QBD/ Prezantohet teksti i përbashkët i Shqipërisë dhe Kosovës

E shtunë, 27 Prill, 2024

Në prag të dy ngjarjeve të rëndësishme për gjuhën shqipe, si: përvjetori i Kongresit të Manastirit, që shenjoi njësimin e shkrimit të gjuhës shqipe përmes një alfabeti të përbashkët, dhe Kongresit të Drejtshkrimit, që miratoi rregullat e drejtshkrimit për një gjuhë letrare të njësuar, Qendra e Botimeve për Diasporën, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Republikës së Kosovës, Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, të Republikës së Kosovës, organizon ditën e nesërme takimin për prezantimin e tekstin fitues të përbashkët “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I, që përmbyll fazën e parë të punës së Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve Mësimore për Diasporën.

Ky Komision, i ngritur në zbatim të Marrëveshjes së bashkëpunimit të lidhur në Tiranë, më datë 23.03.2015, ndërmjet Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë të Republikës së Shqipërisë, Ministrisë së Diasporës të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës “Për organizimin e përbashkët të mësimit të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare në diasporë dhe në mërgatë”, e që ka në përbërjen e tij anëtarë nga ministritë e arsimit dhe diasporës të të dy vendeve, ka punuar për gati dy vite për harmonizimin e legjislacionit të dy vendeve, miratimin e standardeve të përbashkëta për tekstet mësimore në diasporë, duke shtruar kështu rrugën për një politikë të përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për mësimdhënien në diasporë.

Qendra e Botimeve për Diasporën, në përmbushje të misionit të saj për mbështetjen e mësimdhënies së gjuhës shqipe në diasporë dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 756, datë 23.9.2020, “Për Funksionimin e Komisionit të Përbashkët të Shqipërisë dhe Kosovës për Miratimin e Teksteve të Përbashkëta për Diasporën”, ka ushtruar rolin e koordinatorit dhe mbështetësit të procesit të njësimit të teksteve mësimore për diasporën.

Ky takim shenjon një arritje të rëndësishme në procesin e njësimit të politikave të të dy vendeve në fushën e mësimdhënies në diasporë. Tashmë, në shkollat shqipe jashtë vendit, Shqipëria dhe Kosova do të kenë të njëjtën qasje ndaj gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare, duke vërtetuar se diaspora dhe gjuha shqipe na bëjnë bashkë duke shkrirë të gjitha dallimet gjeografike, historike, politike e kulturore.

PREZANTIMI I TEKSTIT TË PËRBASHKËT SHQIPËRI – KOSOVË PËR MËSIMDHËNIEN NË DIASPORË  “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, Niveli I

Vendi: XHEKO IMPERIAL Hotel, Salla “Foyer”,  datë 12.11.2021, ora 09:00-13:00  Tiranë

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 