dhe me qellim shkëmbimin e interesave të përbashkëta për bashkëpunim. Biznesi shqiptar sot është integruar në standarde Europiane, ndaj si Diasporë Shqiptare kemi si prioritet njohjen e bizneseve tona si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut apo Mali i Zi kudo në Botë.

Nuk po ju lodh duke ju numëruar sot numrin e shërbimeve që ne ofrojmë, por ju ftoj për bashkëpunim, të bëheni pjesë e jona dhe së bashku të përmirësojmë klimën e biznesit në vendet tona, në mënyrë që nesër të mos kemi me rrjedhje dhe largim të rinisë dhe për gjeneratat e ardhshme të mos jetë më e nevojshme të ndjekin rrugëtimin tonë që shpesh ka qenë i mundimshëm dhe i lodhshëm.

Po e mbyll këtu duke ju bërë të ditur se së shpejti si Dhomë do ju dërgojmë thirrjen për “Garën e Brendimit të Biznesit të Diasporës Shqiptare”. Kjo do të jetë një garë e hapur për të gjithë Shqiptarët dhe jo vetëm për bizneset për të krijuar Logon tonë.

Të gjithë prodhuesit dhe ofruesit e shërbimeve do të kenë mundësinë e përdorimit të kësaj logoje, nëpërmjet një procedure të përcaktuar e cila do të identifikoje prodhimet shqiptare të Diasporës dhe do të lidhë jo vetëm rrjetin e biznesit por edhe rrjetin e konsumatorit shqiptar kudo në Botë. Kjo logo do të dizenjohet nga Shqiptarët për Shqiptarët dhe do të përfaqësojë përsosmëritë e ndryshme të sistemit të të bërit biznes.

Për më shumë informacion, vizitoni faqen e internetit të dhomës dhe rrjetet tona sociale. Por më e rëndësishmja duke u anëtarësuar në Dhomë.

Edhe një herë ju uroj Gëzuar Festën e Flamurit dhe mire se të bashkëpunojmë për Kombin tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 