2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

E diel, 19 Maj, 2024
E diel, 19 Maj, 2024

2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019

Dy vite më parë një tërmet prej 6.4 ballësh goditi Shqipërinë qëndrore, një nga katastrofat natyrore më të mëdha që ka goditur Shqipërinë në vitet e fundit. 51 humbje jete, rreth 3 mijë të plagosur dhe mijëra ndërtesa të shembura e të dëmtuara ishte bilanci tragjik i kësaj ngjarjeje.

Sot pas dy vitesh qindra familje presin ti rikthehen normalitetit. Prej ditësh tashmë Kryeministri shqiptar Edi Rama publikon në faqen e tij facebook, komplekset e reja të banesave ku janë akomoduar apo priten të akomodohen qytetarët e mbetur të pastrehë nga tërmeti. Vetëm pak ditë më parë më 20 nëntor familje që humbtën strehën në  Vaqarr, Tiranë arritën të hynin në bllokun e parë rezidencial. Ndërsa ditën e djeshme kryeministri ka vizituar Kantierin e Thumanës për të cilin tha se “është çështje ditësh  përfundimi”. Janë 178 apartamente të përfunduara. Në anë e majtë, por pak më larg nga pallatet janë 158 njësi individuale. Brenda 178 apartamenteve është dhe fondacioni Behgjet Pacollit me 18 apartamente dhe ndërkohë fondacionin ‘Firdeus’ me 158 shtëpi individuale.

Ndërsa në kuadër të programit të Rindërtimit në Fushë-Krujë po ndërtohen 15 pallate, 100 apartamente, 167 shtëpi individuale. Gjithashtu lagjja e re përfshin çerdhe, kopsht, qendër shëndetësore, shërbime administrative dhe një treg të madh për zonën, të cilat ende nuk janë gati për të mirëpritur banorët.

Tërmeti dhe ndihmat nga Diaspora

Shqiptarët në Diasporë u solidarizuan menjëherë me bashkëkombasit e tyre duke kontribuar në ndihma materiale, ekspertiza mbledhje fondesh etj.

Të shumta ishin organizatat dhe shoqatat që u angazhuan për të ndihmuar vendlindjen, si Shoqata kulturore RBK nw Gjermani, Komuniteti shqiptar i Selanikut, Shoqata “Nënë Tereza” në Modena të Italisë, Lidhja e Rinisë Shqiptare në Turqi, Komuniteti shqiptar në Rrethimno, në ishullin e Kretës në Greqi, Shoqëria kulturore artistike ”Teuta” në Lozanë (Lausanne) të Zvicrës, Komuniteti shqiptar në Dallas, SHBA, Shoqatat “Migjeni“, “Besa“, “Bashkimi”, “Iliria” në Slloveni, Shoqata e Emigrantëve Shqiptarë në Hania, në ishullin e Kretës, Komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterburry, Connecticut, SHBA, Albanian American Cultural Center of Riverdale, NJ, Komuniteti Shqiptar në Illinois, SHBA e shumë organizata e shoqata të tjera.

Ndrësa u organizuan koncerte humanitare në vende të ndryshme si “Music for Albania” nw Australi, “Arbëria për Shqipërinë” në Kalabri, koncerti i organizuar nga “The Albanian American Women of Washington DC”,, në SHBA etj.

Ndër të parët që i erdhën në ndihmë venlindjes ishte Anëtari i i Këshillit Koordinues të Diasporës dhe këshilltar në Bashkinë e New York-ut, Mark Gjonaj i cili bëri të mundur ardhjen e një grupi inxhinierësh shqiptaro – amerikanë të rinj e të talentuar, pjesëtarë të shoqatës së arkitektëve, që iu bashkuan punës së gjithanshme për vlerësimin e dëmeve të tërmetit të 26 nëntorit he kthimin e qyteteve më të dëmtuara në jetën normale.

Edhe filantropi dhe anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës ishte ndër të parët shqiptarë të Diasporës që ofroi ndihmën e tij për të prekurit nga tërmeti dëmtues. Ai solli kamionë me ndihma në atë kohë, duke i dorëzuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Rezervave të Shtetit dhe vizitoi disa nga zonat e prekura.

Organizata “Albania Roots-Rrënjët shqiptare” në SHBA arriti të mbledhë një fond prej 1.6 milionë dollarësh duke financuar ndërtimin e një lagjeje në Lalz në ndihmë të banorëve të Durrësit. Marko Kepi ka bërë të ditur se vetëm 1 milionë dollarë u mblodhën për 24 orë matanë oqeanit. “Bashkë me shtetin shqiptar, qeveria shqiptare po na jep një tokë në Durrës ku mund të ndërtojmë 44 shtëpi për të prekurit nga tërmeti”, është shprehur Kepi.

Por ndihma dhe iniciativa të vetë shqiptarëve jashtë vendit në ndihmë të të prekurve nga tërmeti vazhdoi edhe përgjatë vitit të të vështire të pandemisë. Dy shqiptarë të SHBA-së dhuruan 58 lap top për Universitetin “Aleksandër Xhuvani” në Durrës. Filger dhe Eda Prifti janë dy shqiptarët që jetojnë në Boston që bashkë me kompaninë Vestmark kanë mundur të sigurojnë sasinë e lap topëve që do të jenë ndihmë për studentët e universitetit që janë ekselentë por vijnë nga familje në nevojë e që u prekën nga tërmeti

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 