Irma Kurti boton “Shelgu lotues” – një letër dashurie në vargje

E premte, 3 Maj, 2024

Poetja Irma Kurti boton librin me poezi “Shelgu lotues” nën siglën e Shtëpisë Botuese “ADA” në Tiranë.  Janë  66 poezi që i kushtohen Nënës së saj që tanimë nuk është më, vargje që shprehin dhembje, vuajtje, boshllëkun për mungesën e saj, po edhe kujtime për një dashuri që nuk njeh kufij . Ashtu siç shprehet Kurti “ky libër është jo vetëm një homazh për nënën e saj, po edhe për shumë të tjera që humbën jetën gjatë periudhës së vështirë të pandemisë.”

Në parathënien e librit autorja shkruan: “Po të kishim qenë në apartamentin në rrugën Bardhyl në Tiranë, në atë hapësirë të vogël, me siguri do të prisnim njerëzit që ruajnë ende kujtimin e saj dhe ata, në vajtje-ardhjet e tyre, do të shqiptonin shkarazi fjalë të pakta që do të mbeteshin pezull në hapësirë, por që nuk do të arrinin tek unë, sepse, në të vërtetë, e kanë humbur forcën e ngushëllimit.

Unë nuk dua ta kujtoj Nënën me fraza standarde, të ftohta e pa emocion, por përmes poezisë, sepse të gjitha brengat, vuajtjet dhe dëshpërimin për ikjen e saj i kam derdhur në vargje dhe ato reflektojnë si në një pasqyrë trazirat e shpirtit tim. Qëllimi i botimit të librit Shelgu lotues nuk është që të emocionojë lexuesin, ta prekë e t’i shkaktojë lot, por të shërbejë si një letër dashurie në vargje, drejtuar Nënës. Për t’i thënë se ajo është dhe do të jetë gjithnjë pjesë e së përditshmes sime, e frymëmarrjes sime, deri në takimin tonë të mbramë.”

“Shelgu lotues” dhe “Kujtimet e një mjeku” me bashkautor babain e saj Hasan Kurti do të jenë pjesë e Panairit të Librit që hap sot siparin në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.

Redaktor i vëllimit poetik është Sejdin Cekani dhe kopertina e fotografit Biagio Fortini.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 