Pjetër Logoreci çel ekpozitë me skicat e rralla të Shkodrës së viteve 1917-’18

E shtunë, 27 Prill, 2024

22 skica të Leopold Forstner, artistit austriak që njihej dhe si bashkëpunëtor i artistit Gustav Klimt janë ekspozuar për herë të parë në bibliotekën “Marin Barleti” të Shkodrës.

Iniciativa erdhi nga atdhetari dhe arkivuesi Pjetër Logoreci i cili në arkivat e Vjenës gjeti këto skica të cilat artisti i kishte realizuar në Shkodër. Ato përmbajnë shtëpi karakteristike, arkitekturë dhe figura të shquara të Shkodrës së viteve 1917- 1918.

Forstner ka marrë shumë objekte nga Shqipëria dhe i ka dërguar në Vjenë, ka jetuar në shtëpitë shqiptare dhe në dorëshkrimet e tij shkruan për të njohur shqiptarët duhet të jetosh me ta”, tha Pjeter Logoreci, teksa përshkruan atë ç’ka ka parë në arkiva.

Leopold Forstner ka udhëtuar në vitet 1917 dhe 1918 në cilësinë e oficerit të Perandorisë Austro-Hungareze në territoret e sotme të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Ai vizatoi portrete të banorëve vendas, fotografoi veshje kombëtarë dhe mblodhi objekte artizanale. Misioni i tij ka qenë dokumentimi i kulturës së popujve të Ballkanit përgjatë Luftës së Parë Botërore! Burrat që mbajnë veshje kombëtare pranë kullave e shtëpive prej druri janë vetëm disa nga shkrepjet e aparatit fotografik që austriaku Forstner kishte bërë në trojet shqiptare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 